Gezim Llojdia:Gravura :”Mbreti Glauku, merr foshnjën nën mbrojtjen e tij”


Gezim Llojdia
1.
Mbreti Glaukut, në fron i rrethuar nga mbështetësit e tij i jep foshnjës Pirro, mbrojtjen e tij.
Mbreti i Ilirisë i dha Pirros mbrojtja e tij, duke vendosur atë në fronin e Epirit në vitin 306.pe.s.
2.
Një gravurë e huaj, por është thjeshtë histori e kombit tonë. Do të shqyrtojmë përveçse disa vargje nga mediumi, që e ka nxjerrë ,për kryeheroin ,situata dhe kthjellime historike apo ndijime shpirtërore, që përjeton nën këto çaste.
…Pirro i Epirit .(297-272 p.e.s.) ishte një nga gjeneralët më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë.
Në vitin 307, në moshën 12 vjeçare, Pirrua u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret.
3.
Evokimin e kësaj periudhe flet edhe gravura.

Është një punim artistik mjaft i frymëzuar që shkon drejt origjinalit. Realitet i një epoke të shkuar dhe në vazhdën e atyre krijimeve ,që kanë fytyrën e asaj kohe. Gravura dhe gdhendje thuhet në përmbajtje të botimit është botuar në Parisë.
…Shqyrtohen të dhënat të tjera ,që janë shoqëronjëse ,pa lënë në errësirë edhe bojën ngjyrë kafe.
-Në anën e majtë të gravurës paraqiten mbreti Galakuku me mbretëreshën dhe foshnja Pirro, që ka zgjatur trupin drejt mbretit.
-Për rreth mbretit shfaqen rreth shtatë figura të cilat janë si nga veshja dhe paraqitja dy burra dhe pesë gra. Dominon veshja e gjatë .
-Ndërkaq ana e djathtë e gravurës paraqet gjithsejtë rreth pesë persona të tjerë, tre prej të cilëve zgjasin duart gjithë shqetësim për të mbajtur më pas foshnjën.
-Kjo pjesë mendohet se i përkasin të afërmve të foshnjës.
Ka një të dhënë, që shkruhet në kornizën e saj ku thuhet se :”Tabloja është origjinale.Disa të dhëna që do të mund të kenë interes janë:
Titulli origjinal :“Roi d’Illyrie Glaucus prend Pirro sous”
Botuar në Paris :(Evropë, Francë, Ile-de-France (institutit), Paris) data 1749-1816
Lloji:Gravurë dhe gdhendje.
Përmasat:
-Gjatësia: 485 milimetra.
-Gjerësia: 558 milimetra.
-Data e blerjes:1917.
‘Dhuruar:nga
Nan Ino Cooper,
Lucas Baronesha e Crudëell dhe Lady Dingëall
-Në kujtim të: Auberon Herbert Thomas,
Baron Lucas e Crudëell dhe Z. Dingëall.
-Personi i prodhimit: Hyacinthe Collin de Vermont.
Print nga Charles Levasseur .
-Publikuar nga: Charles Levasseur .
4.
Pirro i Epirit shkruhet në Wikipedia .(297-272 p.e.s.) ishte një nga gjeneralët më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve. Ndihmues dhe aleat i popujve italian që ishin në luftë me Romën. Thirrej “Shqiponjë” nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Në krye të ushtrive të përbëra nga molosët, thesprotët dhe kaonët, Pirro arriti fitore të dhimbshme kundër ushtrive romake. Në kulturën perëndimore sot përdoret shprehja: “Fitorja e Pirros”,që nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha. Në vitin 307, në moshën 12 vjeçare, Pirrua u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret. Ai u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoj një shtet të pavarur, që mori emrin e vet Epiri. Gjatë sundimit të Pirros, Epiri zhvilloi politikë të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetet e fuqishme të kohës.
Epiri njohu një lulëzim të jetës qytetare, me veprimtari te dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve të reja. Me kërkesën e qytetit Tarant, në vitin 280 p.e.s., Pirroja zbarkoi me ushtri të madhe në Italinë e Jugut. Në luftën ,që zhvilloi i theu keq Romakët, por edhe epirotët pësuan humbje të mëdha. Pas disa fitoreve radhazi në Sicili dhe pas humbjes, që pësoi në vitin 273 p.e.s., u kthye në Epir ku përsëri nuk qëndroi i qetë. Me ushtrinë e tij hyri ne Greqi, ku u vra gjatë luftës qe zhvilloi në vitin 272 p.e.s. në qytetin Agro. Kuriozitet është vdekja e tij. Ai u vra nga një grua e cila lëshoi një vazo lulesh nga një dritare mbi kokën e Pirros.

About Post Author