
Mëhalla jonë
Gëzim Llojdia
Në fshatin tonë ,
mëhalla e largët s’ka kufij real,
pylli i ahishtës është atje ku ishte shekuj më parë,
busulla,fluturon në erë nga degët e ferrës,
pika e vesës në ag rrëshqet , rrjedhshëm në lugun e gjethes,
hojet e bletëve janë në strehë të strehës ,përgjysmë me ar,
zhaurima e cinxrave dhe e korit të pyllit, një stinë zgjatë,
një oktav e zgjatur e bulkthit të natës,
jo vetëm ndajë natë,
të tregon pasqyrën, këtej është drejtimi i parajsës.