Gezim Llojdia-Pse në kalendarët e lashtë përmendet 21 dhjetori?Po alienët?


Gezim Llojdia

1.

Energjia e alieneve ka aritur të “eklipsoj diellin” tonë. Rreth datës 20 dhe 21 dhjetor më poshtë do sjellim shpjegimin shkencor ,janë parë shpërthime diellore .Edhe një muaj më parë,ngjanë shpërthime diellore, që në tokë meritën pas 3 ditësh .Dhe tash e tutje do të jenë të shpeshta.

. Sipas Rrjetit të Motit Hapësinor të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) , dielli ka qenë mjaft i zënë javën e kaluar me disa rajone aktive që dalin në sipërfaqen e tij përvëluese në prag të Krishtlindjes. Stuhia gjeomagnetike e shkaktuar nga CME e së hënës pritet të jetë vetëm e vogël, tha Zyra Met. Stuhitë gjeomagnetike ndodhin kur grimcat e ngarkuara nga dielli ndërveprojnë me fushën magnetike të planetit. Linjat e fushës magnetike të Tokës do t’i ridrejtojnë këto grimca mbi pole, kjo është arsyeja pse ne shohim aurorat në këto vende.

2.

…Alienët nëpërmjet valëve, që mërijnë deri në toke godasin energjinë negative,dhe do të fuqizojnë energjinë pozitive. Mirëpo ata ,pra alienët duke qenë shumë larg në fundin e galaksisë tonë, ata do të godasin edhe ndonjë planet,por jo pa qëllim nga ku buron energjia negative.

Nuk dihet nëse ka planet , që ndodhet në diellin tonë, por gjithashtu dihet se në diellin tonë këtë energji negative e mbart planeti:Saturn ,me të famshmin :6 këndëshin e tij, të erërave negative.

3.

….

Këto ndryshime janë jo të rastësishme për kohën pra 20 -21 dhjetori siç e kishin shkruar kalendarët lashtë të Majave. Ka filluar që në 21 dhjetorin e vitit 2012, aso kohe u tha se do të përmbysej bota, por në fakt shkencëtarët dhe mediumet thanë se ishte interpretuar gabim kalendari i majave, që do të thoshte se përmbyset energjia e vjetër dhe po rilind energji e re dhe se tash prej 10 vitesh lufta mes të dyjave ka pasur shumë kulme. Atëherë për të: ribërë këtë alienët dërguan planetin Nibiru,që ishte i tërë gaz që u tha madje se nuk ekzistonte ,por në fakt ishte energjia e tyre që vinte në tokë për të rishpejtuar proceset në tokë?n tonë. Ky planet madje hyri drejtpërdrejt planetit tonë ,jo siç rrotulloheshin planetët e tjerë dhe NASA për të qetësuar njerëzimin tregoi edhe një video, por nuk tha qëllimin nëse edhe e vet e kishte kuptuar se po vinte energjia e re për planetin tokë. Kjo është epoka e madhe e ndryshimit rrënjësor, ku gjërat nuk do të jenë ashtu siç kanë qenë deri tash. Mirëpo energjia e alienve e bërë tash njësh në planetin e tyre, që është energjia më e madhe e universit, ka filluar ti jap drejtim dhe se dielli ishte i pari që ra nga sulmi i parashikuar edhe nga Baba Vanga për vitin 2022 :se do të kishte sulm alienesh. Ata nuk kanë pritur më: burokracinë,

madje kanë lënë dhe kanë mënjanuar edhe energjinë e profetëve, që edhe pse nuk jetojnë prej shekujsh , u jep njerëzve mbi tokë energji,që njihet edhe atje sipër kanë marrë fatin në dorë të galaksise tonë, por njëkohësisht të galaksisë së tyre , sepse galaksitë e tjera nuk kanë jetë njerëzore, por janë grumbullime resh dhe si për kuptim bota jonë, tani do të shoh dhe do të ndjejë pasojat të cilat do të vijnë me shpërthime të herë pas hershme të shpërthimeve diellore.Shumë gjëra do të shkojnë drejt pozivitetit ,pra ata po shpërndajnë energjinë pozitive të tyre dhe se si mund të vijnë këtu në tokën tonë dhe në këtë galaksi, peçërveçse duke pushtuar diellin tonë dhe të tjerë diej nga ku do të shpërndahen energjitë pozitive e cila do të ketë pasoja të mëdha ,psh në galaksi të tjera apo diej të tjerë , ndonjë planet që mund të jetë mbartës i energjisë negative do të zhduket, pa nam e nishan,por ne do të shohim vetëm shpërthimin ndonjë ditë.

4.

…Së dyti-po me religjionet fetare çfarë do të ndodhë?

Alienët e dinë fare mirë se këtu poshtë në tokën tonë fetë, që zotërojnë energji kanë hyrë në territoret e njëra-tjetrës dhe si do vijoj puna, ata do të përcaktojnë nëse do ketë një fe globale duke sjell një profet apo këtyre feve do tu jap secilës kopshtet e tyre sa u takojnë pa hyrë apo cënuar njëra-tjetrën. Rendi i ri botëror do të shpaloset me një profet të ri dhe fetë e vjetra me festimet tradicionale do tua lenë vendin religjioneve të reja

Pse themi fetë, dhe jo qeveritë ,ngase fetë ,ato punojnë dhe mundohen të hyjnë në rrugën e madhe të ndriçimit nga ku flitet :gjuha e alieneve.Është gjihë misterioze dhe flitet veç shpirti me shpirtin.

Asgjë të re nuk kanë sjell qeveritë, politikanët, religjionet etj, prandaj pritet ndryshimi.

Deri tani po lufton e mira dhe e keqja. Pas 20 dhjetorit dhe më tej në ditët në vijim, bota do filloj ndryshimin e parë dhe më tej. Të gjitha ndryshimet vijnë nga Zoti. Toka s’mund të mbetet gjithë kohës :”streha e djallit “me energjinë negative, që merr nga planeti :Saturn =Satana.

5.

Energjia e gjigantit Jupiter dhe planetit marsi fillojnë të ndihen pas 20 dhjetorit. Shpërthimet diellore janë valë energjie pozitive që mërrijnë drejt nesh me një synim të qartësuar :”Duhet bërë ndryshimi”.Kaq vite e shekuj edhe fete kanë rënë në batakun e njerëzisë me të mirat dhe të këqijat e tyre,por vëmendja ndaj tyre po bie gradualisht. Mirëpo do ta lejojnë alienët këtë fakt lidhur me fetë,atje ku mësohet rruga e tyre të mos ketë mbështetës të tyre. Kush e ka kuptuar, pra kush ka njohuri mistike e di se bota ndodhet në pragun e një ndryshimi të madh, ku edhe religjionet duhet të ndryshojnë. Përndryshe, siç deri tash kanë dështuar, do të vijnë duke u fundosur.Një pyetje për ta vërtetuar:Përse dy papët në Vatikan dhe krejt drejtuesit e feve në botë, nuk e parandaluan ose ta ndalojnë ,pra ta bënin zap pandeminë, madje as sot e kësaj dite s’po e bëjnë, por po struken në “ngrehinat e tyre luksoze”ku mbulohen nën emrin e Zotit?

…Ka dy vite që pandemia bën kërdinë.Mesazhet kanë ardhur me kohë për ndryshim. Ja disa shenja :tërmetet e vegjël e të mëdhenj, vullkanet, konfliktet botërore, uria dhe mijëra probleme. A mund ta thotë ndokush. Cili ka qenë reagimi!Gjerat kanë ecur si ka dashur energjia e zezë, pra ajo që e etikojmë si energji negative. Por kjo shpie në humbje ekuilibri të tokës kur njëra energji zgjatet tej kufirit të saj.Zoti s’mund ta lërë tokën të shkasë në errësirë. Qeveritë e korruptuar, politikanët e mbaruar kanë bërë kërdinë, sapo çasti për ta mbriti.”Deti u bë kos”. Fetë u majmën dhe harruan misionin e tyre. Shumë profet i lanë në heshtje,Kujtojmë këtu Gjon Pagezorin profetin e 4 feve, që u vra edhe pse ai ishte pagëzuesi dhe u harrua qëllimisht duke lartësuar vetëm Krishtin. Korrupsioni ,episode seksuale dhe të tjera kanë mbytur edhe religjionet. Kështu vallë, do të eci bota?Sytë e providencës kanë kohë që vijojnë ta vëzhgojnë këtë katrahurë, që përjeton toka jonë, nga banorët e saj nga qeveritarët e saj dhe religjionet e saj. Koha për ndryshim është mesazh hyjnor. Duan, s’duan do të detyrohen ta pranojnë. Me hir me pa hir. Ky është edhe qëllimi që eklipsimi i diellit është i përkohshëm për të realizuar një qëllim të madh.

6.

Bota nuk mund të vijojë rrjedhën e saj me shprehjen shqiptare: “Shtyje ta shtymë “.Dhe pandemia do të zhduket dhe do të duket sikur ska ekzistuar, tregje të reja do të lindin pas kësaj lufte. Po ta keni kuptuar sado pak mbyllja në krishtlindje, pak a shumë ka këtë qellim. Do vijnë fe të reja me energji të mëdha, që do ti sjelli njerëzimit zhvillim të ri. Prandaj sa të kalojnë ditët dhe do të shihni se analizat s’do të kenë vlerë sepse do të ketë zhvillime të reja, që janë në pritje, prandaj edhe bota s’do jetë më, kjo që ka qenë…

About Post Author