Gëzim Llojdia:Një rrëfim i panjohur për Perlat Rexhepin


Gëzim Llojdia

Po sjellim një rrëfim t panjohur për për Perlat Rexhepin vrasja e të cilit poeti ali Asllani e thotë :“Pyeta Labërinë, e ku është Perlati?/ Kombi ulërinë, më shumë se i ati,/

1.

Të dielën e 30 tetorit 1966 shkrimtari Jonuz Dini sjell një përshkrim te gazeta letare kushtuar Heroit vlonjat Perlat Rexhepi.Shkrimtari J.Dini është ndarë nga jeta në vitet 80 dhe aso kohe të gazetë :’Drita” botova një shënim të vogël kushtuar botimit të librit të këtij autori nga ku mësova se autori nuk rronte më.Në faqen 3 të dielës së 30 tetorit pot e gazeta Drita gjeta këtë shkrim të autorit Jonuz Dini kushtuar trimit nga vajza e Vlorës Perlat Rexhepi.

2.

Autori e nis rrëfimin :”Më kishte tërhequr vëmendjen disa herë ky djalosh që shihej shpesh duke shëtitur nëpër Fushë të Celës,porsa muzgu shtrinte napën e tij ët murrme mbi qytetin tonë. Shtat hollë mesatar. Vishte një pardesy të bardhë që i mbulonte gati gjysmën e çizmeve të lustruar me kujdes, ecte me një hap të rëndë ushtarak. Mbante një kasketë kafe të mbylur . Fytyra e tij e mprehtë dhe pak e zbehtë,të krijonte përshtypjen e njeriut studioz. Nën ballin e gjerë shquheshin dy sytë e vegjël të shkathët,që vrojtonin mbas lenteve, çdo gjë me ngulm e kureshtje. Një ditë në verën e vitit 1940,një shok i imi më njohu me të. Për mua qe një ngjarje ngazëlluese.Ai më shtini dorën me dashamirësi,thuajse ishim njohur prej kohe. U bëra gati t’ja shtrëngoja po ndjeva se dora im u ndrydh lehtas në pëllëmbën e tij, dhe u tund disa herë.

-Gëzohem që u njohëm-tha duke vënë buzën në gaz. Zëri i tij kishte një tingull të fortë,të rëndë të qartë. Sytë e tij më kanë mbet të ngulitur në kujtesë. Kishin një ndriçim të zgjuar e dukeshin hijerëndë. Shikimi i tij ishte i kthjelltë dhe i thellë si ujët e liqenit malor. Njeriu shihte në të pasqyrimin e një jetë të brendshme tërë aktivitetet. Cdo herë që e takova më vonë,bëhesha gati disa hapa përpara për ta përshëndetur plot respekt,kërkoja shikimin e tij e mbase e ndeshja luaja kokën vrokthi dhe;

Mirëmbrëma- i thoshja. Ai buzëqeshtë e më përgjigje .për disa kohë u zhduk. E takova për të fundit herë,në një shtëpi në Dobrac. Ishte i plagosur në këmbë. Dhe ja si kishte ndodhë .Policët e kërkonin gjithandej. Po ai shpesh u kalonte nën hundë me biçikletë. Një ditë kaloi andej nga fabrika e cigareve:’Taraboshi”.Një polic e kishte diktuar. Ai qëlloi,me shpresë se do ta shembte në vend. Ngjau e kundërta. Perlai grumbulloi fuqitë dhe ashtu me plagën, që i kullonte gjak iku…Pra nesh tregohej krejt i qetë .Fliste e qeshte si të mos kishte asgjë, veçse hera herë, kur lëvizte rrudhat e ballin. Atë cast shiheshin në fytyrën e tij shenjat e dhembjes. Por megjithatë përpiqej ta mbulonte me një buzëqeshje të qetë.

Shkrimtari Jonuz Dini duke vijuar përshkrimin e tij thotë:” Isha në burg .Po zbardhte dita e 22 qershorit. Më doli gjumi herët nga cimkat dhe vapa. Kuvendoija me Naim Gjylbegun i cili zgjohej zakonisht pa zbardhur drita dhe thithe duhan. Bisedën na e prenë krismat e pushkëve që vinin nga larg,nga thellësia e qytetit. Dolëm jashtë,në atë sheshine vogël të burgut. Mbas nesh ja behën Ndoc Mazi,Ahmet Haxhija Ruzhdi Tyli,Reshit Rusi,Fahri Ceni etj.Burgu filloi të gumëzhijë si koshere bletësh.Ai shesh i zbuluar u mbush me të burgosur sa nuk kishe ku të hidhje mollën.

-Ç’janë këto pushtë bre Ndoc-Pyeti Doda,një mirditas.

Populli lufton kundër fashistëve i gjegji Minuku,i bindur për sa thoshte. Dhe kështu,pyetjet e përgjigjet vazhduan. Asnjë nuk dinte gjë. Flitnin me hamendje.Po pushkët nuk pushuan .Disa herë u dëgjuan edhe shungullimet e bombave.Një aeroplan kaloi mbi ne dhe shkoj andej nga bëhej lufta. Neve na vlonte gjaku Ishim grumbulluar te dera e burgut e shikonim qiellin e copëtuar nga hekurat si zemra jonë nga ankthi.

Shkrimtari J.Dini rrëfen kështu më tej:” Pasdreke Jonuzi,gardiani i burgut na solli fshehurazi një letër. Një shok shkruante me hare e pikëllim:”Nj vit mbas sulmit të pabesë të nazistëve kundër Bashkimit Sovjetik edhe në Shkodër-Locja foli plumbi. Komunistët Perlat Rexhepi,Branko Kadija dhe Jordan Misja luftuan kundër një ushtrie të madhe të motorizuar,tre kundër treqindëvet. Perlati u bë shembull i heroizmit edhe pse u dogj shtëpia dhe flakët filluan tia përcëllojnë trupin ai qëndroi dhe luftoi deri sa u fik. Ndërsa një shok lexonte,zemrat tona mbusheshin me frymëzim revolucionar. Sytë e Ndocit,Naimit Ahmetit e sa e sa të tjerëve, që do të ndiqnin shembullin e Perlatit) vetëtinin nga urrejtja si vetëtimat ndër netët e errtë të vjeshtës.

3.

Perlat Rexhepi është një nga 3 Heronjtë e Shkodrës. Lindi në fshatin Vajzë të Vlorës më 25 tetor 1919 dhe u vra më 22 qershor 1942, nga fashistët.

Para vdekjes ka thënë: “Populli do te armatoset e do t’i hedh ne det pipinot, siç i hodhen baballarët tanë në 1920 në luftën e Vlorës.”

Poeti Ali Asllani që e kishte mik të ngushtë dhe ishte rritur në shtypin etij shkruan:“Pyeta Labërinë, e ku është Perlati?/ Kombi ulërinë, më shumë se i ati,/ Pyeta djalërinë, ç’e bëtë shokun, mikun?/ Nder për Shqipërinë, vdekje për armikun./ Tani tinë dhe unë, e dimë për Perlatin,/ Djep kishte Beun, varr ka Rozofatin!…

Publicisti Agim Jazaj ka shkruar:” Rexhep Sulejmëni, i ati i perlat Rexhepit, ishte një ndër figurat më të shquara, pjesëtar aktiv në “Luftën e Vlorës”, më 1920. Si shumë patriot vlonjatë, mori pjesë e luftoi si burrat në revolucionin “Demokratiko-Borgjez”, që udhëhiqte Noli.Pas këtyre ngjarjeve, detyrohet të marrë arratinë me gjithë familjen dhe vendoset tek miqtë e tij, në ishullin e Korfuzit, për t’i shpëtuar persekutimit të regjimit zagollian, si kundërshtar politik.Perlati ishte vetëm 5 vjeç. Në moshën 6 vjeç, filloi shkollën fillore, ku mësonte midis nxënësve grek, në gjuhë të huaj, me mësues grek e italian. Perlati fliste, shkruante dhe komunikonte me mësuesit grek e italian, pa asnjë pengesë e dallim, madje dhe mbi të tjerët. Pas shumë përpjekjesh të të atit, Perlati vazhdoi rrugën e dijes në shkollën “Tregtare” të Vlorës, në klasat përgatitore, siç quhej, semimaturë, ku vazhdoi dy vjet e më pas studimet e plota për 6 vjet.Edhe aty ra në sy veprimtaria e tij atdhetare dhe e përjashtojnë nga shkolla. Më pas ati i tij e mundësoi shkollimin e tij për gjeometër, në shkollën “Teknike”, ku studionte dhe libra jashtë shkollore, si romanin: “Nëna” i Maksim Gorkit, “Puna me mëditje: dhe “Manifest” PKSH, si dhe gazeta e revista të huaja, të botuara jashtë vendit nga Halim Xhelua. Ai lexonte Naimin, Çajupin, “Historinë e Skënderbeut”, si dhe poetin me famë Ali Asllani, gjigantin e poezisë, edhe ky bir i fshati të Vajzës!Pushtimi i Shqipërisë më 7 Prill 1939, solli dhe mbylljen e shkollave, dhe përndjekjen e Perlatit, i cili për t’i shpëtuar, vendoset në vendin më të afërt, në Mali i Zi, pa asnjë ndihmë ekonomike fal, bujarisë së shqiptarëve aty, qëndroi në shtëpitë e tyre 3-4 muaj, me shpenzimet e tyre.Perlat Rexhepi, ndodhej gjithnjë prezentë midis njerëzve të punës dhe aksioneve. Dyshimet e drejtuesve bën të largonin Perlatin nga qyteti i Vlorës për në zonën e Sevasterit, gjoja për të projektuar rrugën e re, që fillonte nga Peshkëpia, Gorishti e Dushkaraku, për të dalë në Memaliaj, gjatë buzës së Vjosës. Perlatin me shokët e tij, edhe aty i kishin thirrur e paralajmëruar nga kuestura. Kjo arsye bëri të transferohej më pas në Shkodër.Zyra e gjeometrit nga Vlora, në Shkodër e bashkoi me shumë njerëz të mirë, në punë dhe jashtë sajë. Shumë shpejtë u bë i njohur jo vetëm si specialist, por dhe si njeri me njohuri të thella. Në Shkodër Perlatin e donin dhe respektonin, jo si jabanxhi, por dhe si i ardhur nga Vlora.Perlati, së bashku me Jordan Misjen, strehohej në shtëpinë e këtij të fundit. Shokët e këshillonin, të ruhej, nuk i flisnin as në emër, po me pseudonim “Tarzani”.Ai fliste shumë rrjedhshëm në dialektin shkodran. Komiteti Qarkor kishte vendosur të kryenin një aksion për djegien e kuesturës fashiste. Këtë aksion e mori me shumë dëshirë përsipër Perlat me njësitin gueril. Në kohën kur Perlati i fliste rojës, shokët e tij hodhën lëndën ndezëse dhe i vunë flakën kuesturës. Në moment kuestura mori zjarr. Fashistët u tmerruan dhe u alarmuan, ndërsa guerrilasit u larguan me shpejtësi, pa pësuar asnjë gërvishtje.

About Post Author