Gëzim Llojdia :Banka e Qeverisë së Vlorës


Gëzim Llojdia :Banka e Qeverisë së Vlorës

Shpallja e pavarësisë kombëtare krijoi kushtet për zhvillimet e mëtejshme të shtetit shqiptar. Vështirësi nga më të mëdha e prisnin Qeverinë e Vlorës ndërkohë që ajo u tregua largpamëse duke marrë masa për konsolidimin e shtetit. Një ndër masat ishte edhe ministria e financave, që u krijua në hapat e parë kur u krijua Qeveria e përkohshme si dhe krijimi i bankës së Shqipërisë.
Historia e Ministrisë se Financave, thuhet në ëebin e kësaj të fundit, fillon në vitet e para të shekullit të XX, me fillimin e ndërtimit të shtetit modern shqiptar. Pas shpalljes se pavarësisë në qeverinë e pare shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali, Ministri i parë i Financave ka qenë Abdi Toptani.
Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri sipas kësaj banke shtjellohet më qartë se kur nisi cila ishte ideja dhe nga uroi qëllimi për ngritjen e saj .
Në vitin 1913- thuhet në historikun e kësaj banke Qeveria e Ismail Qemalit vë themelin e Bankës. Dritësimi i rilindësve tanë ishte një farë ndriçimi për udhën e Qeverisë së Vlorës në kushtet e rënd të asaj kohe kur lemeria e ujqërve të uritur fqinjë kërcënonin me copëtim.
Idea e rilindëse për hapjen e një banke kombëtare që në themel të saj të kishin frangun shqiptar vihet në zbatim nga Qeveria e përkohshme e Vlorës. “Ideja për ngritjen e një Banke Kombëtare Shqiptare zë fill që në periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare shkruhet në historikun e kësaj të fundit. Në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?”, patrioti i shquar Sami Frashëri shtron domosdoshmërinë e ngritjes së një Banke Kombëtare të Shqipërisë dhe propozon si njësi monetare të Shtetit të ri Shqiptar, frangun shqiptar. Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, thuhet në këtë histori-me 28 Nëntor të vitit 1912, diplomati i shquar Ismail Qemali krahas detyrave të tjera për ndërtimin e Shtetit Shqiptar mori masat për ngritjen e Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Bisedimet e para, ai i kreu me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të Ëienner Bank Verein që vepronte në emër të grupit bankar austro – hungarez dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të Banca Commerciale Italiana. Kjo marrëveshje përfaqësonte një koncesion për një periudhë 60 vjet nga data e themelimit të bankës, me të drejtë zgjatjeje. Një vit para skadimit të koncesionit, Qeveria mund të njoftonte prishjen e kontratës ose përndryshe koncesioni automatikisht quhej i shtyrë edhe për 30 vite të tjera shkruan, ish- guvernatori i Bankës Sh.Cani.

-Kapitali i bankës do të ishte 10 milionë korona ose 10,5 milionë lireta, i formuar në monedhë ari dhe do të derdhej sipas nevojave të bankës. Kapitali mund të rritej një herë a më shumë, me vendim të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve. Banka do të drejtohej nga një Këshill Administrimi me përbërje nga dy grupet themeluese dhe me përfaqësues shqiptarë. Këshilli ia delegonte fuqitë e veta Komitetit Drejtues me dy deri në katër anëtarë. Marrëveshja parashikonte që Banka Kombëtare e Shqipërisë të kryente një numër të konsiderueshëm veprimesh:shitblerje titujsh, monedhash, metalesh të çmuara, mallrash tregtie, për llogari të vet dhe për llogarinë e të tjerëve, dhënie parapagesash (avansesh) për sigurim malli, tituj etj.. Gjithashtu, ajo merrte përsipër edhe pranimin e depozitave dhe dhënien e kredive për shoqëritë dhe ndërmarrjet tregtare, industriale, financiare e bujqësore. Banka merrte përsipër edhe kryerjen e emisionit të obligacioneve të garantuara si dhe kryerjen e veprimeve hipotekore.
Banka Kombëtare e Shqipërisë mbetej i vetmi institucion të cilit i njihej e drejta për emetimin e kartëmonedhave (biletave bankare) që u vendos të emetoheshin në shqip dhe në frëngjisht. Ajo duhej të mbante në ar 1/3 e sasisë totale të kartëmonedhës në qarkullim.Banka do të ishte i vetmi agjent financiar i qeverisë, si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij. Vetëm ajo kishte të drejtën të tregtonte për llogarinë e qeverisë bonot e thesarit dhe letra të tjera me vlerë të qeverisë.
Gjatë kësaj kohe, u morën masa të gjithanshme për të mbështetur fillimin sa më të shpejtë të veprimtarisë së bankës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, gazeta “Përlindja e Shqipënies”, organi Qeverisë së Ismail Qemalit, depozitoi pranë Bankës Kombëtare të Shqipërisë fondet që dispononte. Sipas studiuesit Haxhi Shkoza, asokohe Inspektor i Përgjithshëm i Oborrit Mbretëror në kohën kur ka botuar librin -1935, veprimtaria e bankës nisi menjëherë në fillimin e tetorit 1913 ndërsa Qeveria Shqiptare do t’i bënte thirrje shtresave të pasura që mjetet e lira t’i depozitonin në bankë. Marrëveshja e tetorit 1913, dinjitoze për kohën, tregoi jo vetëm orientimin politik properëndimor të Qeverisë së Ismail Qemalit, por njëkohësisht edhe vizionin shtet formues të saj.
Edhe në botime të tjera gjejmë faktin ,që idea për krijimin e një banke erdhi nga ditët vrullshme të Prëlindjes tonë kombëtare dhe nga rilindësi i madh frashëlli,Sami Frashëri.
 Fahri Shaska në botimin e tij “160 vjet bankë në Shqipëri” shkruan:”Banka e qeverise provizore:Rilindësit e kishin domosdoshmëri themelimin e Bankës Kombëtare, këtë e shpreh Avdul Frashëri te “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do ë bëhet”. Ismail Qemali me kulturën e gjerë që kishte, me dijet e tij për shtetin dhe qeverinë i kërkoi ministrit të financave Abdi Toptani dhe Qeverisë Provizore të krijonin Bankën Kombëtare. Ky ishte vizioni i Kryetarit të qeverisë. Një shteti modern i duheshin të gjitha institucionet dhe vendosën të krijonin edhe Bankën. U ngarkua ministri Toptani për të negociuar me partner të huaj por edhe për të gjetur edhe njeriun e përshtatshëm dhe me përvojë bankare. Natyrshëm që duhej mbështetja e bankave të huaja. Nga dy shtetet më të përshtatshme që ishin pranë Shqipërisë në ato vite u zgjodh Italia dhe Austro-Hungaria. Shqiptari që do të merrej me këtë Bankë. Duke trajtuar problemin e kësaj banke studiuesi Shaska sjell të dhëna dokumentare për drejtorin e kësaj banke.
Më i përshtatshmi u zgjodh Xhelal Sharra nga Gjirokastra, i cili kish shërbyer në Turqi si nën drejtor i një banke bujqësore. Nga ana italiane përfaqësues i Banca Commerciale Italiana ishin Pietro Fenolio e Guido Ansbaher. Përfaqësues të grupit bankar austro-hungares Ëienner Bank Verein ishin Karol Pitner dhe Oskar Pollak. Kapitali fillestar u caktua 75 milion franga. Kjo Bankë u quajt Banka e Bujqësisë dhe drejtor i saj u emërua Xhelal Sharra i cili për shkak të angazhimit serioz dhe pasionit të tij në organizimin e Bankës së parë Shtetërore, në Vlorë u njoh me emrin Xhelal Banka. Edhe pas largimit të Ismail Qemalit, drejtori u përpoq ta vazhdonte punën e nisur. Në gazetën “ Perlindja e Shqipenise” 5/18 shkurt 1914 ka një njoftim nga Banka e Bujqësisë —“Kërkohet një shërbëtor me 20 grosh në muaj nga administrata e Bankës së Bujqësisë. Kush e do, të vijë në zyrën e Bankës.” Ismail Qemalit, e quajti fillimin e punës në bankë Tetor 1913 si Pavarësinë e dytë të Shqipërisë. Partnerët e huaj italian dhe austro hungarez, pas largimit të Ismail Qemalit dhe gjendjes së turbullt që u krijua, nuk plotësuan premtimet financiare dhe banka nuk vazhdoi dot aktivitetin e saj.
Në këtë studim paraqitet edhe veprimtaria e Xhelal Sharrës ku midis të tjerave ai thotë:

 Xhelal Sharra (Banka) Drejtori i Bankës së Bujqësisë.

Në Qeverinë e Vlorës 1913-1914 .Si intelektual dhe financier e vazhdoi aktivitetin tij në qytetin e Vlorës edhe kur Ismail Qemali dhe Qeveria nuk ishin më në Vlorë.

 Ai botoi një broshurë për të ndihmuar tregtarët dhe qytetarët e Vlorës, si ti kthejnë parat në valutë dhe anasjelltas, si dhe okën me kilogram. (oka ishte mas shumë e përdorur në atë kohë) . Kjo librezë mjaft praktike u botua tre herë, kjo që paraqesim është e treta e vitit 1921. Kartëmonedhat e Bashkisë Vlorë:Vlonjatet pasuri të tyre kanë pasur ullirin, kripën, peshkun, -thotë studimi i F.Shaska, serën, blegtorin, bujqësinë por nuk kanë qenë të aftë për tregtinë. Nga Berati dhe Gjirokastra kanë ardhur familje të shumta në Vlorë për të ushtruar tregtinë, ata qenë shembull prej nga Vlora mësoi shumë. Duke fituar një eksperiencë nga banka private, si dhe nga angazhimi për bankën shtetërore të Ismail Qemalit, qytetarët e Vlorës nxorën kartëmonedhën e bashkisë së Vlorës para kartëmonedhë së bankës së shtetit shqiptarë. Në vitin 1923–1924 Bashkinë e Vlorë e drejtonte Qazim Kokoshi. Një staf financierësh dhe ekonomistësh mjaft i përgatitur punonin në këtë Bashki, ky staf ambicioz në profesionin e tyre i propozuan Kryetarit të prisnin parat e Bashkisë. Qazim Kokoshi, firmëtar i Pavarësisë dhe i Luftës së Vlorës në 1920 nuk nguroi ta vinte edhe një herë firmën për ta nxjerr edhe një herë Vlorën në krye, por kësaj radhe në lëmin financiar. Me vendimin e datës 11 maj 1924 (si shihet në kartëmonedhë) Bashkia e Vlorës nxori parat e saj që mbajnë firmën e Kryetarit të Bashkisë si dhe të arkëtarit, Në kartë monedhë shkruhet: “sigurohet me pasurin e pa tundshme të bashkisë” . 

2012

About Post Author