Gëzim Llojdia:Grabitqarët e lashtësisë të viteve 1918-’40


Gëzim Llojdia

1.

Sandro De Maria në artikullin e tij:”Leon Rei, Luigi Ugolini dhe origjina e arkeologjisë shqiptare”, Revista:” Iliria Nr.1-2, 2003-2004, sjell një fakt mbi grabitjen e objekteve arkeologjike të zbuluara në nëntokën shqiptare, diku në veri të vendit dhe i gjithë ky materiali i bollshëm parahistorik(“ilir) sipas Ugolinit nga një ekspeditë franceze u dërgua në Francë.Ishte koha, kur synimet e të huajve karshi kulturës së lashtë ,po i kthenin në grabitqarë. Në Amantia ,(Ploca e sotme)grabitjet e italianëve si ushtri pushtuese të territorit ishin akoma më të mëdha. Karl Pasch ,profesor i Universitetit të Vjenës,sjell një dëshmi të çuditshme.Kur vizitoi Plocën, ai pa në oborret e banorëve statuja të cilat i përkisnin qytetit Ilir.

E. Izamberti. K. Pachi dhe me vone Ugolini u tërhoqën me tepër pas monumenteve të shpërndarë ne fshat, neper shtëpitë e oborret.

Karl Pachi ka gjetur ne Ploçe monumente te ndryshme arkeologjike, skulptura,mbishkrime, pjese arkitektonike te shumta e të rëndësishme .

Skëndër Anamali shkruan:Kërkimet e bëra ne Plocë edhe ne vitet e pastajme, treguan se një pjese e monumenteve, qe shiheshin mbi sipërfaqe ,kishin qene gërmuar edhe me pare.

Banoret pleq te fshatit i kujtonin ende gërmimet ,qe ka bere gjate vitit 1920 ushtria italiane, e cila kishte qëndruar mjaft kohe aty.

Ata, nuk morren vesh fare u zbulua, gjate këtyre gërmimeve, sepse materialet e gjetura u morren nga ushtaret italiane kur u larguan se andejmi.

Eqrem bej Vlora mblodhi jo pak nga pasuria materiale arkeologjike e këtij qyteti.Ai dhe Yzeir Alimerko sistemuan ne muezeun e qytit detar, objektet, që sillte Leon Rei nga Apolonia dhe e kthyen muzeun , në Skelë, ndër më të pasurit.

2.

Dhe duke gjezdisur nëpër libra historie,nëpër fletët ditari gjetëm edhe këtë shënim të vogël, për kohën e kësaj godine ,qe ka parë godina lotët, që janë vesa e dhimbjes, seç’ prej asaj dite kur ikën arkeologët, që sollën aty dëshmit e tokës së tyre ,pushtuesi i vuri zjarrin e shkrumbëzoi, qafiri dhe dhimbja e saj ishte e pamat se ikën dhe humbën shumë dëshmi,mirëpo ndërsa njeriu e ndjenë ajo shkrinë ,humbet si hiri.Këtë hi ne e mbledhim sot, ku brenda tij është e gjitha, ku ne të shkruajmë sado pak një histori.

Në atë godinë ku ishin gjetjet e Leon Rey.Neritan Ceka djali i arkeologut Hasan Ceka shprehet tek libri i tij “Apolonia….” më 1924 filloi gërmimet arkeologjike në Apoloni një mision francez i drejtuar nga Leon Rey. Rezultatet ishin mjaft premtuese me zbulimin e styoas, buleterionit dhe më pas të odeonit dhe bibliotekës. Një koleksion i rëndësishëm qeramike u krijua nga gërmimet në nekropol dhe u vendos përkohësisht në ndërtesën e Pavarësisë në Vlorë,ku u grabit nga ushtarët italianë në ditën e parë të pushtimit fashist….

3.

Yzeir Ismaili bëhet drejtor i të parit muze arkeologjik. Sa kohë punoi Y.Ismaili në ta parinë institucion, që kishte objektet arkeologjike më tepër ato të gjetura në kodrinën e qytetit antik të Apolonisë si dhe të qendrave te tjera ilire.Është një periudhë e zbardhur tashmë. Nga viti 1937 në vitin 1939, Yzeiri ishte drejtues i këtij muzeu arkeologjik. dhe e kjo e beri ate qe te mblidhte objekete kudo qe ishin edhe kur ato grabiteshin nga te huajte. Në minierën e Selenicës është gjetur një statujë e çmuar ,maket deleje. Kishte përmasa të vogla. Italianët e marrin dhe e nisin menjëherë drejt shtetit te tyre përtej kanalit të Otrantos. Drejtori i muzeut bëri një protestë të fuqishme.I kërkoi qeverisë, që të ndërhynte në mënyrë urgjente për të kthyer figurën e grabitur. Ndërsa konsullatës italiane i tha se kjo statujë duhej të rikthehej në qytetin e tij në muzeun e arkeologjisë. Ndonëse, ai kishte studiuar në shtetin fqinjë ,nga ku vinte me nje pervoje te cmuar,nuk ju dorëzua kthetrave të vetmisë, Yzeiri nuk reshte të kërkonte pranë autoriteteve statujën e grabitur,që ishte dërguar përtej këtij vendi ,ndonëse ishte zbuluar në nëntokën e tij. Keshtu objekti nje dite erdhie nga pertej detit.

Me mbledhjen e objekteve arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora. Objektet arkeologjike u grabitën dhe u prishën. Gjatë kohës, që ka qenë drejtor i këtij muzeu është marrë me grumbullimin e objekteve arkeologjike ,që ndodheshin nëpër institucione apo në banesat e qytetarëve.

4.

Raporti mbi udhëtimin e tij të parë,dorëzuar Ministrisë së Jashtme, në korrik të vitit 1924, përmend shpesh rolin“politik”, që Ugolini i jepte Ekspeditës së tij, përgjithësish në funksion anti-francez, megjithëse pohon se“nuk kam dale për asnjë çast nga fusha ime e studimit të antikiteteve: për këtë arsye ,ndoshta ,iu pëlqeva shqiptarëve” ,dhe përsëri:“..u përpoqa që ta bëj sa më të shterpë punën e rivalëve tanë në Shqipëri. Midis tyre shkëlqen Franca(veçanërisht nëpërmjet deputetit Godard dhe longamanus të tij z .Leon Rey), e cila përpiqet në çdo mënyrë të pengojë dhe të ndalojë punën tone .

Në këtë […]fushë pata mundësi të shpalos një veprimtari të qetë, por me rezultate”.Së fundmi: “…I gjithë materiali i bollshëm parahistorik(“ilir”) ,i gërmuar nga Dr. Colin në Qerret (Pukë),u transportua fshehurazi në Francë .Atëherë munda lehtësisht të kisha miratimin e të gjithë atyre personave veçanërisht të atyre me kulture dhe pozitë më të cilët ishte e nevojshme që të flisja, gjithë kjo pa krijuar dyshime ,duke folur gjithmonë si studiues .

I tregoja atyre faktet, që përmenda më sipër dhe të tjera akoma,i shpjegoja sistemin francez jo shkencor, i sillja në vëmendje, që në këtë mënyrë shqiptarëve i merreshin faqet më të drejtpërdrejta e më të rëndësishme të historisë së tyre, domethënë ato që flisnin për Ilirët, paraardhësit e tyre. (Kjo vërejtje kishte gjithmonë një efekt të veçantë, sepse në këtë mënyrë prekja sedrën kombëtare shqiptare, që është shumë e fortë dhe që i konsideron ilirët, si paraardhës të lashtë dhe shumë të nderuar dhe si rrjedhim, në ç’kam mbetet prej tyre një pasuri kombëtare, me të drejtë të rëndësishme)”.

Pra Ugolini, për të ngjallur dashamirësinë shqiptare drejt anës italiane prekte dy pika kryesore:nga një anë mosrespektimin nga pala franceze të detyrimit ,të parashikuar nga leja e gërmimit, për të mos eksportuar material arkeologjike, nga ana tjetër temën kombëtare të origjinave ilire ,që duke e shkelur nga ngjarje te ndodhura.

Megjithë këto pohime të hapura, do të ishte,për sa me duket ,tepër thjeshtëzuese dhe në fund të fundit e pasaktë të konsiderohej roli i Ugolinit vetëm nën dritën sunduese të propagandës politike edhe përsa i përket këtyre fazave të para të punës së tij në Shqipëri.

Këto konsiderata janë bërë në të kaluarën, duke e gjykuar Ugolinin një“arkeolog-fashit”modest ,ose më keq akoma si një “fashist arkeolog”(që në italisht do të thotë: para së gjithash një fashist, e më pas arkeolog). Dy udhëtimet paraprake të viteve 1924-1925 janë prelude te formimit të Missione Archeologica Italiana ( Ekspedita Arkeologjike Italiane), që Ugolini udhëhoqi nga viti 1926 deri në vdekjen e tij, në Bolonjë më 4 Tetor 1936, në moshën 41 vjeçare. Parathënie politiko-institucionale e formimit të Ekspeditës.

5.

Le të rivijojmë me pohimin e Sandro De Maria të botuar te Revista:” Iliria Nr.1-2, 2003-2004.

:”Në mbyllje dua të kujtoj një episode domethënës .

Më 29 maj të vitit 1935, agjenti konsullar mbretëror i Sarandës informonte ambasadën italiane në Tiranë se më date 26 të atij muaji.

“Certo Hassan Ceka, una speciedi archeologo albanese, senza alcunavviso, anzinascostamente,ementre è tuttë raassentei lProf. Ugolini, sièrecatoa Butrinto col materiale giàpronto e dhapiantatounabaraccadipessimogusto,proprio apochimetridallase de della Missione Archeologica Italiana…”(një person i quajtur Hasan Ceka,një farë arkeologu shqiptar, pa asnjë lajmërim ,

përkundrazi fshehurazi ,ndërkohë që prof. Ugolini nuk është ende i pranishëm, shkoi në Butrint me material të përgatitur më pare dhe ngriti një kasolle të shëmtuar, vetëm pak metra larg qendrës së Ekspeditës Arkeologjike Italiane…)

Fjalët përçmuese të agjentit të konsullatës së Sarandës nuk mund të fshehin sot një fakt vendimtar: me shfaqja e asaj kasolleje modeste në Butrint, pranë veprës pionieret e Léon Reyt dhe të Luigi Ugolit,së cilës u bashkua kaq fshehurazi Hasan Ceka, tregon se bazat e së ardhmes së arkeologjisë shqiptare, ishin hedhur.

About Post Author