MARIA

Gezim LLojdia
I ftohtë është veriu, Maria ! Moti gjithnjë me ngricë.
Andej filluan mbjellim grurin. Kjo tokë dunicë.
Trokitje përmbi qelq. Era ngre perde. Degët e ullirit.
Shën Mëhill është sot. Flokët të Maries. Dallgëzuar. Degë bliri.
Syri i rrudhosur. Harbuar juga. Tymosur oxhaqet . Trembur çatia.
Kuaj që ikin. Shtegu i çarë në vrizë. Priti kuajt Maria!
Fushnajë e shkretuar. Era përzë zogj. Të trembur në lugina.
Gruri i shirë në lëmë. Krojet rrjedhin qumshtë. Qentë flenë me kopenë.
Xhaketë e vjetër grisur. Ugar me plisa. Rrëzuar në avlli, hardhia.
Kukurisnin plakat: ç’dimër do të bëjë sivjet Maria?
Një rruginë me hënë, një rruginë me vranësira, në mes errësira.
I tretur shikimi. Kufiri ç’ largësi yjesh. Mushkat në mjegull hingëllijnë.
Shpejt zuri dëborë, vise me egërsira. Prishur magjia. Ditë-heshtur, Maria