Gëzim Llojdia- Përse për Zeqir Alizotin -skulptura është formë e bukur e hapësirës


Skica te skulptorit Zeqir Alizoti

Gëzim Llojdia

Në Kuç të Vlorës kam parë një skulpturë, që jam befasuar. Ishte trimi Zenel Gjoleka në Shurrë të Kuçe/ me fustan mbi gju hajdutçe.. Kur pyeta vendasit këtë vjeshtë,:”Dora e kujt krijuesi është kjo vepër?Rëndë, rëndë lebrit mu përgjigjën:E Zeqirit të Çamërisë. Mirëpo po të gjezdisësh në qytetin e Flamurit do të ndeshësh në veprat e këtij krijuesi. Në pallatin e Sportit që gjendet diku aty nga Skela e Vlorës vëmendjen tënde mund ta tërheq ky basoreliev që i përket si kohë vitit’ 76.Edhe basorelievi tjetër i punuar tek stacioni i trenit që i përket vitit 1985 është pjesë dhe vepër e duarve të këtij krijuesi dhe sërish në Skelë përpara godinës së universitetit. Shtatorja e plakut I.Qemali në hollin e teatrit të qytetit busti i Petro Markos me të gjitha tiparet e tij. Këto të gjitha mund të quhen ekspozitë në natyrën e këtij qyteti. Ndërsa në studion e tij në një prej lagjeve në lindje të qytetit,ka befasira të reja. Skluptura të arrira të punuar me kujdes dhe finesë,që shprehin vepra arti të mirëfillta. Guri i kthyer në vepra arti,që flet vet,ka aty që nga nudo deri tek portrete e vajzave,ndërsa nudot jo për zhveshjen e femrës por për bukurin që mpiksje brenda ,vajza nudo që flinte pështetur përmbi gjunjë,e pafajshme sa vetë bukuria e saj e pastër si kristali,dukej se shprehte fjalët:”Mos e zgjoni,lëreni në pafajësinë e saj”.Malësori me lahutë ishte tipik banor i atyre viseve,kurse portrete vajzërore janë forma aktuale të përditshmërisë tonë. Alizoti është një krijues me tepër dinamizëm.Ai e merr gurin apo allcin e përpunon brenda parametrave që ja jep arti dhe sigurisht me duart e tij e bënë të flas,të eci të meditoj,të jetoj.Ë shtë një ndër krijuesit e pakët, që i kanë mbetur këtij qyteti në këtë gjini që punon pa u lodhur ditën,natën dhe nuk trembet se arti i tij do të humbas një ditë.Ska gjasa ,që kjo të ndodh,sepse a mund të ikën dhe të zhduken njerëzia e kësaj bote,kështu fare dhe papritur?

Mirëpo si i sintetizon punën e tij krijuesi Z.Alizoti?

” Z.Alizoti… Skulptura, para se gjithash është një formë e bukur ne hapësire, Artisti me mjeshtëri dhe kulturë e ndërton atë me një ritëm personal. Ndjeshmen i jep asaj jete dhe plasticitet, potenca e fortës i jep force depërtuese tek vizitori

Vepra monumentale dhe ekspozita vetjake te autorit

1-Basorelievet ne pallatin e sportit ne Vlorë (1976, se bashku me K.B.)

2-Basoreliev ne stacionin e trenit ne Vlorë ( 1985, se bashku me P H.)

3-Ekspozite personale ne Vlore, 19904-Pjesëmarrje ne Bienalen ndërkombëtare ne gurin Lecez (1998)

5-Ekspozite personale ne Bordo, France (1999)

6-Grupi skulpturor “Borbardha dhe 7 xhuxhët” ne kompleksin turistik Llogora Vlorë viti (2002) 7-Shtatorja e “Marigo Posios” ne qytetin e Vlorës viti (2002)

8-Monumenti “Zenel Gjolekes “ne Kuç te Vlorës viti (2003)

9-Shtatorja e “Ismail Qemalit” para Universitetit me të njëjtin emër viti (2003)

Skulptori :Z.Alizoti

Erdhi në këtë jetën tonë ne qytetin Vlorës me 13.04.1950. Kreu mësimet ne Liceun artistik “Jordan Misja” ne Tirane (1966-1970), përfundoi studimet e larta ne Akademinë e Arteve, dega e skulpturës se aplikuar ( 1970-1974). Ka zhvilluar një veprim¬tari te gjere krijuese, duke marre pjese ne ekspozitat lokale e kombëtare te arteve, si dhe ne vende te ndryshme te Evropës. Shume vepra te këtij autori me karakter monu¬mental janë vendosur ne fasadat e objekteve social kulturore te Vlorës dhe ne Galeria;e Kombëtare te Artit ne Tirane. Ka çelur ekspozita ne Itali, France, Greqi, etj. Punimet e tij janë te realizuara ne tekniken e qeramikës, bronzit dhe gurit. Ka patur vlerësime te shumta nga mendimi kritik e artistik brenda e jashtë vendit.

About Post Author