Gëzim Llojdia

1.
Prof. Dr. Hivzi Muharremi:Monografia për “Janaq Paçon” – plotëson një boshllëk në artet figurative.
Monumenti në Krujën tonë i kryeheroit tonë kombëtar është një ndër veprat e mëdha kalorisake ,po aq pozonte më vlera të larta.Autori i kësaj vepre arti është skulptori Janaq Paço. Disa të dhëna rreth kësaj vepre monumentale.Monumenti i Skënderbeut, një ekuestër monumental, unik dhe madhështor, vepër për të cilën skulptori Janaq Paço punoi mbi 10 vite. Monumenti i Skënderbeut në Krujë është i lartë gjithsej 12m (6m lartësia e monumentit dhe 6m bazamenti). Monumenti u derdh në bronz (me një peshë 60 kv në fonderinë artistike për veprat e artit, në Budapest, Hungari).Ekuestri u vendos në Krujë më 27 Nëntor 1959 dhe është ekuestri i parë i vendosur në Shqipëri, dhe ndër më të bukurit dhe më të veçantët nga zgjidhja kompozicionale në Ballkan dhe Europë…
Mbi një piedestal të thjeshtë, në trajtë koni piramidal, ngrihet statuja e Skënderbeut me kalë në çastin kur gatitet të sulmojë vrullshëm mbi armikun, duke iu përgjigjur përfytyrimit legjendar të popullit për heroin ‘kombëtar. Siluetat janë të prera qartë, vëllimet plastike me konture të thelluara spikasin dukshëm, duke dhënë ndijimin e një tendosjeje të brendshme. Mbi sfondin e malit të thepisur rripa-rripa si dhe të kështjellës historike, monumenti është pjesë e pamjes karakteristike të qytetit.
2.
Prof. Dr. Hivzi Muharremi kritik arti dhe autorë tekstesh për artin figurative më tregoi se së fundi kishte ndër duar një monografi kushtuar skulptorit shqiptar Janaq Paço. Një vepër kjo në formë monografia botuar rreth dy vite më parë nga M.K kohë përpara se pandemia të shfaqej ndër botët tona.Kritiku H.Muharrëmi shprehet :Tek kapitulli “Monumenti ekuestër i Skënderbeut në Krujë”, autori Ylli Drishti ekskluzivisht mirret dhe e trajton në mënyrë të hollësishme realizimin e veprës monumentale e cila padyshim, njihet si vepra më e suksesshme dhe më monumentalja në tërë opusin e gjerë krijues të autorit. Është vepra e parë kalorsiale me dimensione monumentale e realizuar në të gjitha trojet shqiptare. Vepër e punuar me përkushtim, ku tërë qenien e vet autori e “shkrin” në këtë përmendore kalorsiale, ku heroin, kryepersonazhin dhe figurën e kalit e trajton në mënyrë reale. Ekuestri i Skënderbeut në Krujë është vepra e përkryer dhe është një nga kryeveprat e skulptorit Janaq Paço dhe skulpturës shqiptare të shekullit XX. Përveç qytetit të Krujës replika e kësaj vepër impozante qëndron edhe në sheshin e Prishtinës në vendin më frekventues të qytetit ku çdo njëri në mënyrën e vet e përjeton kryeheroin kombëtar të tërë etnisë shqiptare.
3.
Si e vlerëson krijimtarinë e skulptorit Paço në këtë vepër ,kritiku H,Muharremi?
Në aspektin metodologjik monografia mbi jetën dhe veprat e “Janaq Paço” është e konceptuar përmes kapitujve duke filluar nga: 1. Hyrja, 2. Artisti–Njeriu–Mësuesi–Janaq Paço, 3. Skulptura në shekullin XIX–XX në Shqipëri–fillimet e skulpturës realiste, 4. Janaq Paço–formimi artistik dhe fillimet e krijimtarisë. 5. Krijimtaria artistike e mjeshtrit Janaq Paço, 6. Portretet e Paços, 7. Bustet publike / statuetat, 8. Monumenti ekuestër i Skënderbeut në Krujë, 9. Veprat, 10. Skënderbeu i rilindur, 11. Vlerësime për artistin, 12. Biografia. 13. Shkrime mbi jetën dhe krijimtarinë e JANAQ PAÇOS, Skulptor i Popullit, 14. Bibliografi.
Në kapitullin “Artisti–Njeriu–Mësuesi–Janaq Paço”, autori Ylli Drishti kryesisht i përkushtohet veprave të autorit të realizuara nga vitet 1944-1991, ku në atë kohë kryesisht artistet shqiptar në të gjitha zhanret e artit ishin të frymëzuar me artin e realizmit e veçanërisht pas viteve të pesëdhjeta punonin kryesisht në frymën e introduktit të soc. realizmit, si drejtim që ishte aktual dhe dominant në të gjitha shtetet e Evropës lindore. Përkundër këtyre shteteve ky drejtim në Shqipëri ka zgjatë një kohë të gjatë përkatësisht deri në kohën e sundimit të Presidentit shqiptar Enver Hoxha. Skulptori Janaq Paço në shumë vepra skulpturore i mpleks elementet moderne të artit dhe e kultivon një frymë krejtë më ndryshe në realizimin e këtyre kompozimeve, ky avansim akoma e më shumë e ka inkurajuar ndryshe në realizimin e këtyre kompozimeve, veçanërisht me një theks të veçantë i qaset anës së brendshme, ku e vë në spikamë anën psikologjike dhe shpirtërore të portreteve, bustave dhe figurave më të ndritura historike duke filluar nga Skënderbeu (1959), Fan S Noli (1960), Aleksandar Moisiu (1956), posaçërisht spikasin 30 figura nudo të femrave, ku artisti me një sens dhe ndjeshmëri të thellë artistike i ka realizuar. Inspirimi ka qenë formësimi mitologjik përmes frymës së dufit të tij shpirtëror e romantik. Përveç anës kreative skulpturale Janaq Paço ka qenë edhe një nga nismëtarët e hapjes së Liceut artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Nga kjo shkollë e artit kanë dalë një numër i shumtë i nxënësve talent të cilët kanë kry Akademitë dhe specializimet në fusha të ndryshme të artit e atë në qendrat më të njohura Evropiane dhe me kthimin e tyre kanë kontribuar në ngritjen e kuadrove të shumta dhe në afirmimin e artit shqiptar në përmasa ndërkombëtare, Për punën pedagogjike dhe artistike kreative Janaq Paço është lartësuar në titullin më të lartë SKULPTOR I POPULLIT. Padyshim, ky avansim nga shteti akoma e më shumë e ka inkuraju artistin dhe me një vullnet e dashuri të madhe i është qasur punës artistike e pedagogjike. Veçanërisht ketë erupcion të ndjenjave shpirtërore do ta shpërfaqë në monumentin kalorsial të skulpturës së Skënderbeut në qytetin e Krujës rrëzë shpatit të malit.
3.
Duke ju referuar skulpturës shqiptare të shek XIX XX në Shqipëri ,pra më konkretisht fillimit të saj , H.Muharremi shprehet: Në kapitullin “Skulptura në shekullin XIX–XX në Shqipëri – fillimet e skulpturës realiste”, autori i monografisë Ylli Drishti e fillon kapitullin me një përshkrim të situatës aktuale që dominonte në shekullin e XIX në artet shqiptare përkundër Evropës ku u shfaqën drejtimet artistike si neoklasicizmi, realizmi, romantizmi dhe Impresionizmi, si izma që do ta hapin një shtegtim të ri drejtë drejtimeve moderne në Historinë e artit evropian. Në Shqipëri në ketë kohë sipas autorit, gjithnjë akoma skulptura dhe artet e aplikuara realizoheshin nga artizanatit të cilët po ashtu edhe si piktura nuk gëzonin statusin e artistëve ta pavarur. Në këtë kapitull autori detajisht e trajton rrugën zhvillimore të skulpturës shqiptare gjithnjë duke bërë krahasime me rrugën zhvillimore të pikturës si dy fusha shumë të preferuara nga artistet shqiptar duke filluar nga ata amator e deri tek krijuesit më të spikatur të cilët pas përfundimit të shkollimit të mesëm në Tiranë, kanë vazhduar studimet na Akademitë e Arteve të bukura si në Itali po ashtu edhe në Greqi. Kontributi më i madhe i këtij brezi artistik me të kthyer në Shqipëri është formimi i aristëve të rinj me krijimin e Liceut artistik “Jordan Misja” në Tiranë (1946). Janaq Paço ishte në mesin e pedagogëve të parë të kësaj shkolle i cili do ta krijon stafin dhe do ti përpilon programet e para artistike të Liceut artistik. Pra, ketë rrugëtim zhvillimor autori e vazhdon deri tek fillimi i shek. XX. Kur pjesa më e madhe e artistëve kthehen në Tiranë dhe e vazhdojnë aktivitetin e tyre artistik me një frymëzim dhe koncept shumë më të avancuar, meqë ishin në kontakt të drejtpërdrejt me rrjedhat evropiane të zhvillimeve artistike. Apo siç thotë autori i monografisë Ylli Drishti: …”Krijimi i shtetit shqiptar dhe forcimi i tij sollën mjaftë risi në jetën kulturore të qyteteve më të rëndësishme si: Tirana, Korça dhe Shkodra që ecën drejt modernizimit, duke iu larguar gradualisht ndikimit lindor (osman) në arkitekturën dhe mentalitetin e jetës…” Pastaj autori i shkoqit faktet kryesore të një zhvillimi të tillë artistik të shtetit shqiptar duke përfshirë emrat më të spikatur dhe më kontribut dhënës për një pasqyrim real të situatës e cila e ka vijimësinë zhvillimore që nga periudhat më të hershme historike, duke filluar nga antikiteti, mesjeta e deri tek fillimi i shekullit XX. Traditën e skulpturës monumentale në Shqipëri e lidhë me emrin e skulptorit, maestros Odhise Paskali i cili në vitet e 30 të shekullit XX realizoi një numër të shumtë të veprave skulpturale, krijojë monumentet e para në sheshet publike të qyteteve si në: Korçë, Vlorë, Gjirokastër etj. Pastaj autori në ketë kapitull i trajton edhe autorët-skulptorët të tjerë të cilët kanë realizuar vepra dhe kontributi i tyre ka qenë mjaftë i madh e që më së miri ka mundur të vërrehet në ekspozitat kolektive që kanë filluar të organizohen edhe pse deri në shpalljen e vendit monarki, në Shqipëri numri i ekspozitave ka qenë shumë i vogël.
4.
Si u formua skulptori dhe cilat ishin krijimet e tij.Në kapitullin Janaq Paço-formimi artistik dhe fillimet e krijimtarisë. Autori Ylli Drishti e bën një prezantim të detajuar për personalitetin e Janaq Paços duke filluar nga shkollimi fillor në vendlindje e deri tek mërgimi i tij në Greqi ku e vazhdon shkollimin dhe i përfundon studimet në Shkollën e Lartë të Arteve të Bukura në Athinë (Greqi). Duhet thënë se gjatë studimeve është dalluar nga të gjithë studentët dhe ishte studenti më i mirë, student i jashtëzakonshëm, me ç’rast pedagogu i skulpturës dhe drejtori i Akademisë, skulptori Konstandin Dhimitriadhis e emëroi dhe e mbajti si asistent dhe e ftonte në studion personale si ndihmës gjatë dhe pas studimeve. Qëndrimi i tij gjatë dhe pas shkollimit në Greqi karakterizohet me me një përfitim njohurish nga arti antik grek e posaçërisht ndikim të madh tek ai kishin skulptorët e shek. të V. p.e.s. Mironi, Fidia, Polikleti si dhe skulptorët e shek. të IV, Skopasi, Praksiteli e Lisipi. Pra, kontakti i tij me veprat e këtyre gjenive të skulpturës antike greke ndikoi jashtëzakonisht shumë në formimin e tij skulptural dhe në mënyrë të pandërprerë do ta vazhdoj aktivitetin krijues me kthimin e tij në Shqipëri, përkatësisht në Tiranë ku fillon në mënyrë intensive të mirret me realizimin e veprave skulpturale. Ky ndikim i artit klasik grek ishte i pamohueshëm, apo siç thotë autori: “Në monumentin e Skënderbeut në Krujë, Janaq Paqo i ka të mishëruar më së miri këto cilësi, që e dallojnë atë si një mjeshtër të jashtëzakonshëm të artit shqiptar të shek. XX”. Ka qenë aktiv në shumë ekspozita kolektive si në Tiranë po ashtu edhe në qendrat tjera të organizuara. Kjo ishte vepra më madhështore e realizuar nga skulptori ku nga viti 1946 i ka filluar skicat e para për realizimin e bocetave kushtuar monumentit të Skënderbeut. Krijimtaria artistike e tij ka qenë e gjerë, ka punuar portrete, busta, lapidar dhe monumente kalorsiale. Në vitin 1949 skulptori i ri shpallet fitues i konkursit kombëtar për realizimin e monumentit të Skënderbeut në Krujë.
5.
Skulptori Janaq Paco kishte një krijimtari të madhe artistike dhe cilat janë disa nga punimet e tij? Kritiku H.Muharremi:Në kapitullin :Krijimtaria artistike e mjeshtrit Janaq Paço, trajtohet ecuria e shkollimit dhe realizimi i veprave gjatë periudhave të ndryshme historike duke filluar nga bustat e deri të skulptura monumentale e Skënderbeut në Krujë si dhe ajo në bashkautorësi me Odhise Paskalin dhe Andrea Manon ekuestrin e Skënderbeut në Tiranë. Përurimi i kësaj vepre monumentale është bërë me 11 janar 1968. Pastaj autori vazhdon me prezantimin e monumentit “Provokacionet e 2 gushtit 1949” me bashkautor Uran Hajdari (1969, Bilisht Korçë); grupin skulpturor monumental “Gladiatorët” Durrës (1971 – 1974), si dhe ciklin “Nudo femërore”. Përveç këtyre kompozimeve Paço ka realizuar edhe një numër të konsiderueshëm të portreteve. Në periudhën e fundit të krijimtarisë (1979 – 1991) Janaq Paço ka realizuar një koleksion veprash me temë historike monumentale siç është grupi skulpturor “Skënderbeu dhe populli” (1979-1982) me bashkautor Genc Hajdarin apo siç shprehet skulptori Janaq Paço në një prononcim me 1982: …”Gjatë realizimit të kësaj vepre madhështore u kaluan me sukses tri vështirësi serioze: lidhja organike me arkitekturën, komunikimi sa më i mirë i veprës me vizitorin dhe perceptimi i skulpturës nga disa këndshikime, pasi lartësia e saj arrinte edhe në katin e dytë”… Gjithashtu autori në mënyrë kontinuele e mbarshtron opusin krijues të skulptorit Janaq Paço duke ia radhitur veprat që nga viti 1982 e deri në vitin 1991 kur njëherë e përgjithmonë ndahet nga krijimtaria artistike, nga skalitja, modelimi i veprave të shumta skulpturale. Por, veprat e tia janë të përjetshme dhe përjetësia e autorit është i përhershëm poashtu siç është monumenti kalorsial i Skënderbeut në Krujën kreshnike të qytetit të Skënderbeut.
Pastaj autori vazhdon me kapitujt “Portretet e Paços”, “Bustet publike / statuetat”. Në këto kapituj autori kryesisht i trajton figurat e personaliteteve më të shquara historike shqiptare duke filluar nga portretet e Qemal Stafës, Fan S Nolit, Sami Frashërit, Vangjush Mios, Aleksandër Xhuvanit e shumë të tjera. Në të gjitha këto vepra të Janaq Paços vërehet trajtimi realist i portreteve dhe bustave, vërtetësia e personazhit gjithnjë duke e ruajtur karakterin apo siç thotë autori: “ Paço i kompozoi bustet e tij me pjesën e trupit krejtësisht formale, duke iu shmangur veshjeve dhe prerjeve natyraliste”.
6.
Kur era e demokracisë po përhapej mbi këtë vend në 11 korrik mbylli sytë skulptori Janaq Paço.Skulptori është vlerësuar në shtypin e kohës për punimet e tij monumentale.
Në kapitullin: Vlerësime për Artistin kritiku H.Muharemi thotë:, autori Ylli Drishti përmes shkrimeve të shkruara nga studiuesit dhe autorët e ndryshëm në gazeta dhe revista të ndryshme na prezanton krijuesin Janaq Paço. Çdo autor në mënyrën e vet në aspektin kronologjik e mpleks punën e artistit duke filluar nga biografia e deri te analiza e veprave nga zhanret e ndryshme e veçanërisht me një theks të veçantë çdo autor i shkrimit i është qasur analizës së veprës kalorsiale të Skënderbeut monumentit kalorsial të Krujës. Pasqyrimi i personalitetit të Skënderbeut fillon me trajtimin e vështrimit të shkrimit të Dritëro Agollit, “Madhështia e Skënderbeut”, “Zëri i Popullit”, 1959; Pandi Mele, “Monumenti i Skënder Beut në Krujë”, 1984; Kristaq Rama, “Mjeshtri i shquar i plastikës shqiptare – Janaq Paço”, gazeta Drita, 1991; Prof. Dr. Qirjako Meniko, historian i artit, “Realizmi në skulpturën e Janaq Paços dhe ndjesitë e tij moderne”, 2019 si dhe artikuj të tjerë nga autorët bashkohanikët e skulptorit të cilët kanë shkruar për çdo ekspozitë përkatësisht vepër monumentale realizuar nga skulptori. Pra, përmes këtyre shkrimeve, artikujve autori i monografisë Ylli Drishti gjithnjë e më shumë e shpërfaqë një realitet krijues për artistin e talentuar i cili deri në frymën e fundit të jetës është marrë me realizimin e veprave skulpturale dhe ka arrit piedestalin e maestros në fushën e skulpturës.