Në portin e vjetër
Gëzim Llojdia
Ne portin e vjetër,
s’vijnë më anijet.
trazon direkët e bardhë.
Netëve aty një cullufe hëne, mpikset ngadalë.
Frymë e heshtur ,
loti i kripur ,
ende të patharë.
Nëpër dallgëzim valësh,
fanitet një pulëbardhë.