
Gëzim Llojdia
1.
Në 11 janar 1968 , në qendër të kryeqendrës shqiptare ,Tiranës inaugurohej monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Inaugurimi kryhej ditën e 11 janarit, festës së 22 vjetorit të Shpalljes së Republikës Popullore të Shqipërisë.
Monumenti i heroit kombëtar, vendosej në sheshin, që mbante emrin e heroit kombëtar në përkulim edhe të 500 vjetorit të shuarjes së heroit.
Monumenti i Skënderbeut ishte një realizim në bronz i një grupi skulptorësh të shquar,shqiptar .Vepra ka autorësinë e Odhise Paskalit,Andrea Mano dhe Janaq Paço.
2.
…Kronika e përcjell nga gazeta:” Drita”, në 14 janar 1968 me këtë rast.
Pjesë nga kronika:”Më 11 janar në ditën e festës së madhe të 22-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Shqipërisë ,sheshi i madh që mbanë emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në qendër të Tiranës ka marr pamje festive.Këtu janë grumbulluar punonjës të qendrave të punës ,banorë të lagjeve të Tiranës,nxënës të shkollave ushtarakë që kanë ardhur këtu për të marrë pjesë në inaugurimin e monumentit të Skënderbeut i cili ngrihet për të përkujtuar figurën legjendare të heroit me rastin e jubileut të 500 vjetorit të vdekjes së tij. Ata mbajnë në duar flamuj kombëtarë të kuq, parulla,banderola dhe portrete të udhëheqësve të partisë dhe shtetit.
Ndër të tjera të bien në sy parullat:” Lavdi heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”,por më të çuditshme mbeten dy parrullat që citon kronika:” Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë” dhe:”Ne ndërtojmë socializmin duke mbajtur në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën”…. etj.
3.
Kronika nga gazeta letrare, vijon më pjesëmarrësit partiak në ceremoninë e inaugurimit.
Vihen re se 10 vjet më vonë disa prej figurave partiake dhe shtetërore u gjenden burgjeve.
Për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të këtij monumenti kanë ardhur këtu Sekretar i parë i KQPPSH, Enver Hoxha,Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Haxhi Lleshi,Kryetari i këshillit të ministrave Mehmet Shehu dhe Shokët:Adil Carcani,Beqir Balluku,Gogo Nushi,Haki Toska,Hysni Kapo,Manush Myftiu,Ramiz Alia,Rita Marko.Spiro Koleka,Abdyl Këllezi,Koco Theodhosi,Pilo Persiteri,seketar i KQ PPSH Xhafer Spahiu, etj.
…Një fakt me interes është se në këtë ceremoni morrin pjesë delegacione të ndryshme të kolonive shqiptare dhe albanologë ,që kishin ardhur për të marrë pjesë në simpoziume dhe aktivitete të tjera në përkujtim të Gjergj Kastriotit në 500 vjetorin e vdekjes. Në të dy anët e monumentit ishte vendosur roja i nderit përbërë nga oficerët e akademisë ushtarake:”Mehmet Shehu” dhe kursantë të shkollës :’Skënderbej”,ndërsa banda e ushtrisë ekzekutonte ndërkaq marshe patriotike,partizane dhe revolucionare.
4.
Fjalën e parë në këtë ceremoni e mbajti: Zv/kryetari i Këshillit të ministrave, Beqir Balluku. Fjala e tij, citon kronika u ndërpre shpesh nga brohoritjet entuziaste të mijëra pjesëmarrëse të mitingut që mbushnin sheshin:’Skënderbej”.
Monumenti i mbuluar ,ndërsa sheshi ka shpërthyer në duartrokitje kur Enver Hoxha zbuloi monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut ,i cili u ngrit këtu në qendër të kryeqytet të atdheut tonë si simbol i respektit dhe dashurisë së popullit tonë për këtë hero i cili duke udhëhequr me urtësi dhe trimëri popullin shqiptar për 25 vjet rresht luftoi burrërisht kundër hordhive otomane më të mëdha në numër dhe të armatosura gjer në dhëmbë dhe doli kurdoherë fitimtar dhe u bë njëkohësisht edhe mburoja e lirisë dhe kulturës evropiane e shekullin e 15-të.
Ndërsa bëhej zbulimi i monumentit banda ekzekutoi, himnin e flamurit.
5.
Kronika mbyllet me pothuajse rreth 3 rreshta këto thënie, që i kushtohen autorëve të veprës monumentale.
“Ky monument është vepër e grupit të skulptorëve i përbërë nga Skulptori i popullit Odhise Paskali,Andrea Mano dhe :”Skulptori i merituar” Janaq Paco”.