Gëzim Llojdia-Hapni e dosjet ngase :”Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve”


Hapja e dosjeve :”Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve”

 Gëzim Llojdia
1.
Hapni dosjet të shpëtojmë nga spiunët.
…Si shpërblim për fitoren, ndërtuan një burg të madh të bukur sa një kështjellë. Mirëpo ku shkuan ta inaugurojnë, panë se burgu ishte bosh dhe pyetja e parë ishte:
-Po ku është parë burg, pa të burgosur brenda?
Kështu burgu filloi të popullohej nga pak e përditë derisa nuk nxinte më…
… Kështu rrëfehet një histori, por në këtë vendin tonë, historia me spiunë e sigurimsa është 50-vjeçare. Hapni dosjet të shpëtojmë nga spiunët. Ata, që nuk e dëshirojnë këtë proces mund të pyeten lehtas.

  • Ore zotërinj me kë jeni ju me të pafajshmit apo me spiunët?
    Çdo llokoçitja nuk është gjë tjetër përvese si i thonë nga anët tona:” maja për trahana”. Dhe sa kohë do t’i kemi nëpër zyra, e nëpër këmbë këta dreq spiunësh? Kaq të fortë paskan qenë këta shejtanë e bijë shejtanë, që kanë marrë në qafë jetë, që ikën mjegullisht? Si ka mundësi, që u qahet halli spiunëve dhe ndërkohë nuk zë në gojë viktimat e spiunëve.
    Si do t’i vejë filli kësaj shoqërie që merr në mbrojtje spiunët, merr në mbrojtje të fajshmit dhe duke degdisur të pafajshmin, viktimën.
    Asnjë ligj në bote dhe aq më pak në fe, nuk lejon që të merret nëpër këmbë i pafajshmi si ka ndodhur dhe po kërkohet t’u jepet edhe dekorata spiunëve, dhe ndërsa kjo shoqëria jonë ecën turbull përkarshi rrjedhës së spiunëve, ndërkaq që viktimat zhyten poshtë  e poshtë baltës me mjegull nga kjo koha jonë. Dhe nëse nuk bëhet ligji, ka Perëndi thonë pleqtë që do t’u nxjerre shpirtin me gazep xhelatëve dhe përvoja e kësaj është treguar dhe vijon të tregohet. Por është mirë për të hapur dosjet sepse edhe spiunëve do t’u bëhet mirë: nuk do të jetojnë më me frikën që i ka kapluar.

2.
“Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve”, thotë S.Frashëri. Kuptimi filozofik i kësaj urtësia është i lidhur  me çështjen më të debatuar në 20 vjet nëpër kafene, seanca parlamenti, këshilli bashkiak, kuvendi partish, grupim shoqatash e gjithë farë bashkimi që është krijuar në këtë vend si dhe jo pak i ndjerë e i prekur nëpër familjet shqiptare ,pra hapja e dosjeve të spiunëve të sigurimit të shtetit shqiptar.   Në dimensione të kohës është përsëritja   ,histori 20 vjeçare tipike shqiptare ku gjithë secili hedh nga një urë  zjarri ,që shërben për të mbuluar misterin ose heq         nga një gur për të  zbuluar të vërtetën. Dihet ,që regjimi që përshkoi 50 vjet jetë   në Shqipëri krijoi dhe ngriti një sistem të sofistikuar një armatë të tërë ,për të mbajtur  gjatë  qoftë edhe duke u zvarritur, por në këmbë pushtetin e dalë nga lufta  e dytë e përbotshme.
Historia e krijimit të dosjeve dhe mekanizmi i veprimit të saj janë të njohura dhe të panjohura,mirëpo ajo që e mundon rëndshim këtë popull është koha e gjatë rreth 32 vjet nga mos hapja e dosjeve.
…”Sinqerisht, të gjitha palët duhet të merren me të tashmen dhe të ardhmen kështu që zgjidhja jonë është vetëm kjo:… Hapni dosjet,”tha
S. Burany,  një socialist i cili e ka hartuar legjislacionin  dhe beson se dokumentet mund të verifikohen për të mbajtur spiunë aktuale të sigurt dhe për të ndaluar materiale  të ndaluara. Që nga viti 1997, vetëm një pjesë e dosjeve të policisë së fshehtë të Hungarisë ka qenë e hapur, bazuar në shqyrtim individual nga stafi i arkivit, për njerëzit që i frikësohen ata që ishin spiunuar,thotë në një artikull të datës  30, January 2005 Christine Spolar,në   Hungary’s ex-insiders ëant spy files opened  botuar në Chicago tribune.
Në diskutim janë oxhaqet e dosjeve të tjera në arkivat e shtetit, nga tri degët e sigurimit, që përmbajnë emrat e bashkëpunëtorëve nga i gjithë  vendi  prej 10 milion njerëz. Kjo Hungari, më shumë se 15 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, vazhdon të luftoj me të cilët duhet të jenë në gjendje për të lexuar çdo gjë që është e fshehur në milionat e faqeve të dokumenteve me emrin e koduar apo flet vëllime për vështirësinë e duke u përpjekur për historinë e djathtë pas dekadash diktature.
Shqetësimet e saj rezonojnë nëpër një rajon të Evropës së re, ku shumë vende ish-komuniste kanë tentuar të vë në dukje ish-bashkëpunëtorët .Gjermania Lindore, e cila kishte një aparat më brutale të sigurisë, ishte i pari për të lejuar qasjen e publikut në dosjet e saj të sigurisë. Çekosllovakia, e cila më vonë u ndanë në dy vende, i  hapi dosjet për të penguar ish-spiunë nga postet publike. Sllovakia, pas pavarësisë nga çekët, në 1993. Polonia dhe Hungaria u përpoqën  për të mbrojtur dosjet e tyre në ditët e pasigurta të tranzicionit demokratik por trajtoi me një llogaritje të madhe dhe metodike në fund të viteve 1990. Sllovakia ka postuar numrat në dosjet dhe emrat në një faqe Ëeb.Në kohën e trazirave të kohës komuniste, grupet perëndimore e të drejtave të njeriut kritikuan vendet e reja të lira për hapjen e dosjeve, me shumicë, nga frika se të pafajshmit do të nga akuzoheshin dhe se të dhënat janë  jo të besueshme dhe të dyshimta në dokumentet. Megjithatë, për Lindorët evropianët të cilët donin një kompensim për vite të tiranisë, thotë reporteri i gazetës të cituar më sipër. Përpjekje e Hungarisë me “lustrimin” – një fjalë e aplikuar për hapjen e dosjeve që rrjedh nga një term latine për pastrimin ka qenë larg nga të gjitha fjalët e kënaqshme për disa që kërkojnë ndëshkim.
3.
Aso kohe,viti ‘93 si date ndërkaq orën nuk e kam të memorizuar në kujtesë kur  policia ato ditë po imbarkonin  thasë me dosjet e krijuara  gjatë 50 vjetëve në Vlorë për tu dërguar në kryeqendër të vendit. Brenda asaj sasie të madhe thasësh line, dremisin prej vitesh qindra histori ,të mbuluar me pluhur ku deshifrimi pra kërkonte pikë së pari vullnetin politik të mazhorancave, që  këmbenin karriget në pushtet, por kurrsesi asnjë nuk pranonte faktin, që historitë e shkruara  brenda atyre dhjetëra tonë letër  e bojatisur e sajdisur me shkrimin duhej të shfaqeshin,pra të kalonin nga errësira e bodrumeve  në dritë të diellit.
Pak përpara ardhjes së dimrit të parë,  imbarkimi mori fund dhe dosjet përfunduan në kryeqendër të vendit në pritje të fatit të tyre me histori, që tashmë ishin vjetruara shumë,ngase edhe vitet vjetroheshin  akoma më  shumë. Ç’praj asaj kohe, dosjet filluan të përdoren politikisht, ndërkaq mediumet shqiptare   tronditin mijëra shpirtra ndërsa tregonin pjesë  nga dosjet,   që nuk dihet si kanë përfunduar në dorën e tjetër kund, pa ligj. Mirëpo dhe vitet ndërsa rrëzoheshin para syve ,aq  sa edhe urat që na kanë nxjerrë në limane,u rrëzuan dosjet shqiptare si historia jonë e ndërtuar në 50 vjet, nuk u hapën kurrsesi.
4.
Çfarë bënte me dosjet një nëpunës i shtetit apo si formulonte ato, një miku im që tash nuk rron më,rrëfen bukur te:”Gjenerali i dosjeve”.
“Brenda vitit Zihniu u bë specialist i vërtetë kuadri. E njihte kuadrin emër për emër, po jo fytyre për fytyre. Atij i duhej jo kuadri vetëm, po dosja e tij. Jo njeriu, po hija e tij. Jo puna konkrete, po biografia përkatëse. Jo si ish ai në të vërtetë, po ç’thoshin dhe ç’shkruanin të tjerët për te. Pra kriteri kryesor për vlerësimin e kuadrit ishte biografia, jo puna. Zihniu pothuaj s’i lexonte fare karakteristikat e punës për secilin. Gjithnjë ato ishin te mira ose shume te mira. Njerëzit qe s’kanë biografi te mire, mendonte ai, punojnë nga frika e transferimit për me keq apo pushimit nga puna, qe vazhdonte ne mënyrë te përhershme, po jo gjithnjë me te njëjtin intensitet dhe rreptësi. Me pak se çdo gjë tek kushdo ai njihte dhe vlerësonte anën njerëzore. Ai nuk mund ta kuptonte dhe ta besonte se dikush punonte mire nga pasioni për punën, nga dashuria për nxënësit, profesionin, lenden. E shumta ai këto i quante kritere te pranueshme për Bashkimet Profesionale për te ndare pakot e Vitit te Ri. Shkurt. Njeriu është dosja e tij… Sipas kriterit klasor, qe sipas tij ishte i vetmi kriter i drejte dhe i plote. Ai armatën e madhe te arsimtareve, si gjeneral i tyre qe ishte, e ndau ne tri pjese te mëdha. Arsimtare qe aktualisht punojnë e duhet te punojnë vetëm ne qytet, vetëm ne fshat apo sipas rastit edhe mundësisë, edhe ne qytet edhe ne fshat. Te paret ishin te privilegjuarit, komunistet, fëmijët…
Dhe ca më poshtë Y.B thotë:” Nga dosja ime. Na fal, poet, se te lashë për në fund. Pa fillo na rrëfe sinqerisht biografinë tende, se të gruas tende e di unë me mire tashti. Shkurt se s’kemi kohe. Sot gjerat kryesore sa për t’u njohur… Pooo, lindur me…. ne… fshat, pooo, prandaj duhet te shkosh ne fshat familjarisht. Rrjedh nga një familje e mesme fshatare, jooo, s’je treguar i sinqerte, ke qene familje e pasur feudo-borgjeze, vete me ke thënë ne konfidence, ke pasur dhe dyqane ne qytet, shtëpi dykatëshe, makine. Nga na dole fshatar i mesëm ti i dashur poet. Na dashke te punosh edhe burrë e grua ne qytet. Pa vazhdo, vazhdo me poshtë… Futu ne Luftën Nacionalçlirimtare. Ç’qëndrim ka mbajtur familja jote?… “Ne përgjithësi familja ime ka mbajtur qëndrim te mire gjate Luftës Nacionalçlirimtare, me përjashtim te babait tim, i cili për një periudhe te shkurtër kohe mori pjese me Ballin Kombëtar…” Mjaft poet, kaq me duhej. Te tjerat m’i thuaj njëherë tjetër, se s’kemi kohe… Kam tre mije e dyqind dosje për t’u njohur me to. Një ushtri e tere me arsimtare te qytetit e te fshatit. Dhe mori një dosje radhe…
… Kaluan kështu edhe dy vjet. Unë për “pune te mire” vazhdoja punoja ne fshat. Edhe Zihniu po për “pune te mire” kaloi nga inspektor i arsimit ne inspektor kuadri për arsimin. Unë po largohesha gjithnjë e me shume nga rrethi im shoqëror intelektual i qytetit dhe po i afrohesha atij te fshatit. Duke mos botuar dot asgjë, ne heshtje u përjashtova nga Dega e Lidhjes. Një përjashtim ne heshtje, një përjashtim qe te mos dukej si përjashtim, te mos kishte diku ne një sirtar vendim për përjashtim, qe te mos kisha te drejte te ankohesha diku… për përjashtim. Po njëkohësisht i përjashtuar te isha. Realisht te mos botoja dot poezi, por po te ankohesha për një gjë te tille, te me jepej përgjigja sikur e kisha ketë te drejte, po përsëri te mos botoja dot poezi… Një rebus i pashembullt. Një mënyrë trajtimi tepër e sofistikuar. Njerëzve t’u duket sikur kane… Ose te paktën t’u duket sikur do te kenë ne te ardhmen, ndoshta deri ne fund te jetës se tyre. Njerëzit te mos kenë pune dhe t’u duket sikur puna s’u mungon, megjithëse nuk firmosin ne asnjë bordero. Fëmijët e tyre te kenë te drejte te shkojnë ne shkollat e larta, po realisht te mos lejohen te hyjnë ne auditorët e tyre, për arsyen e vetme, se s’kanë emrin ne liste… Njerëzve t’u duket sikur kane rroga te larta, pavarësisht se s’kanë as te ulëta… Shumica e popullsisë te vuajnë tmerrësisht nga lufta e klasave, po çdo rast konkret te trajtohet si i veçante, qe s ‘duhet përgjithësuar, si gabim qe s ‘duhet
përsëritur, si devijim i korrigjueshëm nga “Uji lart rrjedh i kulluar, po poshtë turbullohet”… e megjithatë çdo gjë te ndodhe si me pare, te përsëritet po ashtu, me këmbëngulje, me kokëfortësi, me ashpërsi me te madhe, vetëm me një kusht. Çdo gjë qe ndodh te mos duket e drejtuar nga një dore e vetme Zeusi. Ne pegjithesi te duken sa me pak duart e atyre qe drejtojnë, qe sundojnë, qe shtypin, gënjejnë, shpifin, falsifikojnë, plagosin, vrasin dhe rivrasin pa gjak viktimat e tyre te pafajshme.
… Kur Zihniu mori çelësin dhe hyri për here te pare ne zyrën e kuadrit, iu duk sikur mori komandën e një ushtrie te tere. Ushtrie te dosjeve. Kjo ishte një ushtri e rregullt, e disiplinuar, e rreshtuar, e futur neper dosje individuale, e lidhur mire dhe e gazermuar neper kuti metalike te lyera ngjyre vaji si arkat e fishekëve ne repartet e vërteta ushtarake. Dukej qe ish një ushtri e mbajtur mire dhe e mësuar me urdhra. U kthye dhe pa dhomën e rregullt rreth e rrotull. E pëlqeu. Dhoma e ngushte, po e mjaftueshme për kaq ushtri. Këtu ishte vetëm armata e arsimtareve te qytetit dhe fshatit, bashke me familjet dhe te afërmit e tyre. Prindërit, vëllezërit, motrat, tezet, hallat, hallet… Dajot, xhaxhallarët, te cilët mund te ishin me kleçka biografie dhe te jepnin dore qe kur te doje te plagosje apo te vrisje nipërit apo mbesat e tyre.
4.
Dosjet duhen hapur për të mbyllur një herë e mirë dhe gati përgjithmonë  një plagë që ka vite e mahisur  dhe ka vite, që ka qelbur krejt shoqërinë tonë. Hapja e dosjeve do të shpëtojë një shoqëri të tërë të mbërthyer në makth. Mirë do të ishte që gjithsecili të shikojë dosjet e tij për të mësuar  gjithçka çfarë është shkruar nëpër fletët bardhë e zi ,prapa shpine për të njohur miqtë e vërtetë dhe armiqtë. Por duke bërë kujdes për të  shmangur tragjeditë. Një  i njohuri im ka punuar me dosjet në fillim të viteve ‘90 më  ka shpjegonte se aty gjendet gjithë xhevahiri i ligësisë,kur të gjithë spiunonin të gjithë  nga brenda familjes,në punë,ndërmarrje, lagje,mëhallë,fshatë, katund. Çdo të ndodhte nëse  hapen fletët e zverdhura   ku gjendet gjithë kjo kutërbirë dhe del në dritësim?A do të përmbajnë dot vetën të prekurit nga gjithë kjo padrejtësi?

About Post Author