Gezim Llojdia-Shterpëzoi bleta nëpër fletëverdha.


Shterpëzoi bleta nëpër fletëverdha.

Gezim Llojdia

Shterpëzoi bleta

nëpër fletëverdha.

u pengua luleverdha.

Roit në zgjua.

Uji shtërpoi në krua.

Si atëherë det.

Me katër fletë.

Tërfili në lëndina.

E gjorra haresë.

Kullosin bletë.

Shumë pyetje në përgjim.

Amidoni zbret.

Vjeshtës së tretë.

Vjeshtës së fundit.

Tatëpjetë.

Në krahë,në cungje.

Tretur.Gjetheverdha.

Se ndaluan dot,një mal me gënjeshtra.

Gjurmët e këtij krimi.

Shenjë kërcënimi.

Ashtu e ngrirë.

Gurgullima e amidonit.

Oshëtinte.

Një udhëtim i kundërt.

Ikje .

U plake moj gjethurinë!

About Post Author