Gëzim Llojdia:Aktori  ukrainas Pasha Lee   dhe mesazhi i tij frymëzues:Jeta i jepet Ukrainës…


            Gëzim Llojdia

1.

Ai ishte veç 33 vjeç.Dhe bisha ruse e ngjashme me nazistët e luftës së dytë e shoi  jetën e artistit ukrainas,veç 33 vjeç. Aktori i lindur ne Krime, që njihej ndryshe edhe me emrin tjetër  Pavlo Li,  iku nga kjo botë me një shembull të lartë morali e frymëzues. Kështu Ukraina tregoi e ka  burra dhe gra trima,patriote dhe vendosur për të mos ju dorëzuar pushtuesit rus. Pasha Lee   ju bashkua Forcave të Mbrojtjes Territoriale të vendit si shumë të tjerë ,artisë,sportist,mise  .Mirëpo këtu në këtë Shqipërinë tonë gjendet edhe ndonjë gazetar që dhe shembullin e ish misit që zhveshi takat dhe veshi këpucët ushtarake ,shembull që frymëzoi jo vetëm më ndjekësit  në Ukrainë dhe rrjetet sociale  por edhe në gazetat  më prestigjioze  të botës e quajnë shoë  etj ,etj,mentalitet shqiptar i vogël .Por le te mbetemi te shembulli i lartë i këtij aktori.

2.

Burimet ,thonë se më 7 mars, aktori ukrainas dhe prezantuesi televiziv Pasha Lee, i cili ndihmoi njerëzit të evakuonin qytetin si pjesëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, u vra në granatimet e civilëve nga pushtuesit në Irpen. Pasha, 33 vjeç, hoqi jelekun antiplumb për të fshehur fëmijët nga plumbat. Një këngëtare ukrainase e quajtur

 Kamalia ka shkruar për këtë në Instagramin e saj. Kështu, sipas këngëtares, bashkë me Pasha Lee  në Irpen ka qenë edhe punonjësi i saj, moderatori Dmitry. Gjatë evakuimit të banorëve, ata hoqën jelekët antiplumb, për të mbrojtur fëmijët nga plumbat. Tani mjekët po luftojnë për jetën e Dmitrit,  ngase aktori  Pasha ka vdekur.

Ja postimi i Kamalisë: “Moderatori im Dima u plagos rëndë në bark, shpinë, plumb, të dyja këmbët. Së bashku me Pasha Lee shërbenin në të njëjtin batalion. Të dy u plagosën rëndë gjatë evakuimit të njerëzve nga një shtëpi e djegur në Irpen. Ata hoqën jelekët  antiplumb dhe i mbuluan fëmijët nga plumbat e orkeve ruse. Të nëntë fëmijët u shpëtuan. Fatkeqësisht, Pasha Lee nuk mundi të shpëtonte…”, ka shkruar Kamalia.këto fjalë të këngëtare për aktorin zgjojnë veçse lot dhe dhimbje që të përshkon. Aktori vdiq për të shpëtuar jetët e fëmijëve, që sot jetojnë kohën e luftës dhe pushtimit rus.Irpen  një qytet në veriperëndim të kryeqytetit Kiev, që ka qenë skena e luftimeve të ashpra, sipas raporteve lokale.  Vdekja e tij u konfirmua si nga presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, ashtu edhe nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Odessa. Ata nuk patën kohë as të bënin një foto. Pusho në paqe”, shkroi në Facebook avokati dhe gazetari ukrainas Yaroslav Kuts, gjatë granatimeve të qytetit ukrainas të Irpen nga ushtria ruse, ku u vra aktori, prezantuesi televiziv, këngëtari dhe muzikanti ukrainas Pasha Lee,

3.

Mirëpo dhimbja bëhet edhe më e madhe  kur shokët dhe të njohurit e tij shkruajnë për aktorin:”Pasha Lee, një aktor i mrekullueshëm, një njeri i talentuar dhe i sjellshëm, është me ne përgjithmonë. Ti ishe alieni më i bukur nga të gjithë unë. Sot fluturove në planetin tënd të drejtësisë dhe dritës. Pasha vdiq në Irpen nën zjarr. Lavdi e përjetshme dhe dhimbje të përjetshme “, – ndau kujtimet e tij për muzikantin e ndjerë Dmitry Shurov.

4.

Në momentin e vdekjes së tij, aktori ishte 33 vjeç. Pak para vdekjes së tij, ai iu bashkua mbrojtjes territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Në postimin e fundit në Instagram, aktori ka postuar një foto me uniformë ushtarake. “Për 48 orët e fundit, ka një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një foto se si po bombardohemi, dhe ne po buzëqeshim sepse ne mund ta bëjmë atë, dhe gjithçka do të jetë Ukraina. Ne po punojmë!” shkro ai. Një tjetër imazh ishte mbishkrimi: ‘Të bashkohemi!

33-vjeçari iu bashkua Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës, javën e kaluar, në një përpjekje për të mbrojtur vendin e tij në mes të pushtimit të trupave ruse. Pasha ka publikuar imazhe të tij në rrjetet sociale i veshur me uniformë ushtarake.

5.

Duke përshkruar figurën e këtij aktori ,Alice Peacock e :”Mirror” shkruan: Një postim në Facebook nga Sergiy Tomilenko, President i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, konfirmoi vdekjen e Lee, i cili gjithashtu kishte punuar si artist dublues në filma si Mbreti Luan, Shpëtimtarët e Malibu dhe Hobbit. Dhe drejtuesja e Platformës UATV/DOM, Julia Ostrovsk, tha se Pasha ishte “më i gëzuari dhe më dielli” nga prezantuesit televizivë që punonin në program. Postimi i Tomilenkos vazhdoi të thoshte: “Shoqata Kombëtare e Gazetarëve të Ukrainës shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të dashurit. “Fjalët tona të mbështetjes janë të gjithë ekipi i kanalit DOM, i cili mishëron një mision fisnik të fjalës për deokupimin e Donetskut, rajoneve të Luhanskut dhe Krimesë. Vërtetë, për shkak të sulmit të Rusisë në të gjithë Ukrainën, misioni është i saktë. “Tani të gjithë gazetarët po punojnë për de-okupimin e vendit. Për hir të botës…” Është  javë e dytë e pushtimit rus të Ukrainës. Ukrainasit po luftojnë me guxim për lirinë e tyre, tokën e tyre. Shumë njerëz po vdesin në ferrin, që trupat ruse u kanë shkaktuar civilëve. Dhe   vetëm 3 ditë më parë ka një lajm që nuk doni t’i besoni, por e vërteta është e paepur. Aktori dhe prezantuesi i njohur i TV Pasha Lee vdiq nga granatimet në Irpen. Një ditë më parë, aktori bëri postime në Instagram, duke frymëzuar dhe motivuar të tjerët me shembullin e tij, duke iu bashkuar Forcave të Mbrojtjes dhe duke mbrojtur vendlindjen e tij. Meritat e Lee përfshijnë komedinë aksion “Selfie Party” të vitit 2016, dramën aksion sportive të vitit 2017 The Fight Rules dhe komedinë e vitit 2019 “Takimi i shokëve të klasës”. Sipas Tomilenko, ai ia dha zërin e tij edhe versioneve të dubluara ukrainase të filmave, duke përfshirë The Lion King dhe The Hobbit, dhe ishte prezantues i kanalit televiziv lokal DOM.

About Post Author