Gezim Llojdia:Ndërmjetëse


Gezim Llojdia
1.
Në fshatin tonë ,
mëhalla e largët s’ka kufij real.
Pylli i ahishtës është atje ku ishte shekuj më parë.
Busulla,fluturon në erë nga degët e ferrës,
pika e vesës në ag rrëshqet , rrjedhshëm në lugun e gjethes.
Hojet e bletëve janë në strehë të strehës ,
përgjysmë me ar.
Zhaurima e cinxurëve dhe e korit të pyllit,
një stinë zgjatë.
Një oktav e zgjatur e bulkthit të natës,
jo vetëm ndajë natë.
Të tregon pasqyrën,
këtej është drejtimi i parajsës.

About Post Author