Gezim Llojdia-Disa fjalë për Amantian…


Gezim Llojdia

Amantia
Gezim Llojdia
Epiqendra e qytetërimit në një zonë të tillë kodrinore gjendet në lartësinë 613 m mbi det.Në këtë pikë pozicionohet kodra më e lartësuar ku fillojnë rrënojat e qytetit antik,duke pësuar shtrirje në kohë nëpër sheshet e tarracave. Kodra ku ka jetuar për 1 mijë vjeçar qyteti ilir i Amantias ka formë koni.Ajo është pjesë e veçuar nga vargmali,që përthyhet me një përrua.

VENDODHJA

Qyteti antik Amantia gjendet në kodrinën që ka mbajtur këtë qytetërim ilir në mes të rrjedhës së dy lumenjve me një shtrirje deri në det,shprehen studiuesit e saj.Në verilindje lumi Vjosë i krahinës Mallakastër.Në jugperëndim shtrihet lugina e lumit Shushicë.Qyteti antik,rrënojat dhe gjurmët e tij janë zbuluar në fshatin Ploçë të rrethit Vlorë,ato gjenden në një kodër 34 km larg nga qyteti i lashtë i Aulonës.

POZICIONI GJEOGRAFIK I AMANTIA NË RRETHIN E VLORËS

Amantia ,ky qytet ilir me rrënojat e saj, që gjenden aktualisht në fshatin Plocë,ka një shtrirje gjeografike në pjesën verilindore të qytetit bregdetar të Vlorës,që lagët nga deti. Mirëpo cili është pozicioni i këtij qyteti në rrethin e Vlorës.
Rrethi i Vlorës gjendet i pozicionuar në jugperëndim të Shqipërisë .Rrethi i Vlorës është në jug të rrjedhjes së jashtme të lumit Vjosë.Rrethi i Vlorës pjesë e dy zonave të mëdha me shtrirjen e tyre:Ultësira e Vlorës fushat e Myzeqesë së Vogël.
Kufizimet (76 km) në lindje është kufizimi i rrethit të Vlorës me rrethin e Tepelenës, (29 km pak ne juglindje me rrethin e Gjirokastrës , (6km) ne jug dhe jug lindje me rrethin e Sarandës, (19 km) në jugperëndim dhe perëndim me detin Jon dhe Adriatik.(144 km) Sipërfaqja e përgjithshme e këtij rrethi brenda këtyre kufijve është 1609 km e barabarte me 5.59% .
Në kufizimin e këtij qyteti me rrethin e Tepelenës gjendet aktualisht parku Arkeologjik Amantia.Fshati Ploçe(Amantia)

Ndarja administrative Sevaster përfshinë :fshatrat Sevaster,Glombas,Dushkarak,Shkozë,Mazhar,Plocë,Lezhan,Amonicë.Komuna Sevaster disponon këto të dhëna gjeografike e demografike. Sipërfaqia km 90.7
Përqindja që zë në rrethin e Vlorës 0.06 %. Popullsia 3414. Përqindja e popullsisë në rreth 2.32
Dendësia 37.2 banor/km.
Ndër resurset që ka kjo komunë janë:Pyje 1772ha.
Burimet ujore sipas një studimi si komunë janë me prurje 15l.
Lumenj dhe përrenj që përfshinë kjo komunë është lumi Vjosë.
Sipërfaqja e tokës sipas përbërjes kadastrale. Gjithsejtë ha 9140 ha.Sip e punueshme 2006 ha,arë 1670 ha,pemëtore 229,ullishte 61,vreshta 46,pyje 1772,livadhe 1294ha.
Ujësjellës-Ploçë pozicioni i burimit quhet Gura,lloji i burimit malor,prurja në l/s 1 me rrjedhje të lirë në 24 orë.

AMANTIA PËRMES DY LUMENJVE
Lumi i Vjosa
Gjarpëron në 76km qe shërben edhe si kufi natyror midis rrethit te Fierit dhe Vlorës ,
Lumi Shushica
E vetmja dege e Vjosës me rrjedhjen e poshtme, që përshkon pjesën më të madhe të gjatësisë lindore të Vlorës. Me një gjatësi afro 80 km. Fillimin e rrjedhjes e ka ne gryken e Kuçit .

RËNDËSIA

Qyteti antik Amantia ka identitetin e vet .Amantia ka qenë dhe mbetet një qytet ilir në Ilirin e Jugut.E parë një rrafsh vlerash,Amantia ka qenë qendër e zhvilluar në Ilirin e Jugut.Ky qytetërim ilir ka njohur një zhvillim të madh ekonomik,material,shoqëror,shpirtëror.

ZHVILLUAR SI QYTET

Qyteti Amantia është zhvilluar një zonë kodrinore. Aty është rrënjëzuar ,nga të dhënat dëshmohet se në shekullin e IV p.e.s është një qendër e rëndësishme. E zhvilluar në zonë kodrinore nën këmbët e malit,qyteti antik ka qenë i fortifikuar me murre. Por në ndryshim nga qendra të tjera që i përkasin kësaj periudhe,qyteti i Amantias e ka kapërcyer këtë dimension fortifikues,duke kërkuar dhe gjetur shtrirje jashtë mureve përreth akropolit. Ndryshimi befasues në Amantia është vrejtur në ngrehinat,ndërtesat publike, këto ndërtime nuk gjenden të shtrira në toka pjellore anës lumenjve,por në lartësi kodrash brenda shesheve ose tarracave,që rrethoheshin me murre.
EKZISTENCA

Kohë-ekzistenca e Amantias shkon përtej kufijve të 10 shekujve jetë. Arkeologët e paraqesin Amantian në ekzistencën e këtij qytetërimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari. Në librin e jetës së këtij qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda kufinjëve të një mijëvjeçari. Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapësirën kohore është i tillë:
1-Kohë-lindja e Amantiasë është rajvizuar ,në kohë-shekuj të largët. Sipas të dhënave të mbledhura në shekullin e IV p.e.s Amantia gjendet një qendër e rëndësishme skllavopronare. Në botimet që kanë përcjellur lulëzimin e këtij qytetërimi ilir thuhet se në shekullin e IV p.e.s ka qenë koha kur Amantia nga një vendbanim jo aq i rëndësishëm,bëhet qytet,shprehet arkeologu S.Animali në studimin e tij:” Amantia”.Në gjysmën e parë të këtij shekulli u ngritën murre,që rrethonin majën e akropolit. Rreth tij dhe në tarraca ,në kodrinë u shtri qyteti ilir. Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime ,të veçantë
të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik. Godinat me karakter publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me murre. Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash të këtij qyteti antik tërësisht kodrinor.
2-Në shekullin e III-II p.e.s qyteti ilir i Amantia njihet një qytet me zhvillim.
3-Duke mbritur drejt shekullit të I p.e.s qyteti kodrinor i ilirëve bie nën zaptimin e pushtimit romak,ndërkohë që ekonomia,tregtia janë nën zotërimin e romakëve. Periudha e pushtimit romak krijon për qytetin ilir fenomenin e zbehjes së tij.Fillon të ndihet rënia e ngadaltë e këtij qytetërimi.
4-Ka të dhëna që sjellin faktin se në fund të antikitetit,Amantia përmendet si qendër peshkopale. Gjurmë kultesh gjenden në këtë qytet.
5-Duke ardhur kohë e mesjetës Amantia është një qytet i zhdukur,por jo i haruar nga harta e qytetërimeve ilire. 

About Post Author