Gëzim Llojdia-Fatos Arapi dhe poezia ”Drashovica”, për Luftën e Drashovicës


Fatos Arapi dhe poezia ”Drashovica”, përLuftën e Drashovicës

Dossier/ Në përkujtim të luftës së Drashovicës

Gëzim Llojdia

.1.

Poezia “Drashovica”, është një ndër ato poezitë e këtij poeti që shkroi: në vëllimin poetik:”Shtigje poetike” ,botuar në vitin 1962. Shkurtazi disa mendime….Poeti në këtë poezi hedh në fillim një vështrim tërësor me vargjet: Nata shkon kaluar mbi kurriz të maleve/nata partizane nata e ngarkuar me klithmë t’alarmeve…
Pastaj autori vijon me përshkrimin e trupave naziste dhe kryesisht me betejën e Drashovicës.
– Nëpër trup të saj, kollonat gjermane, kacavirren ngjiten/skuadrat partizane i presin si thikë”.
Një përshkrim poetik për fillesën e betejës në Drashovicë , aty ku ndahet një krahinë: aty ku fillon prek kahmotit, kufiri i kahershëm i Labërisë. Autori sjell kujtimet e një lufte të përgjakur, që sipas kujtimeve të kohës, vijoi trup me trup dhe ditë e natë, pa ndërprerë. Autori përshkon trupat naziste, të cilat mbërthyer me helmetat përmbi vetulla, ku në duart e tyre mbajnë bajonetat me çizme të rënda, thotë autori për ushtarët e Rajhut të tretë ,që vunë nën këmbët e çizmes , Evropën e tkurrur.


2.

Në përshkrimin e një beteje të luftës së dytë botërore, autori sjell në vëmendje trupat pushtuese të cilat vunë nën zjarr, terror dhe armë botën. Këto armata u ngritën jo befasisht, por çmendurisht , në ngritjen në pushtet të Hitlerit. E panjohur për shumicën e njerëzve. Dhe nga rastësia nuk vjen universi që është në mes të një beteje të hollë të përmasave epike. Pjesa më e madhe e kësaj beteje po luftohet në dimensionin shpirtëror midis forcave të së mirës dhe të keqes. Po japim një fakt që ka dalë nga studimi shpirtëror për luftërat botërore botuar në vitin 2006. Në luftën e dytë botërore, magjistarët kryesisht nga rajoni i 3 -të i Xhehehemit, morën pjesë në orkestrimin e Luftës së Dytë Botërore. Hitleri për shembull, gjatë qëndrimit të tij në pushtet u pushtua nga një magjistar nga rajoni i 5 -të i Ferrit. Kjo ishte gjithashtu arsyeja për ngritjen e tij dramatike në pushtet. Gjatë gjithë mbretërimit të tij magjistari u shfaq plotësisht. Në vitin 1945 (numri 5) u rrëzuan forcat e këqia, Hitleri u helmua në bunkerin e tij.

 Këto kolona u thyen edhe në Drashovicën e Vlorës në një nga betejat historike.
Përshkrimi i kollonave naziste ka një bazë reale.Po të shikojmë më poshtë, autori thotë:Me gjak të lirive , duart kanë ngjyer …Është i qartë kuptimi i këtyre vargjeve të F.Arapit. Nazistët të frymëzuar nga djalli pushtuan shumë vende , shkelën dhe copëtuan mjaft sorvanitete si dhe vranë, masakruan miliona njerëz të pafajshëm.
Në përshkrimin e kësaj poezia të bukur të bie në sy fakti se autori sjell çdo detaj të kësaj beteje luftarake. P.sh:” Tre pushkë-një bombë”, tregonte sinjalin për t’u ngritur çetat territoriale të fshatrave .Pas shumë përshkrimeve për sulmin dhe natën tinëzare ,që u ça nga fishekët pjesa më e bukur e kësaj poezie mbetet:
Eh moj Drashovicë/trup më trup përleshen/jo lebër e fricë/kryqëzat’ e thyer/dhe yjet e kuq/fytas janë mbërthyer…

3.

Nëpër atë hënë të ngrënë , një risk hënë dhe një grusht yje kundërisin në qiell. Te gryka e Drashovicës kanë nisur sulmet luftarake kundër nazistëve. E ashër njihet lufta e Drashovicës, por mornicat që të shkojnë nga përshkimi realist i kësaj poezie mbetet i veçantë, kur autori thotë për plumbat ,që kanë prerë trupat dhe kryqet e thyer , madje more kryq i thyer me fytyrë njeriu,dokumentet thonë, ke emrin Valter. Poezia Drashovicë , autori e ka përmbledhur edhe në botimin tjetër.
Beteja e Drashovicës përkujtohet çdo mes shtatori të çdo vjeshte për sakrificën sublime të lebërve, kundër trupave naziste dhe kjo betejë përmendet si një ndër më të mëdhatë e luftës tonë. Në kryqëzim të kësaj gryke është ndërtuar edhe një monument, që i përket dy epokave kundër pushtuesve :”Drashovicë 1920-Drashovicë-43 “.Fatos Arapi solli në letërsi me këtë poezi vlerat e spikatura të letërsisë, poezi e cila pati jehonë dhe u bë e dashur edhe sot e kësaj dite. Ata që nuk e kanë parë Drashovicën pikërisht e kanë njohur atë nga vargjet e bukura të F.Arapit.

4.

Ura e Drashovicës.Si në të gjithë botën,urat kanë  një mision të veçantë dhe kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet. Një urë është ndërtuar  me një strukturë  të tillë për të kapërcyer vështirësitë fizike të tilla si uji, luginë, apo rrugë, për qëllimin e ofrimit mbi pengesë. Ka shumë dizajne të ndryshme që të gjitha shërbejnë për qëllime unike dhe të aplikojnë për situata të ndryshme. Etimologjia e fjalës urë është: Urat e parë u bënë nga vetë natyra – aq thjeshtë sa një regjistër të rënë nëpër një lumë apo gurë në lumë. Urat e para të bëra nga njerëzit përfshin drurët  e prerë apo pika dhe përfundimisht gurë, duke përdorur një mbështetje të thjeshtë dhe aranzhim traverse.Ura e Drashovicës aktualisht lidh dy brigjet e lumit Shushicë. Ura e sotme është e derdhur me beton. E gjithë struktura e saj. Ura e Drashovicës është kufiri ku fillon të shtrihet krahina e Labërisë.Rrapet e Drashovicës  monumenteve te natyrës shqiptare.Poshtë urës vërshon herë i qetuar e herë  tërbuar lumi Shushicë. Shushica derdhet në det pasi ka përshkrua rreth 72 km në luginën e Shushicës,burimet e saj nxjerrin ujë në Shurr të Kuçit 500l/s dhe rreth 300l/s në Buronja,sipas studiuesve Buronjat e Kuçe shkarkojnë ujërat nëntokësore që grumbullohen në masivin karstik të Kurveleshit të Sipërm, i cili gjendet rreth 600 m më lartë se vendi. Në këtë kufi natyror duhej të vendosej një pllakë dëftonjëse si kufi tregues ku fillon një krahinë e madhe. Te këmbët e urës së Drashovicës. Te fasada e saj përkarshi monumentit Drashovicë 1920-43. Një varg gati i  thjeshtë dhe  i gjetur .Dhe ky vargëzim shkronjash   të tregojnë se këtu fillon kufiri i krahinës. Lexojmë përveçse kulmin :Labëri. Nga  ky kulm burojnë shumë cilësi, që mbartë më vete krahina e madhe jugore.

About Post Author