Gëzim Llojdia-Fillrojtësi,filmi:”Rrugë të bardha”


Gëzim Llojdia

1.

Kush e ka parë filmin shqiptarë:”Rrugë të bardha”  është një pyetje?Çfarë përjetimi keni nderë pas përfundimit të filmit?

Filmi shqiptarë ka qene më i shikuari në atë kohë por edhe sot mbetet një ndër të paktët filma shqiptar që të ndjell të shikosh këtë vepër artistike punuar në celuloid nga një grup i shkëlqyer aktorësh shqiptarë .Këtë ese do ta ndajmë në tre pjesë:Fillrojtësi,filmi:”Rrugë të bardha’ dhe Catherine Zeta Xhons,që me të drejtë do të çuditeni,po kjo çdo këtu?

2.

Fillrojtësi .E diel 9 prill 1967. Gazeta kulturore e kohës organi i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve :”Drita” botoi një tregim me titull:””.Autori është shkrimtari Vath Koreshi. Tregimi ka këtë dedikim:Fillrojtësit trim Pjetër Llesh Doda që ra si komunist në krye të detyrës”.Ja disa pasazhe nga ky tregim i shkruar me ndenjë  me tepër si poezi se sa një prozë romantike nga shkrimtari V.Koreshi.

…Një herë në dy-tri ditë në deriçkën e oborrit të postës hynë  një njeri me rroba  tërë baltë me një të ecur të lodhur e të ngadaltë. Prapa tij perëndon  dielli dhe ai hedh mbi çakullin e udhëzës mes gëmushave të trëndafilave  një hije të gjatë e të stërmadhe. Fytyrën eshtake  e ka të argasur  nga  erërat e cikmat e maleve,në sy i varet një aparat prove e në brez i tringëllijnë  kambalecat e hekurit që i bien gjer tek kofshët.Është fillrojtësi i linjës telefonike që kthehet nga puna,që pyet në postë  si vjen zëri e që pastaj shkon në shtëpi po nëpër atë udhëz të shtruar më çakëll.

-O erdhe xha Liko- i thërret centralistja nga dritarja.Z ëri i saj kumbon gëzueshëm e fillrojtësi e kupton që atje tej se punët venë mirë.Kjo do të thotë se linja është në rregull dhe se zëri shkon e vjen për bukuri.Ndryshe nga centralistja një vajzë  e re plotë  prenka të kuqe në fytyrë nxjerr kokën në dritare dhe thotë:

-Aman  mor xha Liko! Vdiqëm  me këtë të shkretë linjë na plasi.Por sot në këtë  mëngjes të ftohtë dhjetori centralistja qëndron parapa shpinës së Likos dhe heshtë.

Fillrojtësi.

Emri: Pjetër Llesh Doda

Vendbanimi: Domgjoni i Fanit,Mirditë.

Dita e largimit nga jeta: 31 dhjetorit 1966.

45 vjeç.

I martuar me  pesë fëmijë.

Rrëfimi i tyre, marrë nga faqja: “Aktorët shqiptarë”.

Si e kujtojmë Pjetrin

“Im atë quhej Pjetër, Pjetër Llesh Doda. Ishte 45 vjeç dhe në atë kohë ne banonim në fshatin Domgjon të Mirditës”, rrëfen rehatuar në një kolltuk në shtëpinë e vet dykatëshe në Kamëz, Zef Lleshi, pikërisht ai djali 5-vjeçar që në ngjarjen reale, mëngjesin e 31 dhjetorit 1966, shoqëroi të atin deri në fund të shtëpive të fshatit. Familja e varfër kishte si burim jetese pikërisht rrogën prej fillrojtësi të Pjetrit, ndërkohë që gruaja e shtëpisë, Liza, nuk punonte, pasi kujdesej për fëmijët, më i madhi 8 vjeç dhe më të vegjlit, dy binjakë motakë, djalë e vajzë.

Ndërsa Zefi ishte djali i madh nga tri të tillë. Prandaj i ati kishte pranuar që vocërraku ta shoqëronte deri në fund të fshatit në rrugën e pakthim. “Ishte mëngjesi i ditës së festës së Vitit të Ri, 31 dhjetori 1966, kur Pjetri u bë gati, veshi çizmet e mori pajimet, këmbalecët, mushamanë, aparatin telefonik dhe u nis për në punë.

E kishin lajmëruar se linja me Kukësin ishte prishur. Duke u veshur më tha që të shtroja tryezën dhe darka e festës së Vitit të Ri të niste edhe nëse ai do të vonohej”, rrëfen Liza, bashkëshortja e Pjetrit, që tashmë jeton me njërin nga djemtë në Durrës. Gruaja shpjegon se në kohën kur Pjetri humbi jetën ishte vetëm 29 vjeçe dhe se drithërohej sa herë që i ai nisej nëpër borë të rregullonte linjën telefonike me Kukësin.

…“Ik e martohu se sivjet do ngel në borë”, i kishte ngrirë ai gjakun edhe atij mëngjesi.

“Kështu më thoshte gjithmonë sa herë nisej në punë, ndërsa unë bëhesha gjysmë njeriu duke e pritur. Sepse e dija se mund të ndodhte”, rrëfen gruaja që, përkundër asaj dëshire për humor të të shoqit, nuk u martua kurrë pas vdekjes së tij duke ia kushtuar jetën rritjes së fëmijëve. Sipas Lizës, me Pjetrin ishin martuar me shkuesi, por gjithsesi ajo e kishte njohur edhe më parë fillrojtësin. Në kohën që ndodhi ngjarja ata ishin duke ndërtuar shtëpinë e tyre në Domgjon të Mirditës, madje sapo ishin futur në dhomën e vetme të rregulluar.

“Nuk kthehem pa e lidhur linjën”, kishte qenë fjala e fundit që nëna e pesë fëmijëve ka dëgjuar nga bashkëshorti. Një vendim që në ato kohëra përzihej me kurajon e malësorit për të realizuar gjithçka të mundshme, por edhe me kërkesat e kohës, pasi ajo linjë telefonike ishte lidhja e vetme me Kukësin, ai fill i hollë prej metali bakri mbante gjallë, mbante me shpresë, gjithë zonën e rrethuar nga bora. Por në pritje që Pjetri të kthehej, fëmijët dhe nëna e tyre do shtroheshin në darkën e Vitit të Ri pa njeriun e tyre të afërt. Ndërsa ushqimi ishte konsumuar si në darkë zie. Gjatë gjithë natës Liza nuk vë sy në gjumë duke menduar më të keqen, ndërkohë që në mëngjes, lajmi se linja me Kukësin ishte rregulluar i kishte sjellë shpresë.

Kohë të vështira. Rivendosja e lidhjes me Kukësin dhjetë orë pasi Pjetri ishte larguar nga shtëpia, pra në mbrëmjen e ditës së fundit të vitit 1966, kishte zgjuar shpresat e familjes Leshi një ditë më pas. Por nuk ishte e thënë që Pjetri të kthehej as gjatë gjithë ditës dhe natës tjetër. Dikur ishin hapur fjalë se ai ishte arratisur për në Jugosllavi. “Pas një jave i thanë nënës se dyshohej që Pjetri kishte tradhtuar atdheun për t’u arratisur”, rrëfen Zefi, djali i madh i fillrojtësit nga Domgjoni. “Një javë pas zhdukjes së Pjetrit në fshat erdhën ata të Sigurimit të Shtetit dhe u hapën fjalë se e gjithë familja jonë do të arrestohej”, tregon Liza duke këmbëngulur se në të njëjtën kohë ishte gëzuar shumë. “Unë kërcënimin që po na vinte e mora me gëzim. U gëzova, pasi mendova se Pjetri ishte gjallë. Sepse ata të Sigurimit kishin mundësinë e informacioneve të sakta”, rrëfen gruaja që i ishte përgjigjur njeriut që i kishte sjellë lajmin: “Vetëm të jetë gjallë Pjetri, pa le të shkoj në burg”.

Kërkimet kishin nisur pas një jave të shkuar. Grupe të ndryshme nga fshati ishin nisur të kërkonin gjurmët e Pjetër Lleshit duke ndjekur linjën e shtyllave që mbanin telat e telefonit. E njëjta linjë, nga Fani në drejtim të tunelit të Thirrë-Kalimash, ku tashmë po ndërtohet autostrada Durrës-Kukës. Por penguar edhe nga bora që atë dimër kalonte mesataren 2 metër trashësi, njerëzit që kërkonin nuk kishin pasur fat të gjenin trupin e fillrojtësit. Ai ishte gjetur vetëm pas pesë javësh, në Kolsh të Kukësit, në fillim të shkurtit 1967, nga një bari dhe falë shkrirjes së borës.

“Çobani e gjeti të padëmtuar. Gojëdhënat e zonës thoshin se trupi i njeriut nuk prishet derisa ta shohë dikush. U gjet i ruajtur nga bora, nën njërën nga shtyllat. Grupe të shumta kërkuesish i kishin kaluar sipër pa e vënë re”, rrëfen Zefi, i biri.

“Erdhën përfaqësuesit e shtetit që më dhanë lajmin e gjetjes së trupit të Pjetrit. Erdhën nga Kukësi, pasi Tirana ishte larg dhe rrugët ishin të bllokuara nga bora”, rrëfen Liza, një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Një moment kur mendja kishte nisur t’i bënte llogari të vështira. Kishte pesë fëmijë të mitur për të rritur krejt e vetme. Ndërsa kohët ishin të papërballueshme mes një varfërie ekstreme dhe përpjekjesh për të siguruar vetëm mbijetesën. Trupi i Pjetrit kishte mbërritur për tu varrosur në Domgjon të Mirditës nga Kukësi, pasi i ishte bërë autopsia zyrtare. Kishte mbërritur i mbyllur në arkivol, ndërsa Liza dhe prindërit e Pjetrit, të cilët ishin ende gjallë, nuk kishin këmbëngulur ta hapnin.

“Nuk këmbëngulëm se na thanë që trupi është i dëmtuar. Por edhe nuk e hapëm që të mos e shihnin dashakeqët”, rrëfen Liza. Shpejt lajmi i gjetjes së fillrojtësit të ngrirë, pasi më parë kishte mundur të bënte punën e vet duke lidhur linjën e dëmtuar telefonike me Kukësin, kishte rënë në vesh të krerëve të shtetit komunist në Tiranë. U kishte rënë në vesh në një kohë kur propaganda raste të ngjashme i kërkonte me qiri. I kërkonte për t’i bërë shembuj, frymëzim për të tjerët. Shembuj frymëzimi për të drejtuar turmën atje ku ata kishin paracaktuar të shkonte. “Varrimi u bë madhështor. Me shumë respekt. Ndërsa Enver Hoxha na dërgoi dhurata”, rrëfen Zefi që edhe pse në atë kohë ka qenë vetëm 5 vjeç, betohet se pamjet vizive të ngjarjeve i ka shumë të qarta.

Ndihma nga shteti nuk kishte vonuar të dukej. Sipas Lizës, kooperativa kishte marrë një fond për rregullimin e shtëpisë së mbetur në mes të fillrojtësit Pjetër Lleshi. “Shtëpia u bë model. E beri shteti me fondet e veta. Më të njëjtin fond u blenë edhe pajisjet e mobilimit të brendshëm. Kuptohet, mobilim si në fshat”, sqaron Zefi. Bashkë me këto lëvizje, shteti komunist kishte ndihmuar pafundësisht familjen mirditore të mbetur në pikë të hallit pas vdekjes së burrit të shtëpisë. Me urdhër nga lart e shoqja, Liza, ishte punësuar si centraliste, një vend pune që kishte lidhje me atë të të shoqit të vdekur, ku kishte shërbyer edhe pas fitores së demokracisë, deri më 1994. Por edhe fëmijët ishin ndihmuar për arsimim. Fëmija më i madh i Lizës dhe Pjetrit, që ishte vajzë, ishte dërguar nga shteti të përfundonte shkollën pedagogjike, ndërsa vetë Zefi kishte mbaruar gjimnazin për të nisur punë si gjeolog. Surprizat nuk kishin të sosur.

Në të njëjtën periudhë në shtëpi troket edhe një letër e shkruar nga vetë Enver Hoxha. “Në letër ai shkruante për aktin heroik të babait e të tjera të ngjashme. Letrën e kam ruajtur deri vonë, por për fat të keq më ka humbur bashkë me do sende të tjera gjatë kohës kur ndërruam vendbanim”, shpjegon i biri i fillrojtësit Pjetër. Gjithsesi nuk kishte mbaruar këtu, sepse pak kohë më pas kooperativës i kishte mbërritur edhe një kamion “ZIS”, krejt i ri, si dhuratë për aktin heroik të Pjetër Lleshit, shoqëruar nga porosia që të reklamohej si dhuratë e dërguar nga vetë Enver Hoxha. Njëkohësisht kooperativa e Domgjonit kishte marrë emrin “Pjetër Llesh Kola”.

Filmi “Rrugë të bardha”

“Ne nuk dinim asgjë deri në kohën kur në shtëpi na erdhën nga Kukësi ca përfaqësues të Komitetit të Partisë dhe na thanë se për Pjetrin ishte bërë një film”, rrëfen Liza. Ndërsa sipas Zefit, filmi ishte realizuar në vitin 1973, pra rreth 6-7 vjet pas ngjarjes. Por filmin fillimisht do ta shikonte vetëm Liza, për të cilën ishte dërguar një makinë nga Kukësi. “Filmi më rikujtoi Pjetrin. Ishte e dhimbshme. Mos më pyesni kot, se nuk qava. Kisha qarë boll deri në atë kohë dhe nuk më dilnin më lot. Pastaj njeriu duhet të durojë. Unë jam mirditore dhe kam ruajtur respekt për zakonet. Në ato kohëra gratë nuk duhet të përloteshin”, rrëfen gruaja e fillrojtësit. Fëmijët e kishin parë filmin pak vite më vonë, më 1977, ndërsa surpriza më e madhe ishte shënuar në dasmën e Markut, djalit të dytë të Pjetrit dhe Lizës.

“Në dasmë na erdhi vetë Rikard Ljarja me ca të tjerë të Kinostudios. Ishte një ditë e vërtetë gëzimi, sepse Rikardi me figurën e vet në film, na dukej si ta kishim baba të dytë”, rrëfen Zefi duke shtuar se marrëdhëniet me artistin e njohur i ka ruajtur deri vonë. Mbërritur në erën tonë, historia vetësakrifikuese e Pjetër Lleshit, pothuaj është harruar. Harruar nëse shumëkush nuk do të përdorë capak batuta nga filmi si “alo Dedë?” apo “na ishte se ç’na ishte, na ishte një njeri që çante arra tek dera e kinemasë, kush na ishte? Dedaaa”. Ose, ose përdorimi i asaj shprehjes krahasuese: “Ngriva si Deda majë shtyllës”. Por kaluar perceptimit kolektiv, në jetë ka ende një grua të vjetër, e veja e ish-fillrojtësit real, historia e të cilit u bë film, e cila bluan në mend më shumë se këto batuta. “Më vjen shumë keq që tashmë historia dhe sakrifica e Pjetrit është harruar nga e gjithë shoqëria. Atij nuk i përmendet më emri kurrkund. Madje thonë se edhe dokumentet për aktin e tij në dobi të shtetit kanë humbur që të gjitha. Por tani nuk ka më mirënjohje. Ajo është varrosur”, përfundon Liza…

3.

Filmi:”Rrugë të bardha”.Prodhim i Kinostudios:”Shqipëria e Re”,viti i prodhimit- 1974.

Regjizor :Viktor Gjika

Skenari:Vath Koreshi

Muzika:Limoz Disdari

Kameraman: Lionel Konomi

Interpretojnë

Rikard Ljarja, Deda

Elida Cangonji, Zana

Ilia Shyti, Xha Rizai

Robert Ndrenika, Ganiu

Sali Doçi, Mezani

Minella Borova, Bato

Agim Qirjaqi, Profesori

Lec Bushati,Fshatari

Në episode

Antoneta Fishta, Nena

Një histori e bukur interpretuar në mënyrë më të mirë nga disa div të kinematografisë shqiptare. Mund të quhet një film i papërsëritshëm të cilin edhe sot e shikon me ëndje. Edhe pse koha dhe regjimi kur u xhirua nuk ishte aq tolerantë por në këtë film gjithshka është natyrshëm. Ëdhe pse flitet për fillrojtësin Pjetër Lleshin në të vërtetë shkrimtari Vath Koreshi ka sjell një histori duke u bazuar në aktin e fillrojtësit 45 vjecarë nga Dogjoni,por që në shirita celuloid është një histori që pak përngjet me atë realen.Megjithëatë duhet thënë s eështë një krijim artistik. Deda që mund të ishte Pjetër Lleshi na shfaqet një fillrojtës i ardhur nga fshati në postën e qytetit verior mbërthyer nga suferina dhe dëbora pa mbarim.Një vashë e re me zërin e ëmbël  e pret  te centrali i dikurshëm me fishat në dorë. Një poet i përhumbur si Gëzimi, që shkruan poezi në këtë dimër të egër .Një grua e sëmurë që transportohet në spital falë Dedës.Një grup të ardhur  që flenë në një  godinë alpine,jeta,shakatë dhe gjithçka e gëzushme brenda atij ambienti  të ngrohte që sfidon dëborën rëndë dhe krejt ftohtësinë e alpeve. Rrugë të bllokuara. Një bardhësi përmbi qytetin alpin. Ato emërtoheshin PTT ,mirëpo ne të gjithë u thoshim :posta.I mbajmë mend mirë ato godina lyer më ngjyer jeshile ,muret ku ne prisnin në radhë dhe kabinat prej druri me numra 1.23….Brenda kishin një central të vogël që punonte me fisha. I mbajmë mend edhe Dedat, që kishim në fshat. Mjafton të kujtojmë kambalecat e hekurit. Aparatin e zi  me një levë të vogël që e rrotulloje . Dhe thirrjet e centralistëve

-Alo.Nuk punojnë linjat moj shoqe…Ose thirrja e orës 15 kabina nr 2…Mbaj mend postën e  madhe të kryeqytetit.Me shumë gabina.Dhe ne, që prisnim me orë sa të vinte thirrja si te filmi.

..Me jugun kabina nr….Me Tropojën kabina Nr ….

….Me lidhini me  jugun shoqe,kabina s’ka linjë,ose nuk dëgjohet mirë!

– Ç’të bëjnë ne është kohë e keqe dhe linja nuk punon.

-Shok mbaroni shpejt se është radha e thirrjes së orës….E çfarë trishtimi të ngjet tani që nuk ka më linja që shtrihen tej e përtej me telat e bakrit. Filxhanet ,që ne i merrnin në shenjë për ti thyer kur ishim të vegjël ,sot i gjithë ky mekanizëm i madh, që lidhte shumë ura dhe brigje është zëvendësuar me komunikimin e  aparatit celular. Aparatet e tjerë tashmë janë nëpër muze.

Filmin nuk e bëjnë të bukur vetëm interpretimi Rikard Larjes,aktorit të njohur të viteve 70 me sërë filmash artistik,por personazhi më i dashur për shikuesit ishte centralistja bukuroshe Zana.Në të vëretët emri i saj është Elida Cangonji.

4.

Catherine Zeta Xhons.Pyetja  e parë?Ç’punë ka Katerina Zeta Xhons te filmi shqiptar:”Rrugë të bardha”?Asnjë punë. Kur shikon filmin :”Rrugë të gardha” aktorja femër që i sjell këtij filmi bukurin e tij është Zana.(Elida Cangonji).Për bukurin e saj të paktën në këtë film do ta krahasoja me bukuroshen Catherine Zeta Xhons.të mos harrojmë që filmi është xhiruar në veri në kushte të vështira me dëborë dhe në kushtet e  një regjimi që nuk lejonte shumë  lirin për aktorët dhe  ku çdo gjë ishte e limituar.E megjithatë  sot pas kaq shumë vjetësh duke ndjekur këtë film në sistemin digjital të duket se është xhiruar në Hollivud me Catherine Zeta Xhons.Me një kamerë plotë dritë me lojë e bukur të aktorëve natyrshëm  bazuar mbi një skenar të një shkrimtari të madh si Vath Koreshi.

Elida Cangoni.Lindur në 31 tetor 1953  në Tiranë. Larguar nga jeta në 28 nëntor 2016.Ishte një mjeke aktore brilante me pak role por  tepër e spikatur.

Filmografia

  • Në kufi të dy legjendave – (1981) – Eleni
  • Njeriu me top – (1977)
  • Rrugë të bardha – (1974)….Zana
  • Shtigje lufte – (1974)
  • Në fillim të verës – (1975)…..Vera
  • Shpërthimi – (1974)

About Post Author