Koreografi i 5000 valleve …
Gëzim Llojdia
1.
Jani Gjergji koreografi vlonjat, është ndarë përfundimisht nga bota e artit këtë fundjavë. Artisti trup shkurtër por me talent të rrallë jetoi 85 vjet, qëndroi 65 vjet në skenë,si koreograf e valltar , dhe kërceu 5000 valle në jetën e tij artistike!

2.
Artisti vlonjate me qëndrim në Athinë ,Stefan Basko e përshkruan kështu:Në rrugët e bukura , ku shtëpitë i japin dorën njëra tjetrës,ku komshinjtë shkëmbejnë kafetë e mëngjesit,dhe te rejat e dites,u lindën, e u rritën ,shumë artiste që i dhanë Vlorës emër e kulturë si: Drita Pelingu( Kripa),Liza Laska, Myqerem e Luan Ferra,Dola Sarreta,Efterpi Lacka Timo Fllaka,Fabit Beqiri,Lame Fandi,Dhionis Qirxidhi e më te rinjtë Vait Kuci e Thanas Qirxidhi !!
3.
Si e kujton artisti koreografin Jani Gjergji:
…Por po aty, në një rrugicë të Vrenezit, të qytetit te Vlorës kaloi pak vite të feminisë, një djalosh i gjallë e i shkathët ,familja e të cilit në moshën 5 vjeçare transferohet në Tiranë!Mirëpo si u zbulua ky talent?
…Pa mbushur 13 vjeç ,talenti i tij tërheq vëmendjen e balet maestrin Panajot Kanaci…dhe Jani Kosta Gjergji behet pjesëtari më i ti i Ansamblit të ushtrisë i TOB…me plot suksese në interpretimin e valleve rusë,bullgare,hungareze ,rumune e tjera.Valltari i 5000 valleve! 65 vjet në skenë, si koreograf e valltar! Jani Gjergji, artisti që la Tiranën për Vlorën
4.
Stefan Basko vijon:Në vitin 1961 transferohet në Vlorë dhe në shtëpinë e vjetër te Pionierit ,afër shtëpisë së Dhori Stratit e Niko Sotës ,bëhet mësuesi i parë i valltarëve si Cane Myrto, Gjon Batalli,Paraskevi.Kola..( Paci e Estrades)Kadri Sharres….e me vone i Dhori Pashajt, Afrim Agalliut,Besnik Aliajt,Barjamit ,Hysenit,Gezimit ,e më të rinjve Magdalenes,Marjanes,.Mimozes..,e tjerë.Midis atyre që punuan gjatë me Prof.Janin ,Dhori Pashaj tregon se ai ishte një edukator i shkëlqyer e profesionist i zoti!Ai gjithmonë kërkonte që në grup të vinin të rinj ,të cilët i merrte kryesisht nga shkolla Ali Demi! Si muzikant( baterist ) ai ndihmoi shume dhe orkestrën e shtëpisë kulturës Vlore!
…Si koreograf,me grupin e valleve mbajti peshën kryesore në operetat :”Drite e Këngë” si dhe në tablon tjetër muzikore:” Heroinat e Lesterit,!!
5.
…Unë do ta njihja në vitin 67, kujton Pirro Koka, kur ai ishte xhezbandist i estradës së Vlorës,dhe bashkëpunimi me të do të arrinte kulmin kur ne me Ansamblin e Nartës, fituam flamurin në takimin kombëtar të ansambleve të kooperativave bujqësore…me udhëheqës Artistik Prof.Liu Monen,koreograf Jani Kosta,Rregjizor Pirro Sava dhe fizarmonicist Pirro Koka!Pasioni i tij ishte krijimi i valleve të reja dhe një kryevepër e punës e fantazisë se tij ishte vallja koreografike” Uji i Kavalones”.Po në këtë kohë në grupin e Nartës shpërthen dhe një talent tjetër: Kleopatra Skarco!
I detyrohem shumë këtij artisti ,thotë Afrim Agalliu!Ai me dha drejtim,më bëri artist…Formimi im si valltar,më ndihmoi shumë nga ana plastike për tu bërë aktor! Prof.Jani më rriti ,më formoi dhe edukoi si artist dhe i jam shumë mirënjohës!
Një nga realizimet e bukura te asaj kohe ishte tabloja tjetër :“‘ O flamur Gjak o flamur shkabe’ dhe ku shkëlqyen dhe valltaret Ollga Kosta( e shoqja e Janit) ,Pandora Gjeci..,Parashkevi Kola(!( Paci) ,Gjon Batalli,Kadri Sharra…Cane Myrto e me pas vijnë ,Luan Hasani,Iliriana Hasa, Dafina Broka,Gezim.Mersini ,Guri Gjeci, Ilir Leli…Natasha Koleci,Hysen Asqeriu..Në çdo premierë estrade( katër në vite).kishte 2 numra koreografike!Ansambli Labëria ka padyshim dhe vulën e mjeshtrit Jani Kosta kujton një tjetër artist Vasil Cuni!
Ky ansambël ka bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe jashtë vendit e vitet e fundit dhe me ansamblin ” Bilbili te Sejmen Gjokolit!! ,veç se përballoi koncerte të shumta në rast festash te ndryshme! Kontributi i tij që me fëmijët e kopshteve ,shkollave e tjera ishte i madh!
…Prof. Vasil Cuni thotë, se ai ishte nga të parët koreograf ,që punoj dhe lëvroi në skenë materialet koreografike burimore dhe te kultivuara,duke evidentuar ne to vlera reale sipas zonave e krahinave e ne saj te punës se tij grupet e valleve te burrave Vranishtit,Dukatit ,e tjera patën gjithmonë suksese,thotë artisti Stefan Basko.