Gëzim Llojdia-Ja përse duhet quajtur:”Olympe”-Mavrova e sotme


Gëzim Llojdia

1.

Olympe .Poshtë lumi dhe sipër mali. Në këtë bashkëjetesë Olympe ishte :”zonjë shtëpie” për disa shekuj të erës sonë dhe para erës sonë, pastaj dalë ngadalë u venit dhe u shua edhe pse gjendej atje mes kodrinave,ndërsa poshtë këmbëve ecte lumi, që buronte nga një asteroid, që kishte goditur në shtetin fqinjë,kështu e kanë lumenjtë tanë, zanafillën ,”kokën” atje dhe” këmbët” shtrihen këtu ,mirëpo një ditë do t’ju rrëfejmë të plotë këtë ndodhi dhe pse shushurinte Shushica në të gjitha stinët,por jo në të gjitha kohët.

Shekulli i XX( të mos keqkuptohemi fundshekulli) ishte më i ndritshmi për hapësirën tonë edhe pse :Olympia do të zgjohej, një mëngjes nën regjimin e një shteti punëtorësh dhe moria e një tabori njerëzish që u thërrisnin:” kooperativistë” do të” trokisnin “ si fillesë dhe më fort e më thellë,në “trupin e saj”, kazmat,lopata,hunjtë,do të shkulnin gurët ,karrocat me dhe shpërndarë këndej , do të priteshin barishtet, shkurrishte, drizat,ferrishte,

pemishte.

Atëherë u thirr me emrin e saj?:” Olympe “dhe djali që e kishte mësyrë drejt saj atë kohë,atë mëngjes kishte hyrë në brendi të saj ,ishte nga ai katund i harruar majë Rrethunit, ku juga e famshme gjithë kohës bënin vu-vu dhe pastaj murlani,më vonë ngricat,zhegu i verës të gjitha përplaseshin në rrënojat e saj.Në murrët e saj të forta të mëdhenj, kryq,tërthor rrethonin majën e Rrethunit.

Nën qiell, në tokën tonë,qyteza antike flinte një gjumë të rëndë ,të thellë të harruar, të dëshpëruar mbuluar nga koha ,pse jo edhe nga misteri.

…Arkeologu, që vinte aty ishte nga ky katund dhe emri i tij i përkiste emrave njëlloj të kohës, ndërsa mbiemri të katundit: Dautaj.

Quhej Burhan Dautaj. Nga emërtimi shkojmë posht.Ndërsa, poshtë në fushën e Ahmeti zinte fill një qytezë ,që do të rritej duke prerë me një thikë sinorët e vjetër të Olympes që tash e tutje thirrej:Mavrovë. Ishte formuar qyteza e Kotës dhe viti ishte: 1961.

Burhan Dautaj shkoi tek varret antik dhe më tej zbuloi 8 monedha ku emërtimi i çuditshëm të linte të nënkuptohej emri i saj:” Olympiastan”.

18 vjet më vonë, Dautaj rikthehet dhe nis të tjera gërmime brenda asaj, që sot vendësit e kanë identifikuar me emërtimin :”Kalaja e Cakallovajve”.

2.

Arkeologu e ka të qartë, rrugëtimin e një qyteti nëpërmjet udhës, që ai ndjek duke kryer gërmime nën tokë ,në brendi të saj ,mbi tokë duke ndjekur gjarpërimin e murrit të mbetur nëpër koposhtje, mbuluar nga një ngjyrë vjeshte .

Burhani Dautaj në vitin 1981 te libri:”Ilirët”, shkruan kështu për fshatin e tij dhe kalanë e identifikuar me qytetin Olympe. Fshati i Mavrovës bën pjese ne krahinën e Labërisë së Poshtme.

Kjo krahinë e rrethuar nga lindja, veriu e jugu me kurora malesh e kodrash të larta, të pasura me kullota i ka të gjitha kushtet për zhvillimin e blegtorisë.

Pozita gjeografike e saj pranë bregdetit, gjarpërimi i Shushicës mes luginash pjellore e kodrinash të buta kanë ndikuar gjithashtu dhe për zhvillimin e bujqësisë e të kopshtarisë. Kushtet e favorshme klimaterike si rezultat i depërtimit deri ne thellësi të rrjedhjes së lumit, të erërave të ngrohta mesdhetare dhe mbrojtja nga erërat e ftohta kontinentale, kanë favorizuar në popullimin e kësaj krahine qysh në kohërat më të lashta.

Kërkimet arkeologjike të pasçlirimit dhe zbulimet e rastit, dëshmojnë për praninë në këtë krahinë të një popullsie ilire autoktone, prej epokës së bronzit dhe deri në antikitet që nga tradicioni i shkruar antik njihet me emrin: amantinë.

… Me emrin :”Kalaja e Mavrovës”, apo me toponime të tjera si :”Maja e Rrethunit”, “Kalaja e Cakallovajve”, quhet një nga kodrat më të larta (kuota 284 m mbi nivelin e detit), me strukturë gëlqerore ,që ngrihet në krah të djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit të Shushicës dhe vetëm 3 km ,në veriperëndim të Kotës .

Një rrugë automobilistike sekondare, që kthen në të majtë të arteries kryesore Vlorë-Kotë në vendin e quajtur :Shkallë. Të çon ,për disa minuta në fshatin Mavrovë, rrëzë mureve të kalasë.

…Qysh në vështrimin e parë, të tërheq vëmendjen pozita dominuese e kalasë së Mavrovës mbi zonën kodrinore përreth.

Kjo kala së bashku me kalanë e Ploces (Amantia) në lindje dhe atë të Cerjes në jug-lindje, mbyllnin hyrjet e daljet nëpërmjet luginës së Shushicës, duke vënë plotësisht nën kontroll një nga rrugët kryesore që lidhte gjirin e Aulonës me krahinat e brendshme të Epirit dhe nëpërmjet luginës së Vjosës, me Maqedoninë. Kodra e Kalasë, mbi të cilën shtrihej qyteti antik ilir i Mavrovës ka formën e një trapezi te çrregullt me zgjatje nga perëndimi e jug-perëndimi në një varg tarracash të sheshta, që sot zihen nga lagja Cakallovaj, vazhdim të platformës nga veri-lindja ngrihet një kodër(kaki) e quajtur nga vendasit :”Maja r Zanit “e cila në antikitet ka luajtur me sa duket rolin e akropolit.

Pjesa jugore e kakisë me strukturë argjilore ka rrëshqitur e tëra në tatëpjetën e rrëpirëtë, që përfundon në përroin e Mishales.

Ana lindore e kodrës së kalasë ndërpritet nga shpate të thepisur shkëmbore me lartësi deri 20 m.

Nga kodra e kalasë nisin një varg kodrinash me shpate të buta, të cilat nga veriu vijnë e ulen në përroin e Sklapit, kurse nga jugu nëpër lagjen: Ymeraj përfundojnë me Brinjën e Shkalles, aty ku kthen rruga për në fshatin Mavrovë.

Me anën e qafës së Dervishajve kodra e kalasë lidhet nga Lindja me :Majën e gjatë, më e larta në vargun kodrinor që zbret në fushën e Kotës.

Për rrëzë kalasë, nga perëndimi shtrihet një varg tjetër kodrinor, që zihet nga lagja Shahaj.

Shpatet veriore e perëndimore të këtij vargu kodrinor zbuten në luginën aluvionale të Shushicës. Sipërfaqja e kalasë brenda mureve rrethuese arrin rreth 15 ha dhe si e tillë ajo radhitet në radhën e qyteteve mesatare.

Prania në vend e formacioneve shkëmbore bënte të mundur sigurimin me gurë të të gjitha nevojave për ndërtime qytetare. Në disa prej shkëmbinjve vihen re edhe sot gjurmë të prerjes se blloqeve. Cfare thotë arkeologu:Kalanë e Mavrovës e kemi gjurmuar dhe rilevuar për të parën herë në maj të vitit 1961. Më vonë kjo kala është vizituar dhe nga arkeologë të tjerë.

Në verën e vitit 1974 ,Instituti i Monumenteve të Kulturës nën drejtimin e autorit, ndërmori një ekspeditë me karakter konservues.

Të dhënat e përfituara nga pastrimet e vrojtimet mbi sipërfaqe të kalasë si dhe nga ndërhyrjet konservuese në disa trakte të dëmtuara të murit rrethues të qytetit rritën interesimin për kërkime të mëtejshme arkeologjike. Shkas për këtë u bë edhe gjetja e një monedhe bronzi të Olympes ,gjatë një sondazhi ,që bëmë në skajin jugor të platformës së kalasë.

Po gjatë kësaj kohe fshatarët dorëzuan edhe dy monedha të tjera bronzi ,po të Olympes, që i kishin gjetur në vendin e quajtur :Maja e Fenkut (Kokojkë në vargun kodrinor të Majës së gjatë) të cilat pasuruan koleksionin e monedhave të qytetit ilir Olympe). Ekspedita arkeologjike e vitit 1979 i vuri vetes si detyrë të gjurmojë e të studiojë sistemin fortifikues dhe nëpërmjet materialit arkeologjik të verë në dukje dhe disa aspekte nga jeta e këtij qyteti antik.

Vijon rrëfimin e tij arkeologu…Në vjeshtën e vitit 1975 u informuam për zbulimin e një varri me rrasë guri, gjatë punimeve bujqësore në vendin e quajtur :Beliket ose :Bregu i Veros.Një rrugë këmbësoresh që nis nga kalaja e Mavrovës dhe kalon nëpër lagjen :Dervishaj, të shpie për gjysmë ore rrëzë shpatit perëndimor të vargut kodrinor :Maja e gjatë:Qafa e Dervishajve ,i cili vjen e zbutet deri sa zbret shkallë-shkallë në buzë të përroit të Sklapit. Mbi faqet tarracove të këtij shpati të quajtur nga vendasit me toponimet :”Beliket “ose :”Bregu i Veros “, në pjesën e sipërme të një ledhi të pyllëzuar me shkurre të dendura ndeshëm një varr të tipit cist prej pllakash guri me rrasën e mbulesës paksa të lëvizur…

3.

Viti gri, ‘89.Po zbrisja nga Mavrova.Një burrë veshur me sqime,që sot do i thoshim zotëri aso kohe,fjala ishte:

” shok “me një palë syze me një çantë të madhe bojëkafe më thirri:

-Djalosh,më prit se bëjmë udhën bashkë, deri te Shkallë Mavrova!

…Kalova nga shkolla, te zyrat e sektorit,te çezma dhe udha zbriste poshtë.Burri më pa në sy.

-Jam Llambi Durolli i muzeut,isha te kalaja .A e di se ku bie kalaja ,më pyeti.

Rrëzë kodrinave dhe zgjatet edhe nëpër shtëpi si te Shtëpia e hoxhajve,muret e saj janë në brendi të saj, te Likajt murri është i mirëmbajtur, duken gurët ciklopikë.

-E di si quhet kjo kala dhe qyteti vet?

-Mavrovë

– Kalaja e Cakallovajve,më kishin thënë kooperativistët ,

një ditë të ngrysur me një shi ,që pikëzonte pikë- pikë sipër flokëve të tyre me një ftohmë të lehtë si fillim dimri, kur koha kishte shënuar pjekjen ullirit.

Mavrova ka shumë ullinj shekullor,trungjet e ullirit nga skaji në skaj nuk e pushtojnë dot dy vet,më shumë ngase prej shekujsh ullinjtë kultivohen nëpër ato bokërima, nga fshati deri poshtë në fushë,nga lindja deri në perëndim,nga veri,jugu andej këtej .

-E di se kush e ka zbuluar këtë kala? -Djali i fshatit Burhani i Dautajve.

Po arkeologu Burhan Dautaj. Këtë mësova nga historiani korçar, që ishte një enciklopedi e gjallë, lindur në vitin 1914 Ll.Durolli, që kishte vite në këtë qytet si mësues ,historian etj.

Ajo që kam parë me sy është se vetë Mavrova është rrethuar me një sistem rrugësh prej guri të skalitur.

…Nga ura e Sklapit gjurmët janë të fshira aty,këtu nga ura e Belasë .

Nga lapidari drejt Shkallës nga Lagja Dervishaj, që zbret kështu fshati antik ka pasur udhët e ngurta të saj plotë gurë, që janë një llojë krenarie edhe si tregues i punës së banorëve të hershëm të qytetit antik, që ishte një qytet karakoll,nga ku prej saj kontrollohe një pjesë e luginës së mesme të Shushicës dhe degëzimi i rrugëve natyrore, që shkojnë drejt Kaonisë, apo vazhdojnë drejt Amantias.

Ishte si Cerja e Smokthinës, qytet karakoll, që kontrollonin udhët ,që përshkonin karvanët e famshëm me gjithfarë produktesh. Shtrihej midis dy majave të kodrës dhe në shpatin perëndimor të saj, ndërsa ana lindore pritet nga një rënie e pakalueshme shkëmbore.

Duke treguar arkeologu dhe historiani Durolli ,më përcollën një histori të pazakonte.

Kalaja e zbuluar nga Burhani me dy ekspedita arkeologjike me një distancë kohe 15-18 vjet nga djali i fshatit qëndron atje :

285m me disa emërtime ,në atë majë të Rrethunit ku erërat e forta dimrave të acartë fshikullojnë gurët shekullorë dhe vet kodrinën .

…Aty fare pranë kalasë qëndron stoik prej vitesh e vitesh një lapidarë që tregon një ngjarje historike të lavdishme nga furia e luftës së Dytë botërore antifashiste. Është mister ngjarje?Jo duket e çuditshme ,mirëpo nuk është aspak një koincidencë e rastisë. Është hyjnore edhe vet lufta për të shporrur nazizmin ,mbetet hyjnorë. Vet Hitleri mbante energji nga rrethi i pestë i ferrit. Është Hyjnore se ajo energji e djallit mbarsur diku nga rrethinat e Saturnit ra përmbi glob si një murtajë ,një re e zezë ,që shkoi në satër e futi

ndërdhe miliona njerëz ,shumica të pafajshëm ku shumë popuj humbën fëmijët,prindërit

,vëllai,motrën,nën sharrimin e mitralozave nazistë.

Kështu edhe në majë te kodrinës, këtu në 31 mars u vranë 31 trima partizanë , nga nazistët kur ishin duke pushtuar majën ,mirëpo nazistët të armatosur dhe të furnizuar i grinë me plumba që edhe ata i prodhonin miliona të burgosur .

Xha Jaho me dylbi pa të përgjakur dhe të binte perdhe i biri nga plumbat nazistë në tokën e shqiponjave.

Nuk ka asnjë keqkuptim ,ishte luftë për shkulur të keqen e madhe nazizmin.

Nuk ishin shqiptarët ,që kishin shkuar në Berlin për të tu ndeshur me nazistët,ishin nazistët që kishin marrë gjithshka nga popujt dhe po shkretonin me zjarr, me hekur edhe këtë vend të vogël .

Ironia ishte se ata gjoja të krishterë,ishin duke luftuar të pafetë. Nuk ka këtu rastësi ,31 partizanë të vrarë në 31 mars.

Aty ku 30 vjet më vonë Burahan Dautaj do të zbulonte rrënojat e kalasë dhe vet muret më gurë ciklopikë saj, që ngjisnin, zbrisnin kodrinën duke mësuar se këtu ky katund i vogël dikur ishte një qytet i madh ,

karakoll qytet ,që kishte edhe një monedhë të sajën me një emër të bukur si vetë qyteti me emrin e Olympias,monedha quhej:

“Olympiastan”.

4.

Katundi majë kodrinës nga antikiteti e këtej është njohur me tre emra.

Mirëpo, ai më i bukur, si uji i distiluar ndër të tjerët është emërtimi, që i dhanë para Krishtit:Olympia

.Aty nga koha e Zogut u emërtua:Mavrovë-Fitore,prapë sllavizmat mbetën dhe prej asaj kohe mbetjet sllave enden nëpër emërtimet tona në dheun tonë ,që nuk i tretë dot,

thjeshtë janë të rënda dhe nuk janë tonat more vëlla, këto emërtime ngurrzeza!

5.

…Kështjella u ndërtua nga vendasit ,?në kohët me mjegull,kur ata u fuqizuan nuk ishte si kështjella që shkruan i famshmi Kadare ,kështjella Graks, që u ndërtua si dhuratë. Kjo u ndërtua për njerëzit dhe u shërbeu vendasve për shekuj me rradhë. Pra aty ka pasur banorë dhjetëfish nga sa mund të kenë mbetur sot me gjithë lagjen Hastane. Kështjella u ndërtua me gurë ciklopikë madje më të mëdhenj sa gurtë, që u ndërtua kryeqendra e tyre,rreth 30 km në lindje Amantia. Kështjella karakollë kishte vrojtuesit e saj, që lajmëronin se karvanët sapo kaluan dhe të tjerët po ngjiteshin udhës së ngurtë për te kështjella. Duke qenë se të gjitha ujërat rrjedhin në det dhe se të gjithë lumenjtë lindin në lindje dhe rrjedhin në perëndim pikërishtë atje ishte edhe udha për të gjetur botën rreth e qark apo më larg. Nga kështjella vështrimi zgjatet deri atje ku shushurin: Shushica.

Dhe nga sipër deri atje ku mbyllet nga retë. Pra këta banorë të kësaj kështjelle ishin edhe qiellorë, por edhe tokësor.

Bijë të qiellit ,nga ku u finalizuam me energjinë e shpirtit ,që këtej miliarda e miliarda km që mbartet skaji i skajshëm i udhës së Qumështit.

Sa më shumë i afrohesh mureve të saj, aq më madhështore të shfaqet dhe sa më shumë largohesh, aq më bukur të enden në kujtesë,muret e saj.

6.

Kështjella ,që zbuloi Burhani edhe sot është aty dhe do të jetë atje në majë të Rrethunit. Mirëpo Burhan Dautaj zbuluesi i dy qyteteve ilire sëbashku me bashkëshorten shkencëtare, Aleksandra Mano ,para ndonjë viti dhe pas shumë kohe pas bashkëshortes shembullore ,iku sipër qiellit sikurse ikin shtërgut, siç thotë Poradeci ,pra ai iku për tu bërë i pavdekshëm. Burani, shkoi atje ku shkojnë të gjithë të vdekurit në dheun e ftohtë ,por asnjë nuk kthehet prej andej,në këtë botën tonë. Mirëpo emri,vepra zbulimi që bëri ,kështjella ka muret e saj atje në majë të Rrethunit dhe do të jetë sa jeta jonë të ketë frymë.

Nga ky katund kanë dalë te tjerë emra të famshëm në polikë që u bënë anëtarë byroje,gjeneralë,

ministra,por asnjeri nuk i dha fshatit ujë ,rrugë përveç ndonjë punësimi. Burhan Dautaj i dha Olympien e zhytur në errësirë në shekuj-errësirë, ndërsa kuçovarëve Dimalin e lashtë dhe krejt ilir. Burhani e kishte thënë se dëshironte të nisej tjetër herë atje në Olympie ,por mosha ,mundësit e pakta dhe te tjera nuk e lanë,kështu që ekspedita e tretë mbeti veçse një ëndërr për ti filluar nga ndonjë bir fshati,zone,patriotë,

i patundur ,por më parë se gjithash të fillojnë të ndryshojnë emërtimet sllave dhe Mavrova e sotme të quhet,sikurse quajtën të parët: Olympia .

Ja përse mbeti deri në fund të jetës :Olympia ëndrra dhe dashuria e arkeologut Burhan Dautaj. Ishte toka ku lindi,u mëkua dhe u burrërua dhe një ditë erdhi atje me ekspeditën e tij arkeologjike dhe më vonë sërish ndoqi udhën e gërmimit në Olympe.

Ilmi Mancaj-shkruan:

Para dhjete vjetesh mora autobuzin tek ura e “Vasil Shantos”, per tek terminali tek Dogana. U ula ne sediljen e fundit ku gjeta nje plak te paster te veshur me sqime. Ja dhe biseda:

-Nga te kemi, e pyeta per te shtyre rrugen.

– Na Vlora mor na Vlora!

– Nga ç’ane?

– Na Mavrova mor na Mavrova!

-Muaa, po qenkemi gjiton, i thashe( fshatrat tona i ndan qyteza e Kotes), çfare pune ke bere?

– Arkeolog!

– Mos jeni ju Burhan Dautaj qe kini shkruar ne “Fjala e Lire”, per Kalane e Mavroves?

– Une mor une, jam!

-Muaa, por si kini shpetuar gjalle? i thashe me shaka.( vura buzen ne gaz, sepse mbiemri i tij ish i njejti fis me “armikun”… Kadri Hazbi Dautaj)

-Nuk jam marre me politike une dhe gruan, e kisha arkeologe!

– Perse, e kishe…?

-Ka disa vjet qe ka shkuar ne parajse, me tha.

U ndjeva ne siklet prej pyetjes qe i bera, dhe e ngushellova. Pastaj e pyeta:

– Jetoni me ndonje femi?

– Jo, nuk kam femi!

Ketu u thyeva fare, me keputi shpirtin, por ajo qe me ngrohu ishte mbajtja me shume sqime e atij plaku fisnik, nderkaq rrugetimit tone ne nje sedilje i erdhi fundi, u ndava me ndjenje respekti per ate burre fisnik.

Pushofte ne Parajse, i pa harruar kujtimi i arkelog Burhan Dautaj!

*Autori ka drejtuar parqet arkeologjike të Vlorës

2.

Arkeologu e ka të qartë, rrugëtimin e një qyteti nëpërmjet udhës, që ai ndjek duke kryer gërmime nën tokë në brendi të saj ,mbi toke duke ndjekur gjarpërimin e murrit të mbetur nëpër koposhtje, mbuluar nga një ngjyre vjeshte .Burhani Dautaj në vitin 1981 te libri:Ilirët” shkruan kështu për fshatin e tij dhe kalanë e identifikuar me qytetin Olympe. Fshati i Mavroves bën pjese ne krahinën e Labërisë se Poshtme. Kjo krahine e rrethuar nga lindja. veriu e jugu me kurora malesh e kodrash të larta, të pasura me kullota i ka të gjitha kushtet për zhvillimin e blegtorisë. Pozita gjeografike e saj pranë bregdetit, gjarpërimi i Shushicës mes luginash pjellore e kodrinash të buta kane ndikuar gjithashtu dhe për zhvillimin e bujqësisë e të kopshtarisë. Kushtet e favorshme klimaterike si rezultat i depërtimit deri ne thellësi te rrjedhjes se lumit, të erërave të ngrohta mesdhetare dhe mbrojtja nga erërat e ftohta kontinentale, kane favorizuar në popullimin e kësaj krahine qysh në kohërat më të lashta. Kërkimet arkeologjike të pasçlirimit dhe zbulimet e rastit[1]), dëshmojnë për praninë ne këtë krahine te një popullsie ilire autoktone, prej epokës se bronzit dhe deri ne antikitet qe nga tradicioni i shkruar antik njihet me emrin amantine.

… Me emrin Kalaja e Mavrovës, apo me toponime të tjera si :Maja e Rrethunit, Kalaja e Cakallovajve, quhet një nga kodrat më të larta (kuote 284 m. mbi nivelin e detit), me strukturë gëlqerore ,që ngrihet në krah të djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit të Shushicës dhe vetëm 3 km ,në veriperëndim të Kotës .Një rruge automobilistike sekondare, që kthen në të majtë të arteries kryesore Vlorë-Kotë në vendin e quajtur :shkalle. Të çon për disa minuta ne fshatin Mavrove, rrëzë mureve të kalasë.

Qysh në vështrimin e parë, të tërheq vëmendjen pozita dominuese e kalasë se Mavrovës mbi zonën kodrinore përreth. Kjo kala se bashku me kalanë e Ploces (Amantia) ne lindje dhe atë te Cerjes ne jug-lindje, mbyllnin hyrjet e daljet nëpërmjet luginës së Shushicës, duke vene plotësisht nën kontroll një nga rrugët kryesore qe lidhte gjirin e Aulonës mc krahinat e brendshme të Epirit dhe nëpërmjet luginës se Vjosës, me Maqedoninë. Kodra e Kalasë, mbi te cilën shtrihej qyteti antik ilir i Mavrovës ka formën e një trapezi te çrregullt me zgjatje nga perëndimi e jug-perëndimi në një varg tarracash të sheshta, që sot zihen nga lagja Cakallovaj, vazhdim të platformës nga veri-lindja ngrihet një kaki e quajtur nga vendasit :”Maja c Zanit e cila në antikitet ka luajtur me sa duket rolin e akropolit. Pjesa jugore e kakisë me strukture argjilore ka rrëshqitur e tëra në tatëpjetën e rrëpirëtë, që përfundon në përroin e Mishales. Ana lindore e kodrës se kalasë ndërpritet nga shpate të thepisur shkëmbore me lartësi de¬ri 20 m.N ga kodra e kalasë nisin një varg kodrinash me shpate te buta, të cilat nga veriu vijnë e ulen në përroin e Sklapit, kurse nga jugu nëpër lagjen: Ymeraj përfundojnë me Brinjën e Shkalles, aty ku kthen rruga për në fshatin Mavrove. Me anën e qafës se Dervishajve kodra e kalasë lidhet nga Lindja me Majën e gjatë, më e larta në vargun kodrinor që zbret në fushën e Kotës. Për rrëzë kalasë, nga perëndimi shtrihet një varg tjetër kodri¬nor, që zihet nga lagja Shahaj. Shpatet veriore e perëndimore të këtij vargu kodrinor zbuten në luginën aluvionale te Shushicës. Sipërfaqja e kalasë brenda mureve rrethuese arrin rreth 15 ha dhe si e tillë ajo radhitet në radhën e qyteteve mesatare. Prania në vend e formacioneve shkëmbore bënte të mundur sigurimin me gurë të të gjitha nevojave për ndërtime qytetare. Në disa prej shkëmbinjve vihen re edhe sot gjurmë të prerjes se blloqeve. Kalanë e Mavrovës e kemi gjurmuar dhe rilevuar për të parën herë në maj te vitit 1961. Më vonë kjo kala është vizituar dhe nga arkeologe të tjerë. Në verën e vitit 1974 Instituti i Monumenteve të Kulturës nën drejtimin e autorit, ndërmori një ekspedite me karakter konservues. Të dhënat e përfituara nga pastrimet e vrojtimet mbi sipërfaqe të kalasë si dhe nga ndërhyrjet konservuese në disa trakte te dëmtuara te murit rrethues të qytetit rriten interesimin për kërkime të mëtejshme arkeologjike. Shkas për këtë u bë edhe gjetja e një monedhe bronzi të Olympes ,gjatë një sondazhi që bëmë në skajin jugor të platformës së kalasë. Po gjatë kësaj kohe fshatarët dorëzuan edhe dy monedha të tjera bronzi po të Olympes, që i kishin gjetur në vendin e quaj¬tur :Maja e Fenkut (Kokojkë në vargun kodrinor të Majës së gja¬të) të cilat pasuruan koleksionin e monedhave të qytetit ilir Olympe). Ekspedita arkeologjike e vitit 1979 i vuri vetes si detyrë të gjurmojë e të studiojë sistemin fortifikues dhe nëpërmjet materialit arkeologjik të verë në dukje dhe disa aspekte nga jeta e këtij qyteti antik.

…Në vjeshtën e vitit 1975 u informuam për zbulimin e një varri me rrasë guri, gjatë punimeve bujqësore në vendin e quajtur :Beliket ose :Bregu i Veros.Një rrugë këmbësoresh që nis nga kalaja e Mavrovës dhe kalon nëpër lagjen :Dervishaj, të shpie për gjysmë ore rrëzë shpatit perëndimor të vargut kodrinor :Maja e gjate:Qafa e Dervishajve. i cili vjen e zbutet deri sa zbret shkallë-shkalleë në buze të përroit të Sklapit. Mbi faqet tarracove të këtij shpati të quajtur nga vendasit me toponimet :Beliket ose Bregu i Veros , në pjesën e sipërme të një ledhi të pyllëzuar me shkurre të dendura ndeshëm një varr të tipit cist prej pllakash guri me rrasën e mbulesës paksa të lëvizur…

3.

Viti gri, ‘89.Po zbrisja nga Mavrova.Një burrë veshur me sqime,që sot do i thoshim zotëri aso kohe,fjala ishte shok me një palë syze me një çantë të madhe bojëkafe më thirri:

-Djalosh,më prit se bëjmë udhën bashkë, deri të Shkalla Mavrova!

Kalova nga shkolla, te zyrat e sektorit,te çezma dhe udha zbriste poshtë.Burri më pa në sy.

-Jam Llambi Durolli i muzeut,isha te kalaja .A e di se ku bie kalaja ,më pyeti.

Rrëzë kodrinave dhe zgjatet edhe nëpër shtëpi si te shtëpia e hoxhajve,muret e saj janë në brendi të saj, te Likaj murri është i mirëmbajtur, duken gurët ciklopikë.

-E di si quhet kjo kala dhe qyteti vet?Mavrovë: kalaja e Cakallovajve,më kishin thënë kooperativistët ,një ditë të ngrysur me një shi ,që pikëzonte pikë- pikë sipër flokëve të tyre me një ftohmë të lehtë si fillim dimri, kur koha kishte shënuar pjekjen ullirit. Mavrova ka shumë ullinj shekullor,trungjet e ullirit nga skaji në skaj nuk e pushtojnë dot dy vetë,më shumë ngase prej shekujsh ullinjtë kultivohen nëpër ato bokërima, nga fshati deri poshtë në fushë,nga lindja deri në perëndim,nga veri,jugu andej këtej .

-E di se kush e ka zbuluar këtë kala? Djali i fshatit Burhani i Dautajve.Po arkeologu Burhan Dautaj. Këtë mësova nga historiani korçar, që ishte vete një enciklopedi e gjallë lindur në vitin 1914 Ll.Durolli që kishte vite në këtë qytet si mësues ,historian etj. Ajo që kamë parë me sy është se vetë Mavrova është rrethuar me një sistem rrugësh prej guri të skalitur. Nga ura e Sklapit gjurmët janë të fshira aty,këtu nga ura e Belasë ,nga lapidari drejt Shkallës nga Lagja Dervishaj, që zbret kështu fshati antik ka pasur udhët e ngurta të saj plotë gurë, që janë një llojë krenarie edhe si tregues i punës së banorëve të hershëm të qytetit antik, që ishte një qytet karakoll,nga ku prej saj kontrollohet një pjesë e luginës së mesme të Shushicës dhe degëzimi i rrugëve natyrore, që shkojnë drejt Kaonisë, apo vazhdojnë drejt Amantias. Ishte si Cerja e Smokthinës, qytet karakoll, që kontrollonin udhët që përshkonin karvanët e famshëm me gjithfarë produktesh. Shtrihej midis dy majave të kodrës dhe në shpatin perëndimor të saj, ndërsa ana lindore pritet nga një rënie e pakalueshme shkëmbore.

Duke treguar arkeologu dhe historiani Durolli ,më përcollën një histori të pazakonte.

Kalaja e zbuluar nga Burhani me dy ekspedita arkeologjike me një distancë kohe 15-18 vjet nga djali i fshatit qëndron atje 285 m me disa emërtime ,në atë majë të Rrethunit rrethuar ku errëta e forta dimrave të acartë fshikullojnë gurët shekullorë dhe vet kodrinën .Aty fare pranë kalasë qëndron stoik prej vitesh e vitesh një lapidarë që tregon një ngjarje historike të lavdishme nga furia e luftës së Dytë botërore antifashiste. Është mister ngjarje?Jo duket e çuditshme ,mirëpo nuk është aspak një koincidencë e rastisë. Është hyjnore edhe vet lufta për të shporrur nazizmin ,mbetet hyjnore. Vet Hitleri mbante energji nga rrethi i pestë i ferrit. Është Hyjnore se ajo energji e djallit mbarsur diku nga rrethinat e Saturnit ra përmbi glob si një murtajë ,një rre e zezë që shkoi në satër e futi ndër dhe miliona njerëz shumica të pafajshëm ku shumë popuj humbën fëmijët,prindërit,vëllai,motrën nën sharrimin e mitralozave nazistë. Kështu edhe këtu në 31 mars u vranë 31 trima partizanë po nga nazistët kur ishin duke pushtuar majën mirëpo nazistët të armatosur dhe të furnizuar i grinë me plumba që prodhonin miliona të burgosur .Xha Jaho me dylbi pa të përgjakur dhe të binte i biri nga plumbat nazistë në tokën e shqiponjave. Nuk ka asnjë keqkuptim ishte luftë për shkulur të keqen e madhe nazizmin. Nuk ishin partizanët ,që kishin shkuar në Berlin për të tu ndeshur me nazistët,ishin nazistët që kishin marrë gjithshka nga popujt dhe po shkretonin me zjarr, me hekur edhe këtë vend të vogël .Ironia ishte se ata ishin gjoja të krishterë duke luftuar të pafetë. Nuk ka këtu rastësi 31 partizanë të vrarë në 31 mars. Aty ku 30 vjet më vonë Burahan Dautaj do të zbulonte rrënojat e kalasë dhe vet muret e më gurë ciklopikë saj, që ngjisnin zbrisnin kodrinën duke mësuar se këtu ky katund i vogël dikur ishte një qytete i madh ,karakoll qytet që kishte edhe një monedhë të sajën me një emër të bukur si vete qyteti me emrin e Olympias,monedha quhej:Olympiastan.

4.

Katundi majë kodrinës nga antikiteti e këtej është njohur me tre emra. Mirëpo, ai më i bukur, si uji i distiluar ndër të tjerët është emërtimi, që i dhanë para Krishtit:Olympia.Aty nga koha e Zogut u emërtua:Mavrovë-Fitore,prapë sllavizmat mbetën dhe prej asaj kohe mbetjet sllave enden nëpër emërtimet tona në dheun tonë ,që nuk i tretë dot,thjeshtë janë të rënda dhe nuk janë tonat morr vëlla, këto emërtime ngurrzeza!

5.

Kështjella u ndërtua nga vendasit kur ata u fuqizuan nuk ishte si kështjella që shkruan i famshmi Kadare ,kështjella Graks, thjeshtë si dhuratë. Kjo u ndërtua për njerëzit dhe u shërbeu vendasve për shekuj me radhë. Para aty ka pasur banorë dhjetëfish nga sa mund të kenë mbetur sot me gjithë lagjen Hastane. Kështjella u ndërtua me gurë ciklopikë madje më të mëdhenj sa gurtë, që u ndërtua kryeqendra e tyre,rreth 30 km në lindje Amantia. Kështjella karakoll kishte vrojtuesit e saj që lajmëronin se karvanët sapo kaluan dhe të tjerët po ngjiteshin udhës së ngurtë për te kështjella. Duke qenë se të gjitha ujërat rrjedhin në det dhe se të gjithë lumenjtë lindin në lindje dhe rrjedhin në perëndim,pikërisht atje ishte edhe udha për të gjetur botën rreth e qark apo më larg. Nga kështjella vështrimi zgjatet deri atje ku shushurin Shushica. Dhe nga sipër deri atje ku mbyllet nga retë. Pra këta banorë të kësaj kështjelle ishin edhe qiellorë por edhe tokësor. Bijë të qiellit nga ku u finalizuam me energjinë e shpirtit që këtej miliarda e miliarda km që mbartet skaji i skajshëm i udhës së Qumështit. Sa më shumë i afrohesh mureve të saj, aq më madhështore të shfaqet dhe sa më shumë largohesh aq më bukur të enden në kujtesë,muret e saj.

6.

Kështjella ,që zbuloi Burhani edhe sot është aty dhe do të jetë atje në majë të Rrethunit. Mirëpo Burhan Dautaj zbuluesi i dy qyteteve ilire sëbashku me bashkëshorten shkencëtare, Aleksandra Mano ,para ca ditësh dhe pas shumë kohe pas bashkëshortes shembullore ,iku sipër qiellit sikurse ikin shtërgut siç thotë Poradeci ,pra ai iku për tu bërë i pavdekshëm. Burani, shkoi atje ku shkojnë të gjithë të vdekurit në dheun e ftohtë ,por asnjë nuk kthehet prej andej,në këtë botën tonë. Mirëpo emri,vepra zbulimi që bëri ,kështjella ka muret e saj atje në majë të Rrethunit dhe do të jetë sa jeta jonë të ketë frymë. Nga ky katund kanë dalë te tjerë emra të famshëm në polikë që u bënë anëtarë byroje,gjeneralë,ministër,por asnjeri nuk i dha fshatit ujë ,rrugë përveç ndonjë punësim. Burhan Dautaj i dha Olympien e zhytur në errësirë në shekuj errësirë, ndërsa kuçovareve Dimalin e lashtë dhe krejt ilir. Burhani e kishte thënë se dëshironte të nisej tjetër atje në Olympie ,por mosha ,mundësit e pakta dhe te tjera nuk e lanë,kështu që ekspedita e tretë mbeti veçse një ëndërr për ti filluar nga ndonjë birë fshati,zone,patriotë, i patundur por më parë se gjithash të fillojnë të ndryshojnë emërtimet sllave dhe Mavrova e sotme të quhet,sikurse quajtën të parët: Olympia .Ja përse mbeti deri në fund të jetës Olympia ëndrra dhe dashuria e arkeologut Burhan Dautaj. Ishte toka ku lindi,u mëkua dhe u burrërua dhe një ditë erdhi atje me ekspeditën e tij arkeologjike dhe më vonë sërish ndoqi udhën e gërmimit në Olympe.

*Autori ka drejtuar parqet arkeologjike të Vlorës

About Post Author