Gëzim Llojdia:Amonica   një shqyrtim mbi emërtimin  e lashtë


Gëzim Llojdia

1.
Kur Ago Agaj, i emigruar përtej oqeanit,shkruante ditarin historik të vitit 1920 të kohës, që ne quajmë:’Lufta e Vlorës”,ngjarjet në atdheun e tij kishin ndryshuar shumë . Midis ngjarjeve historike të atij viti famoz për jugun dhe Vlorën ,autori e nis me një histori të lashtë ,që në themel duhet parë me vëmëndje.Autori na zbret nga qyteti ilir Amantia, që ngrihet në kodrinën 560 m mbi det kodra e Kudhës-Gërhotit, rreth 500-600 m poshtë :Ja si shprehet ai:Edhe këtu ndodhet një kala e vogël e në perëndim të Amonices dy kilometra në vijë ajrore ndodhet fshati i Mavrovës, për të cilin do të flasim edhe një herë kur t’i hyjmë përshkrimit të Luftës së Vlorës. Edhe këtu ndodhet një kala e vogël, e cila sundon dhe ruan Grykën e Shushices dhe udhën prej Amantias, që shkonte drejt për në skelën e saj. Pasi thamë se Ploca nuk është Amantia e vjetër, del pyetja vetvetiu se ku ndodhet ky qytet.(Po saktësoj se :Libri :”Lufta e Vlorës” është shkruar në emigrim ndërkaq arkeologjia shqiptare, punoi prej viteve 1948-54 ,gërmoi në Amantia dhe nxorri në dritë: stadiumin ,murrin rrethues,bazilikën,tempullin e Afërditës,nekropolin e pasur etj, por që autori s’kishte si të ishte në dijeni për këtë fakt ,ngase të dhënat nuk ishin publike.Prandaj autori i Luftës së Vlorës thotë:”Këtë pyetje na e zgjidh paditur dhe padashur populli vetë, i cili rrëzën e fushës së Brusnjës edhe sot e quan “rrëza e qytetit”. Fjala qytet për shumë shekuj gjatë sundimit turk ,kishte humbur fare dhe vendin e saj e kish zenë fjala turke “Kasaba” (Qaj kasaba në gropë,/ Q’të rri Kanina mi kokë) kështu, që as atëherë, as edhe sot, asnjë nga fshatarët rreth Fushës së Brusnjës, kur thonë “rrëza e qyteti”, nuk mendojnë se atje mund të ketë qenë një qytet i vjetër dhe i famshëm.
Po sqarojm se poezia e mësipërme ,që autori i ”Luftës së Vlorës”, përmend i kushtohet sigurisht Vlorës,që gjendej në gropë dhe sipër ishte Kanina.Nuk mund të bëhet fjalë për qyteza imagjinare ndonëse gurë,varre dhe artefakte të tjera janë gjetur deri poshtë ,fushës së Brusnjës madje deri në Armen,fusha e Lapardhasë,Kotë,Lubonjë etj ,ku shtrihej territori i amantëve.

2.

Nelson Cabej te gazeta:”Dielli” 4 dhjetor 2013 shkruan:

…Një përvojë e gjatë me vëndemrat ilirë në trojet shqipfolëse flet për një qëndrueshmëri të madhe të tyre, të lidhur edhe me një dukuri interesante ku vëndemri i lashtë mërgon nga vëndi origjinal për t’u shfaqur diku tjetër në zonën përrreth si emër i një fshati, mali a vëndi tjetër. Duke shqyrtuar nga kjo pikëpamje vëndemrat e rajonit na tërheq vëmendjen vëndemri Amonicë, emri i fshatit, që ndodhet në afërsi të drejtpërdrejtë të Plloçës. Amonica sot ndodhet  rreth 6 km në veri-perëndim të  qytetit të lashtë Amantia.

Në një përpjekje për të gjetur ndonjë hallkë ndërmjetëse që do të lidhte vëndemrin Amantia me Amonicën, gjetëm se në regjistrimin osman të vitit 1431 aty del një fshat me emrin Umenicë, që bënte pjesë në krahinën e Kurveleshit (Kirelesh në atë dokument). Duke marrë parasysh mundësinë e gabimeve në regjistrimin në osmanishten e asaj kohe, forma shqipe e këtij vëndemri në atë kohë mund të ketë qënë Amonicë ose Umonicë, që shihet qartë se i përgjigjet fshatit të sotëm Amonicë.

Siç shihet, forma e sotme Amonicë në krahasim me atë të shekullit XV ka pësuar një shndërrim të –e-së në -o-, në rrokjen  e dytë të rrënjës. Këto të dhëna na lejojnë të  rikonstruktojmë  evolucionin fonetik të këtij vëndemri që do të  paraqitej si vijon:

…Amantia – *Amansa – Amanica (e dëshmuar në mesjetë) – Amonica.

Evolucioni i vëndemrit ilir Amantia përputhet në të gjitha hollësitë me ligjet e fonetikës së shqipes, duke përfshirë shndërrimin  a>o , humbjen e mbaresës -ia dhe përftimin e prapashtesës  -ica.

Në qoftë se te Amonica kemi të bëjmë me një formë të evoluar të vëndemrit të lashtë ilir Amantia, vetvetiu del pyetja: Përse ky vëndemër ‘mërgoi’ për të emërtuar një vëndbanim tjetër? Shkaku më i besueshëm i këtij ‘mërgimi’ është  mërgimi i qytetarëve të Amantias pas shkretimit të qytetit të lashtë në kohën e furive barbare të lashtësisë së vonë për të themeluar një vëndbanim fshatar, në një truall gjeografikisht më të mbrojtur.

About Post Author