Gëzim Llojdia:Dosjet e CIA-s zbulojnë se sovjetikët në vitete ’60 ,po zhvillonin telepatinë kibernetike


Gëzim Llojdia

1.

A po zhvillonte Bashkimi Sovjetik telepatinë kibernetike? Sipas një dokumenti të CIA-s, me shumë mundësi, po!Mirëpo llafi është në kohën kur  ishte ende gjallë i ashtëquajtri shtet BRSS  me shumë republika.Fjala është  për vitet 60 dhe konkretisht  per vitet 63-64 .Kjo dhe mund të quhet një teknologji goxha e zhvilluar për kohën që as sot nuk po arihet. Sipas raporteve të CIA-s të viteve 1960, të cilat u publikuan kohët e fundit nën Aktin e Lirisë së Informacionit, BRSS kishte shqyrtuar gjerësisht fenomene metafizike si perceptimi ekstrasensional (ESP) dhe telepatia gjatë Luftës së Ftohtë.Dokumentet e sapo publikuara sugjerojnë se Bashkimi Sovjetik po eksperimentonte me komunikimin telepatik. Si BRSS ashtu edhe SHBA-ja hetuan gjerësisht fenomenet metafizike. Në atë kohë, kishte një interes të madh për mundësinë e përdorimit të komunikimit telepatik për t’u ndërlidhur drejtpërdrejt me makinat, një fushë që përgjithësisht referohet si kibernetikë.Sipas mediave të ndryshme botërore që kanë publikuiar këtë lajmë mësojme se:
…Në një nga raportet, shkencëtari sovjetik DA Kerminov i kishte thënë një agjenti të CIA-s se si ekipi i tij ishte përpjekur të regjistronte (ose “ingjiste” sinjalet e sistemit nervor qendror të një pianisti dhe t’i transmetonte ato në krahët e një personi tjetër, i cili përndryshe nuk ishte në gjendje për të luajtur në piano.
“Ai person më pas do të mundësohej të luante muzikë të vështirë – por gjithashtu do të ruante një pjesë të kësaj aftësie si mësim të përhershëm,” shkroi agjenti.Kur u shty për detaje specifike, megjithatë, Kerminov nuk ishte në gjendje të jepte ndonjë të dhënë kuptimplotë.Agjenti, që zhvilloi intervistën gjithashtu mblodhi sugjerime për eksperimente të tjera.

“Kerimov pohoi se Vasilyev kishte qenë në gjendje të demonstronte ESP (perceptim ekstra-shqisor) shumë të fortë me subjekte të caktuara, por vetëm disa persona janë të aftë të marrin ‘valët’,” shkroi ai.
“Disa nga ESP, në të cilat Kerminov pa dyshim besonte, përfshinin jo thjesht hamendjen e ngjarjeve, por parashikimin e ngjarjeve të rastësishme të ardhshme.”
Sigurisht, që Shtetet e Bashkuara kishin kryer gjithashtu kërkimet e tyre sekrete për fenomenet metafizike në të njëjtën kohë, duke përfshirë përdorimin e shikimit në distancë për të spiunuar sovjetikët.Është gjithashtu e mundshme që të dy të jenë përfshirë në më shumë eksperimente ‘atje’ për të cilat ne ende nuk kemi dëgjuar.Megjithatë, nëse secila palë pa ndonjë sukses të vërtetë apo jo, mbetet një temë debati.

2.

Një autor tjetër i quajtur B  Sharma në gazetën indiane ka shkruar:

…Tre raporte të sapo publikuara të CIA-s nga viti 1963 dhe 1964 hedhin dritë mbi përdorimin e Bashkimit Sovjetik të perceptimit jashtëshqisor (ESP) dhe zhvillimin e supozuar të “telepatisë kibernetike”.Në dokumente, një agjent në thelb zbuloi bisedën e tij me shkencëtarët sovjetikë dhe një student rreth zhvillimit të telepatisë .Ndërsa fjala “kibernetik” mund të jetë lidhur me fantashkencën gjatë viteve të fundit, ajo fillimisht u përdor për t’iu referuar të gjitha kërkimeve shkencore të njerëzimit. Megjithatë, bisedat, siç raportoi Vice, tregojnë për faktin se nuk po funksiononte siç pritej për sovjetikët.Hulumtimet e hershme amerikane dhe sovjetike mbi telepatinë parashtruan se mund të ishte e mundur që njerëzit dhe makinat të komunikojnë pa gjuhë duke përdorur telepati të thjeshtë.Në dokumente, shkencëtari sovjetik DA Kerminov, tha se studiuesit e BRSS me sukses “rregjistruan” sinjalet e sistemit nervor qendror të një njeriu që po luante piano. Më vonë, ata ishin në gjendje t’i transmetonin ato mesazhe përsëri në krahët e një personi tjetër që nuk kishte luajtur kurrë më parë në piano. “Ai person do të mundësohej të luante muzikë të vështirë – por gjithashtu do të ruante një pjesë të kësaj aftësie si mësim të përhershëm,” pohoi Kerminov.Sipas Kerimov, dikush me emrin Vasilyev shfaqi perceptim të fortë ekstra-shqisor, por vetëm me disa njerëz që ishin në gjendje të merrnin “valët”.CIA dhe ushtria amerikane gjithashtu janë përpjekur të eksplorojnë potencialin e programeve ESP dhe telepatisë… por pa sukses. Ne ende nuk mund t’i kontrollojmë makinat pa dhënë një kontribut… dhe ndoshta nuk do ta bëjmë për një kohë të gjatë në të ardhmen.

About Post Author