Gezim Llojdia:”A ishte Gjon Kastrioti :”Ëngjëlli” që i solli mesazhe zgjimi, Skënderbeut


Gezim Llojdia
1.
Ardhja e Skënderbeut:
mund të përfshihet në kapitujt e gjërave interesante,që kanë patur mundësi të shkruhen në disa gjuhë në librat e kohës.
Ardhja e Skënderbeut :
dëshmoi për një figurë të pazakontë.
Ardhja e Skënderbeut:përmbi “prarimin e lodhur të kohës”, regjistroi një periudhë të furishme shqiptare.
2.
Ura.
Mirëpo, kur Skënderbeu arriti në viset arbërore.
Urat eArbërisë gjegjësisht të paoksidueshme nga koha,drejtimin humbur e kishin.
Shtegëtarë të kurthuar nën guackën e fortë të perandorisë,
përbënin shkëmbinj të vdekur.Vise të Arbërisë përbënin toka të etura në shkretëtirë.
3.
Arë e vetmuar.
Gurrët mbanin nën vete,qefinët e tharë.
4.
“Istori e Skënderbeut”.
“Istori e Skënderbeut” është historia shqiptare në shekullin e XV.
Do të shqyrtojmë përveçse disa të vërteta historike nga vargjet që ka kënga heroike , që nxori pena e Naimit ,për kryeheroin shqiptar,situata dhe kthjellime historike apo ndijime shpirtërore, që përjeton nën dalldin e zërit ëmbëltor të Naimit.Sepse Naimi ishte më afër perandorisë,
(nënpunës i saj )se sa autorët e tjerë, që kanë shkruar për Skënderbeun.
5.
Shqyrtime historike:
Kënga naimjane nga “Istori e Skënderbeut” :
Këndo ëngjëll urtësinë……………………………………………………………………………
6.
Një fillesë e çuditshme.
…Kënga naimjane është si valëz deti.
Ngritjet dhe uljet e saj.Janë dallgë të atij deti,që godisnin brigjet dëshmitare.
Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë nën suprinën e ujit.
Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda vargut lëviz fjala e ëmbël: këndo ëngjëll urtësinë……
Cili është ndërkohë instrumenti matës i valës shpirtërore?Shpirti naimjan.
Ai ka derdhur me një kosto jo të vogël qindra vargje,mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirti të pafund njëkohësisht të paanë.
7.
Historia e “Istorisë…”
Shfaq këta personazhe interesante.
-Skënderbeu.
-Gjon Kastrioti, -Moisiu,
-Hamzai,
-Vrana,
-Lekë Dukagjini,
-Huniadi,
– Filipi,
-Alfonsi, -Vlladisllavi,
-Ferdinanti,
-Paleologu,
-Sulltan Murati, -Sulltan Mehmeti, -Papa Piu II etj, etj,etj …
Këngët janë kapitujt.
Gjithsjet 22 kapituj.
22 këngë naimjane.
Rradhitja e këngëve :
Koha e “Istorisë…
Viti 1898.
Pas dy vitesh,trupi i poetit do të fironte.
Poeti kombëtar N.F,diku aty nga shekulli XIX,i ngre këngë,kryeheroit tonë kombëtar të shekullit të XV.
8.
Ëngjëll.
-Këndo ëngjëll urtësinë… rrëfen Naimi.
Për çudi,nuk përdorë një shprehje të folklorit ,që zë fill me vargun :këndo o muzë…
Më duket një varg tepër i pasur,i shkurtër por i thellë.
Mirëpo kam një pyetje të brendshme:
Përse Naimi përdor këtë fjalë në këtë poemë kilometrike me 22 këngë heroike për kryeheroin e Shqipërisë?Pra :Këndo ëngjëll urtësinë!
Si do të duhet ta këndoj ëngjëlli i patregueshëm këngën e urtësisë?
Në të vërtet,pa bërë hasha do ta themi,atë që dihet mirë.
Naimi është një poet bektashi.
Ai e dinte fare mirë se kënga e një ëngjëlli është qiellore.Dhe kjo këngë,pra kënga e një ëngjelli do të dëgjohet,përtej hapësirave të kalitura nga mjegullat.
Do të dëgjohet dhe ka për të rënkuar shpirti është një shprehje, që më pëlqen ta përdor nga bektashinjtë.
Ndërkaq ,Naimi e ka të qartë se shpirti rron.
Edhe shpirti i kryeheroit,
mbrëmjen kur shtegëtoi përtej shkrepave.
Ndërkaq shpirti me ëngjëlllin,
udhëtuar ka.
Prandaj i thotë ëngjëllit :këndo ëngjëll urtësinë…
Ngase është tepër i sigurt se kënga e ëngjëllit dëgjohet atje ku është hapësirë dhe rrojnë shpirtërat.
Atje ku është dielli i paperëndishëm.
Do të këndohet kënga dhe do ta dëgjojnë shpirtërat,përtej hapësirës tonë.
Pra këndo një këngë shpirti,që ta dëgjojnë edhe të vdekurit e pavdekshëm.
Në shtatë qiej larg nesh. Përndryshe nëse poeti N.F do të thoshte :këndo o lahutar një këngë trimërie…ajo do të dëgjohej ose ndihej vetëm brenda hapësirës tonë.
Pra përkushtimi në këtë rast do tu përkiste vetëm të vdekurve të vdekshëm,
pjesës tokësore,që mbetet e vdekshme për çdo rast.
Ndërkaq duke qënë një poet bektashi N.F nuk ka se si të mos përdorë në penën e tij, fjalët për këngën e ëngjëjve.
Kënga e ëngjëjve është më e lartësuar.Është njëfarsoji këngë ëngjejsh.
Por çfarë janë ëngjëjtë?
Të shumëndërruarit.
Janë krijesa prej dritë,flasin librat e shenjtë.Ata nuk shfaqen ngase duan të mbeten përjetësisht të padukshëm.
Ëngjejtë janë “vizitorë të ëndrrave tona”.
Engjëjtë janë lajmëtarët e fateve të pathënë.
Por ëngjëjtë janë real,përtej horizonteve tona.
Madje thonë se engjëjtë kanë edhe krahë.
Ndërkaq kënga e ëngjëjve do të mendohet kështu fatsjellëse.
Madje ka gojë ,që thonë se me engjëjtë udhëtojnë shpirtërat.
…Ke dëgjuar or mik kur thonë :”Jepe shpirtin or burrë se erdhi engjëlli për ta marrë”!
Dhe emri i këtij engjëlli, që udhëton me shpirtërat nëpër hapësirë është Azraili.
Duke cituar ëngjëjtë tek poemat e Naimit mbrijnë në një pikë të përbashktë.
Poeti N.F,disponon njohuri të habitshme rreth kësaj pjese të panjohur.
Dy poemat.
Poeti N.F. në dy poema heroike.d.m.th ‘Istori… dhe “Qerbelaja”, ai vargjet ka dëshirë ti formëzoj me fillesë fjalën: ëngjëll,pra tek “Istoria… shprehet : këndo ëngjell urtësinë…
Te ‘Qerbelaja” :
ëngjëll ,që mu qase pranë…
Te”Istoria…” ëngjëllit i thuhet të këndoj.
Te “Qerbelaja” ,
ëngjëlli nuk këndon, por vajton fatin tronditës, por të parathënë, për shuarje të shënjtorëve.Ai nga padukshmëria mbrin tek përjetësia,në botën tonë.”…
“Ëngjëll, që mu qase pranë…, d.m.th në këtë kohë, që shpirti më rënkon thellë për shënjtorët e rrëzuar tragjikisht në Qerbela, mu gjënde pranë.
Ishte e pashmangshme ardhja e ëngjëllit dhe vajtimi i tij.
Të gjithë kanë orë shpirti,por ora e Naimit e ndjen ardhjen e ëngjëllit,ose e dëgjon këngën e ëngjëllit.
Ora e Naimit është ora e kuptimit të gjuhës së fjalëvë të pathëna,nga ëngjëjtë qiellor.
9.
Urtësia.
Naimi në këtë varg ka përdorë fjalën :”Urtësi”.
Pra ,ëngjëllit i thuhet të këndoj në gjuhën e tij të padeshifrueshme ,por ajo të jetë një këngë për urtësinë.
Pra ,ëngjëlli si ai rapsodi i moçëm shqiptar duhet të këndoj trimërit,sepse trimërit lëvdohen.
Madje ka gojë që thonë se ka një vend të lartë në hapësirën qiellore ku shkruhen veprat e mira.Dhe këto i ruajnë ëngjëjtë e lartë.
Kështu edhe thelbi i vetë këngës të ketë një bazë dhe ajo të jetë urtësia.
…Etimologjia e fjalës filozofi,jepet greqisht :”Me dashuri për urtësinë”.
Është një art i të jetuarit,një moral që konsiston në të sjellurit në mënyrë të arsyeshme,për të evituar çdo sjellje ta pamatur,për të pritur çdo ngjarje me qetësi.
Urtësia, ka përshkuar si vijë bektashizmin. Njerëzit e mëdhenjë i përshkon urtësia.
10.
…Kryqzime rrugësh.
Duke rrugëtuar sërish nëpër “Istoria…”
Zbresim disa vargje.
Ecjen e bëjmë si nëpër kalldrëm.
Cdo rreshtë ka një shtresë pllakash të çimentuara mirë ,harmonike me njëra-tjetrën.
Tre vargje të tjerë në duar.
Të tre ,këto kanë frymën shpirtërore të Naimit,ato përbëjnë një lloj piramide me një kulm.
Lexojmë përveçse kulmin:Bektashizmi.
Nga bektashizmi burojnë urtësia,mirësia,
besa etj.
Të gjitha këto fjalë posedohen aty si rrallëkund në literaturë tjetër.
11.
Drita.
Një shkallinë tjetër.
…Skënderben e trimërisë/që i dha Shqipërisë dritë……………..
Drita.
Kahu i saj,agimi i paperëndueshëm.Trimërit e kryeheroit në thelb,ruajnë dritëzën.
D.m.th zmbrapsja e errësirës,rrëzimi i saj për të ndritur dielli i Kastriotëve.
Larg çdo përfytyrimi,poeti shprehet, që i dha Shqipërisë dritë.
Dritëza,qëndra e saj nuk janë gjuhët e zjarrta të diellit,që ka shekuj që vlon,por s’perëndon,në sytë e Naimit, dritëza është Skënderbeu.
…Ky ishte ndriçimi më i madh në errësira të largëta. Diagrami i rrahjve të zemrës ishte mëmëdheu i dëshiruar.
Fati i Shqipërisë.
22.
Prej 22 këngëve të ngritura nga Naimi,për një histori,më ka tërhequr gjithmonë një këngë,që prek thellësit e kohës.
Është kënga.:”Fati i Shqipërisë”,në këtë cikël këngësh.
Pse pikërisht kjo ? -Rrobat.
Duket sikur fati i shqiptarëve ka qënë një lëmsh i ngatëruar.
Duke qënë një popull i vogël,shkruan një shkrimtar kosovar,(këtu e gjej përgjigjen ),gjithmonë na i kanë prerë rrobat popujt e mëdhenj.
-Koshienca.
Mirëpo le të bëhemi pak koshient.Dikur ka ekzistuar një shekull në historinë tonë të ndritur.
Diku aty ,nga shekulli i XV.
Atëherë rrobat e të tjerëve pas krahëve tanë,ishin në duart tona.
C’masë do të merrnim ne,do të vishnin ata.
D.m.th “sizmografi”,që përcaktonte lëvizjet e kohës ishte shqiptar.
Ndërkaq ,shumë nga kancelarit e europiane,sot e kanë haruar këtë. Shqipërisë i lënë vend përtej kësaj porte.
…Shqyrtime:
-U ngritë fati i Shqipërisë…
Vargu.
Ky është varg naimjan.
Sepse ,Naimi nxjerr diamante nga brendia e shpirtit.Një copëz e tij është :U ngrit fati i Shqipërisë… Tmerri.
Pllakosur errësirë, përmbi katundet shqiptare.
Xëc. Gradacion nate.Tmerr pa fund.
Kaq vite qefinë tharë,vdekur tek shtëpia e vet.
Po fati ynë ,gjegjësitsht ku rrinte i kyçur ? Ngryseshin ditët.
Kush na xarriste. Fatlidhur,fatzesë.
-Ringritja.
Por koha, përjetësisht s’e priti kohën.
U ngrit fati i Shqipërisë….
D.m.th i zhytur,
i strukur,i rrëzuar qënkish, që kur kjo ëndërr e ëndërruar.
Pra u ngrit nga e kishin gremisur.
-Vdekje.
Një copëz tjetër vargu po kap:Si vdekuri nga varri….
Sy të verdhë vdekje.
Nxinte.Kobëzestë dhe mellanbërësit e kishin kallur,atëherë shtatë pashë ndë dhe.
Do ,mos bëhej më,ëndërronin të liqtë.
Thirrje tinzarësh,nga njerëz magjilidhës.
Vargu pasues :Morri udhën e Azisë…
Udha e Azisë?
C’është ,kjo udhë e Azisë?
-Nga bie udha e Azisë or mik?
…Besojë është udha e qëmoçme e mëndafshit!Udha e mëndafshit vëlla, ka vdekur,që kur!
Udhë shpirti.
Kjo nuk i përket territoreve të Azisë.
Por nëpërmjet kësaj udhe ëngjejtë morën drejtimin e Azisë,kur kërkohej adresa e saktë e Skënderbeut,që gjëndej në ato vise aziatike mes trupave jeniçere.
Duke rrugëtuar përtej horizonteve tona.
Është udhë përtej horizonteve tona.
Sidoqoftë, kjo udhë shpirti ka dalje autostrade.
Gjerësia e saj është thellësi.
Ndërkohë që,thellësia është pafundësi.
Është ngjizje me dehje qielllore.
Ngre dy pyetje, por ,që në thelb kanë të njëjtën përmbajtje.
1-Kjo udhë nga kush u përshkua ?
2-Përse ëngjëjtë,që mbanin në dorë fatin e Shqipërisë nxënë rrugën e Azisë?
-Shpjegimi.
1-Nëpër këtë udhë shpirti,engjëjtë vërshuan me fatin e Shqipërisë në dorë.
2-Përse engjëjtë morrën drejtimin e Azisë?Ose më saktë.C’farë kërkonin në kryeqëndrën e perandorisë osmane?
Mos vallë perandoria,që kishte vën nën thundrën e saj fatin tonë,kishte ndërmend të tërhiqej ?
Kurrsesi jo.
Ndërkaq mësohet se drejtimi i engjëjve ,nuk ishte drejt rezidencës së sulltanëve.
Kanë lëvizur diku afër tyre,por destinacioni i saktësuar,ka qënë korpusi special i jeniçerëve të perëndorisë osmane.
Kërkimi ishte i kristalizuar.
Një shqiptar,që gjëndej me shërbim në trupat speciale të perandorisë.Jo ishte rrembyer qe ne vogli.Ishte ,ai i zgjedhuri,për të marrë në dorë fatin e Shqipërisë.
Shqiptari quhej :Skënderbe.
Ishte rrëmbyer nga një qëndër shkëmbore e Arbërisë,që thirrej :Krujë.
Përse Skënderbeun?
Kjo pyetje si luzmë,ka vite ,që më rëndon në shpirt.
Vazhdimisht ,
cepat e saj zgjaten.
Është një lloj treguesi për shkumbëzimin e valëve.Kodi i paperëndishëm , ku ruhen besnikërisht fatet tona ka dhënë fatin e Skënderbeut ,kur është kërkuar “udhëkalimi” për çështjen e fatit të një kombi.
Përse Skënderbeu?
Ka një ngurosje faktesh.Ndonëse jo nga rastësia,por nga disa kritere të vendosura nga vetë ata,
historishkruesit .
Ata sjellin gjithshka,në të gjitha formatet. Nxjerrin edhe hollësira,mistere të fshehura.Por asnjëherë nuk shprehen kështu:Përse Skënderben?Ai ishte një prej këtyre shqiptarëve të mërguar,të rrëmbyer në viset arbërore,që bënte karierë në trupat speciale perandorake.
Pyetjet që rrëmbejnë fatin.
-Kolona e pyetjeve.
Për ta pasuruar më tej kërkimin shpirtëror,kërkojmë ndihmën e këtyre enigmave.
Gjithsejt bëhen tre pyetje.
1-Si bë Skënderbeu ,
protagondist,i ndryshimit të fatit të Shqipërisë ?
2-Për se u zgjodh Skënderbeu,një komandant në trupat speciale të perandorisë osmane ?
3-Kush e përzgjodhi Skënderbeun ?
Mjegullinat, që zbresin nga kohërat e mëparshme nuk sjellin dot asgjë.
Vetëm,dielli i praruar i shpirtit,mundet të ndriçoj ndonjë fakt.
SiMe provën,që gjithmonë është gjendur përmbi kohën tonë.
1-Si u bë Skënderbeu protagondist ?
-Koha :Dihet fakti,që shumëzimi i viteve nën sundimin osman nuk e zvogëlonte dot shtypjen.
Pushtimi osman ruante këto parametra:
i gjatë ,i rëndë,i egër,i errët.
Rezistenca e brendshme regjistronte një vdekje të hershme.
Ndonjë përpjekje shuhej gati shpejt.
Cdo ngritje krye krijonte pasoja tepër të rënda.
Kështu gjykohej :Cili do të ishte ai burrë nga Arbëria,që do të merte në këtë situatë,fatin e Shqipërisë dhe ta zgjidhte siç e zgjidhi strategu i madh Skënderbe?
Mund të ndodhte sikur atje sipër të bëheshin kalkulime të gabuara ,(gjë që s’ka bërë ndonjë herë vaki)askush s’do të guxonte,të merte mbi shpatulla një peshë të rëndë,sepse pesha e atyre, që dikur u ndihej zëri kishin këtë fat :
shuar,
hequr,
sakatosur,
vrarë, larguar,
shpronsuar, kërcënuar, kokëkriposur, syrgjynosur.
Koha matej:me vite .
Largësia shënonte :shtatë male kaptuar.
-Represioni.
Dhuna nën pushtime të egra bëhej dyfish më e egër,e rëndë ,
sflitëse,
torturonjëse,
maskaradë.
2-Përse u zgjodh Skënderbeu?
Kuptimi :zgjidhje e njeriut brenda këtyre viseve rezultonte aspak produktiv.
…Përfundimi mistik:
zgjidhja u kërkua përtej këtyre hapësirave.
Pra ,që kur u ngrit fati, që ishte varrosur diku,(d.m.th kur perandoria aty vuri këmbën e saj, fati ynë humbi),u kërkua edhe zgjidhja.
Arsyeja :Ngase brenda të gjitha urat, që do të mbanin peshën e atyre burrave llogariteshin :
ose nuk ekzistonin ,
ose ishin të gremisura përfundimisht.
-Kërkimi :Midis këtij trazimi të jashtëzakonshëm ,syri vështroi larg.
Hapësira ku rronin shqiptarët e rrëmbyer.
Tek shqiptarët ,që bënin karierë në skutat e perandorisë.
D.m.th.fati i Shqipërisë u ringrit,nga vendi ku e kishin plluskuar.Për të marrë këtë fat,që ishte një përgjegjësi,kuptohej kërkoheshin shpatulla burri,
një barrë me mend,
cilësi,trimëri,
njohuri ushtarake,dhe njohuri shpirti etj.
Mirëpo cilit i ra në hise ,ky fat ? Skënderbeut.
…Përse Skënderbeu?
Ky ishte personi,që mund ti plotësonte të gjitha kërkesat,për të ngritur në këmbë një komb të rrëzuar nën thundrën e perandorisë osmane.
Me këto cilësira,ai ishte shfaqur i pazakont.
-Dualitet .
A mund të ishte Hamzai i zgjedhuri?
Po ku fshihej dinakëria e tij?Brenda shpirtit nxinin mjegulla.
Ndonëse ishte myhib.Një ngritje e vogël regjistronte “sizmografi” në shpirtin e tij.
Kariera ishte oficerë në trupat speciale.
Ndërkaq Skënderbeu ishte një shpirt i kthjelluar.
Arsye më shumë. Ai zbriste nga familja princërore e Krujës.
Kariera :Ishte një ushtarak i aftë,i mençur, trim. Brenda këtij personi,ishin vrejtur se buronin potenciale të mëdha.
Tradita që respektohej :Ndërkohë dihej se në Arbëri, princërit kishin autoritet dhe ngrinin në këmbë njerëzinë.
Nga ato të pakta rebelime,ishin udhëhequr nga princër apo të tjerë që kishin pozitë apo prona.
-Gjunjëzimi.
Por ,një arsye tjetër ishte menduar. Perandorinë,do ta gjunjëzonte, një ish komandant i trupave të zgjedhur të perandorisë.
Një faktor ishte se ai e njihte me kaq imtësisht mekanizmin e luftës së perandorisë.
Brenda këtyre cilësive ,askush tjetër,për kohën nuk i gëzonte.
3-Kush e zgjodhi Skënderbenë?
Zgjedhja :Gjithmonë ndoshta nuk thuhet,por është e lehtë të nënkuptohet pra,zgjedhje të atilla,kaq perfekte,i bënë vetëm Zoti.
Dora,që ishte zgjedhur nuk gaboi.
Ai bë një udhëheqës i madh.
Tronditi seriozisht nga themelet perandorinë,për një kohë, që regjistrohet një e katërta e shekullit.
Ndali vërshimin e saj,deri atherë të parrëzueshëm.
Këto cilësira,
çuditërisht flasin se i disponojnë vetën njerëzit e zgjedhur nga Zoti.
Zgjimi i ndërgjegjes së Skënderbeut.
Nga cilët faktorë erdhën ?
1-Naimin ,që në fillim,kush e lexon me thellësi e kupton se ai nxjerr në dritë ëndërrën.
Ajo është,ajo ka spërkatur me dritëzën e saj,mëndjen e fjetur të Skënderbeut.
Cdo formë tjetër, që zgjoi Skënderbeun ,për marrjen e këtij misioni,duket e pamundur për kohën,rrethanat,
situatat,gjykimet etj.
Pra ka ,qën një ëndërr.
2-Pesha e ëndërrës : ka ngjizur premisat për ta adresuar drejt një situate të re.
3-Për Skënderbeun ardhja e ëndërrës kësisojshme ishte një lajmërim i drejtëpërdrejtë.
Ishte një mesazh i lexueshëm,pa simbole ,si shfaqen ëndërrat zakonisht.
Ëndërra ishte e kuptueshme.
Pse ëndërra ?
Sepse mesazhi i saj goditës ndez shpirtin.
Kështu,kur përcjellësit e ëndërrës,d.m.th engjëjtë kur rrugëtonin drejt Azisë nuk shkonin kuturu,në toka të panjohura,ata e dinin me saktësi,adresën e Skënderbeut.
Siguri jepte shpirti i tij,i thelluar, i ngopur me dritëzën e madhe,kur kishte aderuar në bektashizëm.
Ëndërrat kanë mesazhe dhe kuptim.Ato i kthjellon vetëm një shpirt i lartësuar.
Skënderbeu duke qënë myhib,ç’ka do të dëshmojë se merrte vesh nga ëndërrat,njihte simbolikën , paralajmëritsynimet etj.
Ky është një supozimi ynë.
Këtë arrijmë ta ndërtojmë duke ecur brenda atij qerthulli, që na ka sjellur poema “Istori…e Naimit.
…Pse ,Naimi besonte tek ëndërra ?
Këqyrja.
Naimi futet në hapësirën e pafundme të ëndërrave,jo për nga rastësia.
-Shkaqet :N.F. ky poet i rrallë duke qënë bektashi,madje ka patur edhe një grad myhib,ç’ka do të thotë se kishte dijeni për ëndërrat,ka kaluar përtej sinoreve të caktuara,drejt e në zhbirim të ëndërrës.Duke rrugëtuar brenda pareteve të konturuara të ëndërrës,do të thotë përkohësisht larg botës.C’farë nxjerë Naimi nga mesazhi prurës i ëndërrës.
Një situatë tronditëse.
Shpirti i Skënderbeut,dikur e kishte përjetuar.
Shfaqja e ëngjëllit solli zgjimin shpirtëror të tij.
Prej kësaj ëndërre fillojnë të perceptohen një sërë proçesesh, që shtojnë ndikimn e tyre në gjëndjen e brendshme të shpirtit.
-Brendia.
Vargjet e ndërtuara nga Naimi,përveçse janë një mënyrë naimjane rrëfimi zbërthejnë përmbajtjen e mesazhit.
-Pa ngarkesa.
Kam dëgjuar njerëz shpirtëror,që thonë se kur mbrijnë mesazhe, që përmbajnë në duar fate të mëdha,shfaqen pa ngarkesa të mëdha.
Misteri kërkon një deshifrim specifik nga njerëz të kësaj bote.
Simbolet nuk paraqiten fare,etj.
D.m.th zbërthimi i këtij mesazhi nga Naimi është i thjeshtëzuar,sikurse në të vërtetë,ka mbritur nga hapësira .
Ardhësi ,që posedon mesazhin ishte :
:Me një rrobëzë të çqyer/Me fytyrë të tmerruar/Dhe me gjak lyer e ngjyer/E me sy të zgurdulluar/Posi hije mori dhenë/Duke ecur me vrap shumë/Papo u hodh përtej denë/-Si ai q’ikën në gjumë/
Identifikimi :
-U shëmbëllye me Gjonë/Mori fytyrën e tija/Shtanë dhe zën e zakon/Edhe u derth nga Siria/Plaku me shkop duke shkuar/Po nata mori dhenë/Pa vendëthit e uruar/
-Kërkimi :
-Dh’e erdh e gjeti Skënderbenë/Pa iu qas edhe’ e fërkojti/Me mall shum’ i mjeri atë/Në mes të tëndës qëndrojti/I zi sterrë posi natë!/I derdheshin lotë mbretit/-Posi rrëkeja i vinin/Dhe i mirrnin kraharorë/Nga mjekër’ e bardh’ i binin/Që e kishte si dëborë!..
-Përvijimi i proçeseve .
Shfaqet Gjoni.
Zemërplasur.
Pamje e llahtarshme.
Gjëndje e tmerrshme.
C’farë rrethanash,përgatiten kështu ?
A nuk do të ketë ndikim nga kjo pamje,gjëndja shpirtërore e Skënderbeut.
Skënderbeu ishte njeri me vyrtyte.Një çast i këtill llahtarie do të sillnin shkëndija zgjimi.Kështu shfaqja e Gjon Kastriotit nuk u suall nga rastësia.
-Mesazhsjellësi.
Ai është mesazhsjellësi.
Ai është rrugëbërësi . Engjëlli,që përcolli ëndërrën nëpër rrugën e ëndërrës,deri në Azinë e largët.
Mesazhsjellësi kishte fytyrën e Gjon Kastriotit.
Përse Gjoni ?
Gjon Kastrioti ishte një princ autoritar.
Ishte i ati i Gjergjit.
Dhe ai Gjergji qëndroi pranë tij vetëm 9 vite jetë.
Kur themi Gjon Kastrioti kemi parasysh mesazhin e endrrës.
Një ëndërr,që të bëjë vend duhet të ketë elementët e saj,personazhe të goditur që edhe në gjum,sjellin zgjime shpirtërore.
Myhibët e dijnë fare mirë se ata, që përcjellin fjalë shpirti në përgjithësi identifikohen si udhërrëfenjës.
Mirëpo edhe mesazhi prindëror është tepër i rëndësishëm në tronditjen shpirtërore.
Me rroba të çqyera,lyer me gjak.Kjo pamje llahtar, që ju fanit ishte tmerruese.Ai nuk përbënte ky një mesazh lëvizës,për shpirtin e tij.Ishte shpirti i të atit,që e tronditi keqasi.Ndonëse e rrëmbyen fare të mitur,ai e mbante mend të atin një princ të veshur , gjithë pushtet,malësor dhe trim.I katandisur në këtë gjëndje pamja ëndërrore ishte lemeritëse.Ishte avitur shpirti i atit.Mbrinte nga thellësia e hapësirës.Direkt tek Skënderbeu,në çadrën e jeniçerëve.
Kuvendimi.
Naimi zbardhë shumë rradhë nga kjo bisedë ëngjëjsh.C’farë i tha shpirti i atit në ëndërr Skënderbeut :
-”Fle” i tha,”o jetëgjatë!/Nuk’ e di se ç’është bërë,/C’e gjet të zinë tët atë/E Shqipërinë të tërë?/T’u shua fare shtëpia/Nga turqit e mallkuar/Hyri ndë kurt Shqipëria/Është shuar e shkretuar!/Turqitë si egërsira/Armikët e njerëzisë/Me dhelpërit e Azisë/E muarrë Shqipërinë/Dhe shkoi e vate liria!/Ty ta la rradhënë moti/Që ta nderoç Shqipërinë/Fuqi më të dhëntë Zoti,/E bëfsh gjithë mbarësinë/Të gjitha humbur venë/Veç një munt emrë të lerë/Që lufton për mëmëdhenë/S’mundohet për të tjerë/Mëmëdheu të ka shpresë/Që ta nxjerrç pej robërie/Nënë zgjedhë të mos mbesë/T’i apç dritë si ka hije/Qysh mundt të lësh Shqipërinë/Në kurt e në të këqija/E të vuanç për Turqinë?/C’të mirë pe nga Turqia/S’të vjen për shqipëtarët/E për Shqipërinë e mjerë/e s’të merr biro të qarët/Që humbi lirinë e nderë ?/Robërin’ e Shqipërisë/Edhe gjëmën e tyt eti/Dhe mënxyrën e shëtpisë/Qysh munt ta shoç,që të gjeti/A më sheh ti mua plaknë/Të qënkesha si ti djalë/Muratit i pinja gjaknë/Sot s’gënjehesha me fjalë/Të shoh vëllezërit vrarë/Shtëpinë time të shuar/Shqipërin’ e shqipëtarë/Të lidhur këmbë e duar…………………………………………………………………………………..
Zgjimi.
Shqitja nga errësira.
Kjo ëndërr solli zgjimin e Skënderbeut.
Si mundet ta identifikojë Naimi ?
Përball këshërisë së kësaj pyetje,ka një përgjigje:Naimi ishte myhib.Dhe ëndërrat godasin tek linja të njëjta.Vetëm shpirtërorët e njohin botën e shpirtit.Cdo botë ka lëndën e vet.Copëza të kësaj lënde ka studjuar Naimi në qetësinë e thellë dhe të gjatë të kohës shpirtërore.Mundet gjithashtu të shkruhet se copëza të asaj lënde janë transplantuar tek shpirti i Naimit.
Sizmika-Por a mundej një ëndërr të përmbajë këto valë sizmike,këtë fuqi të madhe ?
Kur shqyrtojmë fatet e shkruara në pergamentin e Perëndisë,rruga për ti identifikuar e lehtë nuk është, gjithsesi e mundshme është.
Rrjedhojat-Ndërkaq ,kjo ëndërr është substanca e të gjithë veprimeve të mëvonshme të Skënderbeut.Pra gjithë thelbi është se ka qënë një ëndërr,që solli zgjimin shpirtëror.Ajo ishte fillesa e të gjitha kombinimeve të mëvonshme,që ndoqi Skënderbeu me largimin,kthimin në Kruje,luftrat,fitoret,miqësitë, etj etj etj. Naimi,shkoqur ta thotë.Por si mundet ëndërra?Engjëjtë e kanë përcjellur natën,kur morrën drejtimin e Azisë.D.m.th,rruga e ëngjëjve është hapsira e pafundme.Nëpër këtë udhë shkoi ëndërra,ëngjëjt e ruajtën mbyllur ,zarfin e saj.
A ka lënë gjurmë ëndrra
Gjurma.Gjurmët e ëndërrës janë lëvizjet e mëvonshme të Skënderbeut.D.m.th braktisja në mesnatë të vitit 1443,repartin e trupave special të perëndorisë,bashkimin e shqiptarëve, fitoret, qëndresën, aleancat e mundshme, që krijoi etj,pra të gjitha këto kalkulime,lindën nga një çast i vetëm zgjimi shpirtëror.Nga një ëndërr.Këtej morrën rrugën.Por ëndërra ishte domethina e asaj pjese,që lexohet fati i parathënë.
Ishte ëndrra
Ëndërra-pjesë e botës së shpirtit.N.F.është poet bektashi,që këto fjalë nga rastësia nuk i nxjerrë.Ai ka njohur rrugën e shpirtit ku hyjnë dhe dalin mesazhet ëngjëllore.Pritësit e tyre,shkundjen, që lindin prej tyre.Dhe ëndërra ka goditur tek një bazë e fuqishme.Skënderbeu ishte myhib.Ai ka njohur botën e shpirtit ,kur pranoi bektashizmin.Si Naimi.Edhe Skënderbeu i ka marrë këto mesazhe me seriozitetin më të lartë.Dihet se tek bektashizmi si udhë shpirti,Skënderbeu ka zhbiruar jo pak nga misteret,që sillnin ëndërrat ku luftonte me trupat speciale.Rreth këtyre zhvilloheshin edhe përgatitje shpirtërore.Pastaj ai ka kapërcyer edhe disa shkallina në këtë udhë diturore.Ishte bërë myhib.Kjo gradë shpirti,nuk ishte dekoratë.Myhibët saktësojnë se ëndërrat kanë një pozicion jo të vogël në rrugët e shpirtit.Madje ato përmbajnë mesazhe,por mbështjelljet me paqartësi, që i rrethojnë varen nga ngritja shpirtërore,për të zbuluar misteret e fshehura,pas çdo lajmërimi.Kush e përcolli ëndërrën?Engjëlli.
Ëngjëlli
Skicim-Të padukshmit.Të padeshifrueshmit.
Konceptimi-Mënyra,që zgjedh N.F me engjëllin është origjinale.Në ato momente zëri,pamja,personazhi është i ati Gjoni.
Baltovina-Mirëpo Gjon Kastërioti dihej,që ishte rrëzuar nga vakti i vdekjes.Ishte helmuar thellë në shpirt nga rrëmbimi i djemëve.Ishte trishtuar,për moskthimin e tyre.Ngase jeta më s’jetohej,kështu një ditë qefinëmbështjell ishte shtrirë në tokë,gojëkyçur. Dheu i ftohtë,hedhur sipër kapicë.Pra male të tëra i ndanin.Asgjë,që i bashkonte s’mendohej e mbetur. Skënderbeu kaq male larg,vijonte rutinën ushtarake, beteja,shpata e gjak.I ati Gjoni i shtrirë në baltovinë.Kush erdhi dhe e ngriti nga balta,kur kapica me dhe i qëndronte sipër ? Trupin,se zgjon më asgjë.Shpërbërë nëpër baltovina.Si çdo masë e vdekshme.Ndërthurja e ardhjes dhe shuarjes është e komplikuar. N.F,diku tjetër ka shkruar për jetën dhe vdekjen:Të lindësh,për të vdekur prapë/e të vdeç,që prapë të lindësh…..
Përveçse shpirtin në hapësirë.
Shpirti
Parajsa-Shpirti i Gjonit,që rronte në parajsë.
Ka një thënie Muhamedi për parajsën :Atje do të gjeni diçka që ju nuk e keni parë,nuk e keni dëgjuar dhe as e keni menduar më parë…
Lajmëtarët-Engjëjtë e parajsës, që zbresin nga pavdekësia. Lajmëtarët e parë,të padukshmit ata,kanë lajmëruar Skënderbeun. Në të vërtet kush ishte identifikuar?Shpirti i Gjonit,që rrënkon e kërkon të birin.Që pyet i habitur :Nuk e edi se ç’është bërë ? Sakëlldisur thërret :C’e gjet të zinë tët atë/
Por gjuha dhëmb për mëmëdheun.Atëhere godet rrufeshëm,aty ku dhëmb më tepër: E Shqipërinë të tërë/
E vë në dijeni se ç’kishte ngjarë :
Tu shua fare shtëpia……………………………
Përballë kësaj gjëndje tronditëse ,lajmi është i rëndë,i kobshëm,bënte fjalë për fatet e ngrira në mes, të prindërve të vdekur.Dhe një zë ,që vjen nga bota e largët,është vërtet rrënqethës.Është zëri i të atit Gjoni.Ai rrëfen maskaradën e ndodhur në kaq vite nga osmanët në viset e tyre.
I rrëmbyer në vogëli nuk kishte të dhëna për fatin e njerëzve të shtëpisë,që sa larg gjëndeshin,kaq male për tu kapërcyer.Mirëpo në vend telit,apo fonogramit ,që nuk ekzistonin ëndërra ishte një lajmëtare çuditërisht e shpejtë,që përcillte mesazhet me zë e figura nga vendlindja.Cuditshmëria,që është shfaqur pas këtyre çasteve ,ka qënë vërtet prekëse.Skënderbeu ka qënë njeri me shpirt të madh.I atill shpirt,ka dëgjuar këtë vajtim ëngjëjsh,që e ka prekur deri në pejzat më të holla.
Pyetje
Po shqyrtojmë një seri pyetjesh,që kanë një lidhje gjaku me ëndërrën e mësipërme.
Është e çuditçme,mënyra se si ëndërra përcjell me një realitet të habitshëm ngjarje, që kanë vepruar shekuj më parë ose, që thonë ngjarje, që do të përsëriten në shekujt e ardhshëm.
Pyetjet që ngrihen vetiu :
1-Kush i transkipton me kaq vërtetësi fatet?
2-Cila zyrë qiellore ka të “arshivuar”,dokumentat e fateve tona ,që sigurisht gjënden të shkruara atje ?
3-C’farë memorje gjigande ruan këto të dhëna?Si vihen ëngjëjtë në lëvizje ?
4-Kush i thërret nga thellësia e kthjelltësisë?
5-Por,në ç’mënyrë e kuptojnë ata se ka mbritur ora e fatit të shkruar?
6-Si e bëjnë deshifrimin e fateve ?
7-C’letër apo pergament kaq gjigand ruan kështu fatet tona të paprishura?
8-Në ç’formulë gatuhet në të vërtet fati ynë?
Përgjigjia
Përgjigjia:Nga të gjitha variantet e hedhura,asnjërën nuk e njohim.Dhe nuk do të kemi mundësi ta njohim.Jemi kaq analfabetë,përballë fateve tona të shkruara.
Rikthim tek ëndërra
Poeti N.F,hedh një varg të atillë:Mëmëdheu të ka shpresë/Që të nxjerrç pej robërie…
Pyetjet që dua të parashtrojë :
1-Këto vargje të vëna në gjuhën e Gjonit,janë krijime të Naimit?
2-Është kjo vetëm një gjuhë artistike larg të vërtetës ?
3-Apo është gjuhë thjeshtë e ëndërrës?
Përgjigja.Mendojë se është varësi e kohës së shkurtër. Pse ? Që kur kam kënduar R.Qosen,apo DH.S.Shuteriqin,që kanë bërë kritikën artistike tepër të realizuar për kryeheroin shqiptar dhe me tej një “ushtri” shkruesish kam evidentuar se jo vetëm tëk “Istoria…”,por në mjaftë krijime të NAIMIT,kjo gjëndje,pra këto fjalë kanë patur si synim thotë kjo ‘ushtrishkruesit për të ngritur,ndenjën atdhetarë të shqiptarëve në luftë kundër pushtuesve.E gjithë motoja e Naimit,ka synuar të ndez gjakun e shqiptarëve për ti dalur zot atdheut.Pa koment kjo është një arsye më tepër.Më shumë nxitja dhe vërtetimi me fakte siç bënë rilindasit tanë,për tu treguar shqiptarëve dhe botës se ata nuk ishin një komb inferior e ardhacakësh në këto vise.Ndër ta edhe Naimi.Misioni i parë i këtill,rezulton tërësisht i përfunduar. 

About Post Author