Gëzim Llojdia:Polemika rreth flamurit Kristo Floqi: ai flamur u gatit nga Marigo Pozio dhe damkën e kishte në shtëpi


Gëzim Llojdia
Ndonëse nga koha e ngritjes së flamurit në Vlorë ishin mërguar më tepër se 25 vjet ,polemikat në shtypin shqiptarë vazhdojnë ndoshta synojnë zbardhimit të ngjarjes ,sepse koha kur ngjau kishte më pak mjete regjistrimi dhe media. Kristo Floqi në një letër që i dërgon drejtorit të gazetës Drita në 17.1.1937 në faqen 3 me titull “Hartuesja e flamurit që valoj në Vlorë për shpalljen e pavarësisë tonë” i referohet në fillim një artikulli të P.Pogës që Floqi miku veteran i cili tregon hollësisht peripecitë e ngritjes s ë flamurit në 1912. Arsye mbi të cilin lind polemika është vetëm dhe një .Cili flamur u ngritë në nëntorin e vitit 1912. Kristo Floqi duke pasur në dorë damkën me të cilën u vendos shkaba në flamur ku ai vetë thotë se do tja dorëzonte muzeut kombëtar hedh tezën se flamuri që u ngrit në qytetin e Vlorës nuk është flamuri që u suall nga Amerika. Por flamuri që qëndisi patriotja Marigo Pozio. Këtë thotë Floqi e dinë të gjithë vlonjatet e sidomos z .Seid Qemali,Qazim Kokoshi, Hamza Isai, Ymer Radhima, Faik Kreshpani, Ibrahim Shyti etj, që ishin në shtëpinë e Marigosë kur përgatitej ajy flamur bashkë me disa të tjerë që e prisnin me padurim. Këtë dijnë edhe vet Xhemil bej Vlora që ish atje në shtëpi të vetë kur u suall ajy flamur e dijnë edhe zoti major Bilal Nivica,adjutanti ahere i Ismail Qemalit si dhe bijtë e Ismail Qemalit z.Ethem dhe Qazim bej Vlora dhe sa e sa vlonjatë e delegatë të krahinave të ndryshme,që ishin prezent atë ditë të shënuar. Dom Mark Vasia është shkodrani patriotë që përgatiti modelin e shkabës dy krenore. Ka një fakt tjetër interesantë që njihet Marigo Pozio përgatiti rreth 60 flamuj të tjerë .Ndërsa K.Floqi mbështete edhe tek letra e vëllait të tij Thanas Floqit që së bashku me Lef Nosi,Qemal Karaosman, Shefqet Dajin dhe Thanas Floqi dhe e dëshmojnë .
“I nd.ershim Z. Drejtor,shkruan Kristo Floqi:Ju lutem, kini. Kini mirësinë të bo¬toni ne të ndershmen fletoren tuaj sa pasojnë poshtë mbi çështjen e flamurit që valoj ne Vlorë
per shpalljen e pavarësis kombëtare nga ana e të pavdekurit Ismail Qemal bej Vlorës.
Në Nr 4 të fletores s’uaj, ne faqen e, tretë, pashe një artikull te mikut veteran z. P. Poges, i cili tregon hollësisht peripecitë e ngrehjes së flamurit dhe mënyrën me të cilën u hartua flamurë liriprurës si dhe atë që e hartoj.
Z. Poga me to drejte të plote thotë se : flamuri që valoj atë ditë nuk ishte ajy flamur qe u suall nga Amerika, i i qëndisur me sërmë e me xhufka të mëndafshta,që me aq këmbëngulje ka pretenduar z Kol Rodhja duke dashur të bind popullin shqiptar se ay ish flamur i Independencës e jo tjetër,kur se të gjithë e dijnë si dhe unë vetë ja shpjegova e me në të gazetës z.Kol Rodhes se atë flamur vetë unë ja dorëzova z.Llambi Bimblit në Vlorë kur u nisë me shokët për në Korçë, mbasi e ruante deri atë ditë e ndjera kunata ime Marigo Pozio , që e kishte sjellë prek Korfuzit me rrezikun e saj në Vlorë të dorëzuar prej disa atdhetarëve që kishin ardhur nga Amerika të hidheshin në Shqipëri, por nuk u hodh, midis të cilëve ishe edhe z Kol Rodhe dhe këtë e di edhe vetë ajy si kur se ja vërtetoi edhe z Dr Loni Naci që ju përgjigj nën artikullin Tem po të kësaj fletoreje, ku i përgjigjesha edhe unë Z.K.Rodhe .Pra sado që z. Rodhe insistojë kaq herë për këtë kjo nuk është e vërtetë dhe do ta ish kuptuar edhe më mirë populli po të kish botuar z Timo Dilo në “Vatra” e tij dhe përgjigjen teme të dytë,por z T. Dilo nuk deshi kur se me tha se nuk munt të prishte miqësi me z Rodhe për hatrin temë . Këtë përgjigjen e dytë ja dërgova edhe Gazetës së Korçës po nuk e botoj. Po ja dërgova edhe Gazetës shqiptare por as ajo se botoj e kështu populli kujtoi se unë e hëngra follën e z Kol .Rodhe,se më vuri gjoja në vend. Si mund të bënja kur s’ma boti asnjë gazetë shqiptare duhej ta botonja në një broshurë të veçantë dhe ja ku solli rasti sot ta botoj kjo gazetë.
Me z.Poga jam dakord sa për flamurin,që ishte një pluhur e kuqe tri metro e gjatë dhe dy metro e gjerë dhe që mbi atë u damkos shkaba dykrenore me ngjyrë të zezë, gjithashtu jam dakort se atë ditë u gatitën edhe 4-5 flamurë të tjerë që valuan në disa zyra zyrtare të ndryshme,si edhe vetë kam bërë fjalë si këto por tjetër herë. Pluhura u ble prej tregtarit Diamand dakord, po cili e hartoi flamurin e Indipendecës dhe kush e kishte gatitur shkabën dy krenore, këto nuk na i tregon z Poga .Është e vertëtë se një terezi s’ja mban mentë emrin kishte qepur disa flamurë po atë,po atë ditë s’u qepën këta flamurë por edhe të tjerë si e dinjë gjithë vlonjatet . Prej ay flamur që nguli atë ditë mbi ballkonin e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës, plaku Ismail Qemali nuk ish prej atyre që qepi ai tereziu që thotë zoti Poga, po ish ay që qepi dora e së ndierës Margo Pozio dhe shqiponja dy krenore ish modeli që me mjeshtëri përgatiti patrioti shkodran i ndjeri Dom Mark Vassa. Këtë e dinë të gjithë vlonjatet e sidomos z .Seid Qemali, Qazim Kokoshi, Hamza Isai, Ymer Radhima, Faik Kreshpani, Ibrahim Shyti etj, që ishin në shtëpinë e Marigosë kur përgatitej ajy flamur bashkë me disa të tjerë që e prisnin me padurim. Këtë dijnë edhe vet Xhemil bej Vlora që ish atje në shtëpi të vetë kur u suall ajy flamur e dijnë edhe zoti major Bilal Nivica, adjutanti ahere i Ismail Qemalit si dhe bijtë e Ismail Qemalit z. Ethem dhe Qazim bej Vlora dhe sa e sa vlonjatë e delegatë të krahinave të ndryshme,që ishin prezent atë ditë të shënuar. Kam një letër prej tem vëllaj z.Thanas Floqit, që ky bashkë me z.Lef Nosi, Qemal Karaosman, Shefqet Dajin e vërtetojnë këtë që panë më sy dhe që e dinë bukur mirë. Kma sa e sa argumenta të tjera që jam gati ti parashtroj porsa të jetë nevoja. N.q.s nuk flas drejtë le të më përgënjeshtrojnë këta zotërinj që janë gjallë sot.
Damkën e shkabës dy krenore e kam unë sot në shtëpinë time kujtim prej së ndjerës Marigo dhe kam me dorëzue muzeumit tonë kombëtar .Këto janë fakte dhe jo fjalë zoti Petro. Fotografia është gjallë për të dëshmuar se që ai vetë bashkë me të ndjerin Dom Mark Vasën e damkosën flamurin e parë mbasi e kishte përgatitur e ndjera Marigo Pozio. Duhen akoma prova të tjera .
Flamuri i shoqërisë ‘Besa Besën”,që përmend z Kol Rodhe, ish i math, i mëndafsh dhe me xhufka ari të verdha dhe tepër i kushtueshëm,kurse ky flamur i Indipendecës ish si thotë edhe zoti Poga , krejt sempël ,pra nuk ish ai që thotë zoti Rodhe dhe këtë e pamë dhe e vërtetojnë të gjithë ata që u ndodhën atë ditë. Atë flamur që thotë zoti Rodhe e ndjera Margio mbajti ën sëndukun e saj gjer sa ja dorëzoi z Lambi Bimblit si amanet,që e di fort mirë. Si pari ishte e mundur të ishte ai flamur që na thotë zoti Rodhe?
E mjera Marigo nuk hartoi vetëm atë flamur po edhe 60 të tjerë brenda në 2-3 ditë pas nevojës që u shfaqë dhe këtë e dijnë edhe z.Lef Nosi,Qemal Karaosman, Shefqet Dajin dhe Thanas Floqi dhe e dëshmojnë. Marigoja vdiq e mjera,po e vërteta duhet të dëshmohet prej të gjallvet , thotë Kristo Floqi në letrën që i dërgon drejtorit të gazetës, “Drita” në 17.1.1937 në faqen 3 me titull: “Hartuesja e flamurit që valoj në Vlorë për shpalljen e pavarësisë tonë”.

About Post Author