Gezim Llojdia:Flamurtari te Varri i Ismail Qemalit:”Jo Ushtari i Panjohur”


Gezim Llojdia

Ai ishte mjeshtri i paarritshëm i skulpturës shqiptare. Quhej Odise Paskali. Janë thinjur monumentet nga pesha e kohës nëpër rrugë dhe shesh qytetesh .Ai ka mërguar në mërgimin e madh ,dhe të pafundmë, për tu mbyllur,për tu ngurosur në fundin e fundmë,por jo të dëshiruar. Mërgoi si fillesë shpirti. Rri në këtë copë, shiu rrëke derdhet përmbi bronzin  tënd. Është Flamurtari ne kostum kombëtar përfaqëson popullin e vetëdijshëm, qe bën roje pranë varrit te atdhetarit të madh i pikëlluar për vdekjen e tij, duke mbajtur ne një dore flamurin historik dhe ne tjetrën pushkën me të cilën do to mbroje për jete . Ky është kuptimi, që skulptori i madh shqiptar Odise Paskali ka  realizuar 80 vjet më parë në Vlorë. Mirëpo në gjeta këtë libër ku mjeshtri i madh flet në kujtimet e tij në një botim që është bërë para viteve ’90,titullohet: “Gjurmë jete”. Skulptori i shquar ka shkruar  për ndërtimin  e varrit monumental të Ismail Qemalit.Nga  zhbirimi i  kujtimeve mësojnë faktin se artisti O.Paskali:Statujën e Flamurtarit e realizova, shprehet  me honorarin e Monumentit të Luftëtarit Kombëtar të Korçës, të cilin po e punoja ne të njëjtën kohë.

 Kjo statujë prej 100 vjetësh e më shumë qëndron në lulishten e qytetit të Vlorës.      Mirëpo disa autorë dhe mediume  kësaj statuje i thonë : Ushtar i panjohur”.Mirëpo le të citojmë si e thotë autori Odise Paskali, që ka punuar statujën. :”Varri i Ismail Qemalit u  përurua me 28 Nëntor 1932 nga ministri i Arsimit, poeti Hil Mosi, i cili e shpalli monument nacional. Flamurtari në kostum kombëtar përfaqëson popullin të vetëdijshëm që bën roje pranë varrit të atdhetarit të madh i pikëlluar për vdekjen a tij, duke mbajtur në një dorë flamurin historik dhe në tjetrën pushkën me të cilën do ta mbrojë për jetë…

Odise Paskali:. Varri i Ismail Qemalit

Libri:”Gjurmë jete”shb”8 nëntori’,faqe 70,indeks51.

Me 1929 kisha botuar ne revistën Studenti shqiptar të Torinos një projekt për varr monumental Ismail Qemalit.

 Nga mesi i vitit 1930 në një udhëtim në Tirane, më thirri Eqrem Libohava, ministër i pallatit dhe më tha se mbreti Zog dëshironte të ndërtonte me shpenzimet  veta (por qe ne fakt nuk shpenzoi vetë asnjë grosh) një varr madhështor për Ismail Qemalin dhe më ngarkoi të përgatitja një projekt të ri si ta gjykoja më të përshtatshëm. Paraqita një vizatim dhe çmimin 40 mijë franga ari. Më tha ta reduktoja  me kosto më të  vogël. Paraqita një të dytë për 25 mije franga. Më tha se nuk duhej abuzuar nga mirësia e lartmadhërisë së tij prandaj mos të kushtonte më shumë se 10 mijë franga. Ndërkaq për ngatërresë  dhe mbase për interes ndërhyri skulptori italian De Markis, që ,jetonte në Tiranë, si organizator sportiv dhe mu kërkua prej ministrit të oborrit një maket plastik dhe një fragment në madhësi natyrore.

Në Ekspozitën e Miqve të Artit të 1931 kisha dhe maketin e Varrit  të Ismail Qemalit dhe fragmentin portret të Flamurtarit në  allci në madhësi të  monumentit. Lidha kontratë për 10 mijë franga ari. Në parlamentin e kohës, zëdhënësi i Zogut, Lalë Krosi, deklaroi botërisht se: «Naltmadhënia kishte dhënë 20 mijë (siç) franga ari një skulptori për ndërtimin e varrit madhështor të Ismail Qemalit».

Nuk u caktua se ku do të ngrihej monumenti, po nga një vizitë në Kaninë ku gjendej varri i vjetër, në një vend të ngushtë në oborrin e  xhamisë, mendova se duhej ndërtuar në Vlorë në vendin ku a ngrit flamuri më 1912. Studiova vendin dhe e  bëra fakt të kryer pa pyetur njeri. Ngarkova korçarët Kristaq dhe Kilo për punimin e gurëve. Ata punuan vetë i katërt më se shtatë muaj dhe e përfunduan siç është në gur të nxjerrë në pllajën ë Ujit të Ftohtë. Vetëm ndërimi i gurëve, blerja e pllakës dhe udhëtimet e mia  harxhuan të  gjithë fondin prej 10 mijë frangash.

Statujën a Flamurtarit e realizova me honorarin e Monumentit të Luftëtarit Kombëtar të Korçës, të cilin po e punoja në të njëjtën kohë.

Varri i Ismail Qemalit u  përurua me 28 Nëntor 1932 nga ministri i Arsimit, poeti Hil Mosi, i cili e shpalli monument nacional. Flamurtari në kostum kombëtar përfaqëson popullin të vetëdijshëm që bën roje pranë varrit të atdhetarit të madh i pikëlluar për vdekjen a tij, duke mbajtur në një dorë flamurin historik dhe në tjetrën pushkën me të cilën do ta mbrojë për jetë.

Kokën e Flamurtarit e punova njëkohësisht me statujën dhe dëshira ime ishte që të realizoja një tip labi. Një ditëë,mbas vendosjes së statujës pashë në pazarin e Vlorës një fshatar që i përngjiste krejt Flamurtarit dhe më erdhi mirë. Të gjitha punimet ishin të kryera në fillim të marsit 1932 po u vendos, që përurimi të bëhej më 28 Nëntor.

VARRI MONUMENTAL I I. QEMALIT.

Varri monumental i I.Qemalit u ndërtua rreth 80 vjet më parë nga skulptori O.Paskali. Ka të dhëna të cilat zbulojnë vitin për ndërtimin e varrit monumental. Këtë e zbulon së pari vet autori, skulptori Odise Paskali. Një të dhënë tjetër kemi  dhe lulishtja e tij u ndërtua prej kryebashkiakut të asaj kohe Ali Asllanit rreth viteve 1932. Sipas shtypit të asaj kohe gjejmë se eshtrat  plakut të  Vlorës janë vendosur në këtë varr  në 20 vjetorin e pavarësisë. Këtë kohë përcakton edhe skulptori O.Paskali duke qartësuar datën 28 nëntor. Përurimet kryheshin në festën e flamurit dhe në datën 28 .Simbolika në vetvete është e qartë .

 Ja shkurtazi çfarë citon shtypi i kohës: Ministri i Arsimit, Hilë Mosi u tha të pranishmëve: “Vëllezër shqiptarë.Sot mbushen plot njëzet vjet që kur se Ismail Qemali, një nga bijtë më të çmuar të kësaj Vlore trime, mu këtu në këtë shesh shpalli vetësundimin e Shqipërisë edhe valëviti në ajrin e lirë flamurin tonë të shenjtë kombëtar. Me këtë vepër, Shqipëria, e cila për më shumë se katër shekuj kishte lënguar nën zgjedhën e huaj, në mes të zjarrit të luftës ballkanike, nën udhëheqjen e një plaku, i cili për së afërmi i kishte ndjekur lëvizjet kombëtare të rilindjes, qysh më 28 Nëntor 1912 u shpall si shtet i lirë e i pavarur.

””Këtë shtatore, që hijeshon varrin e Ismail Qemalit e që simbolizon flamurin kombëtar, si edhe ata luftëtarë që ranë theror për nder të tij, e deklarojmë monument kombëtar, edhe mirëmbajtjen e ruajtjen e saj ia ngarkojmë prefektit të Vlorës si kryetar i këshillit arsimor. Shqiptarë! Për një çast t‘i mbledhim zemrat tona rreth këtij veterani dhe t‘i betohemi se atë flamur që dora e tij shkundi nga pluhuri i robërisë, ne do të jemi gjithnjë gati ta mbrojmë e ta lartësojmë me mendjen, me zemrën edhe me gjakun tonë.”Kryetari i Parlamentit, Eshref Frashëri mbajti një fjalë të shkurtër. Prefekti i Vlorës, Abedin Nepravishta, lexoi dhe mesazhin e mbretit .


 

About Post Author