Gëzim Llojdia:Pse gazeta italiane e quajti performancën e Ronelës-nderim për luftëtarët e Genghis Kahnit-it…?



 Gëzim Llojdia
1.
Në Torino ku u mbajt një eveniment i  madh evropian me 200 milion teleshikues,Shqipëria   në këtë eurovizion u suall si gjithmonë,me polemika dhe  pa fituar  që nga koha  e largët e Anjezës. Sivjet ne kishim një mundësi më shumë. Eurovizioni zhvillohej përtej detit në tokën e çizmes,atje ku na kanë mirëpritur  si emigrantë, që nga 91 e këtej dhe ku kemi mbi gjysmë milion shqiptarë ,mirëpo  shumica e tyre  janë me pasaportë italiane. Mundësia e artë sepse kjo kategori mund të na përkrahte më shumë,mirëpo realiteti tregoi të kundërtën.S i në të gjithë eurovizionet e fundit.Nuk kaluan natën tjetër si vendet që hynë triumfalisht në natën tjetër të eventit.Ne jemi mësuar që rrimë  presim pas  ekranit LED  të TV-ve, për të parë  bashkë atdhetaren tonë në një skenë të huaj ku gjaku është i njëjtë dhe fryma  e njëjtë më tonën, por në fund zhgënjehesh se përse kjo ëndërr përfundoi kështu,në këtë dreq zhgënjër thotë shkrimtari ynë i madh.
2.
Ne presim, çdo fund viti këngët në festivalin tonë të përvitshëm.Këngët ,që kanë humbur atë ritmin e tyre të bukur ,bukurin dhe entuziazmin dhe  shpesh janë bërë zhurma  të pakuptimta  që shpesh i quajnë këngë.Që prej aty fillon ky kalvarë , që përfundon një ditë në Eurovizion, në një skenë ku ke mundësi të mëdha për të promovuar vendin tënd  ,sigurisht edhe veten si këngëtar .Shumë vende  sot dhe dje i kanë dashuruar përmes muzikës, që kanë bërë nëpër evente të tilla madhështore .Ne për dreq, nuk paskemi kaq fat, sa vendet tjera. Festivali ynë i fundvitit ka vite që ka degraduar nga RTSH dhe nga një eveniment që kishte shikueshmëri rekord, ka mbetur në një  eveniment vërtet kombëtar,por pa shumë pretendime.Tani vijmë te thënia e kryetarit të bordit të RTSH a nuk do ishte mirë që ky gjigant që prodhon edhe festivalin  të mbyllej për 6 muaj?Shiko  fytyrën e  RTSH dhe viri vlerën,festivalit tonë që nxjerr edhe këngën fituese për në eurovizion.
3.
Corriere Della Sera ka bërë një koment për paraqitjen dhe look-un e Ronela Hajatit në gjysëm finalen e Eurovision, duke e konsideruar si një “nderim për luftëtarët e Genghis Khān-it”.Cdo thotë ky koment duket i pakuptimtë  jo miq është mëse real.Ajo përfomancë ta shpif  nga ata që është gatuar.Vërtetë mesjetare me atë paraqitje dhe gati  neveritshme.Përse na quajtën :”nderim për luftëtarët e Genghis Khān-it”?Përse na quajtën kështu,mos vallë  ajo performancë u ngjallte atyre një shmëtim që vinte diku nga koha  elargët e Khanit mongol.Ja  dhe shkurt historia  e tij.
Khani i Madh i Mongolëve Khan i Madh i Perandorisë Mongole Pranvera e mbretërimit 1206 – 25 gusht, Pranvera e kurorëzimit 1206 në një Kurultai në lumin Onon, Mongoli.
Genghis Khan (i lindur Temüjin  vitit 1162 – 25 gusht 1227) ishte themeluesi dhe i pari Khan i Madh (Perandori) i Perandorisë Mongole, e cila u bë më e madhja e afërt perandori në histori pas vdekjes së tij. Ai erdhi në pushtet duke bashkuar shumë nga fiset nomade të Azisë Verilindore dhe, pasi u shpall sundimtari universal i Mongolëve, ose Genghis Khan, ai vuri në lëvizje pushtimet mongole, të cilat përfundimisht pushtuan pjesën më të madhe të Euroazisë dhe dëshmuan sulme si në perëndim si Legnica në Poloninë perëndimore dhe në jug deri në Gaza. Gjatë jetës së tij, ai nisi fushata kundër Qara Khitai, Khëarezmia, dianstia perëndimore Xia dhe Jin, ndërsa gjeneralët e tij sulmuan Gjeorgjinë mesjetare, Çirkazinë, Rusinë e Kievit dhe Bullgarinë e Vollgës. Genghis Khan dhe perandoria e tij kanë një reputacion të frikshëm në historitë lokale.Shumë kronistë mesjetarë dhe historianë modernë i përshkruajnë pushtimet e Genghis Khan si shkatërrim me shumicë në një shkallë të paprecedentë, duke shkaktuar ndryshime të mëdha demografike dhe një rënie drastike të popullsisë si rezultat i shfarosjeve masive dhe urisë. Një vlerësim konservativ arrin në rreth katër milionë civilë (ndërsa shifrat e tjera variojnë nga dyzet në gjashtëdhjetë milionë) të cilët vdiqën si pasojë e fushatave ushtarake të Genghis Khan.Në të kundërt, ujgurët budistë të mbretërisë së Qoços, të cilët me dëshirë u larguan nga perandoria Qara Khitai për t’u bërë vasalë mongolë, e shihnin atë si një çlirimtar. Genghis Khan gjithashtu u portretizua pozitivisht nga burimet e hershme të Rilindjes nga respekti për përhapjen e madhe të kulturës, teknologjisë dhe ideve përgjatë Rrugës së Mëndafshit nën Perandorinë Mongole.Në fund të jetës së Khanit të Madh, Perandoria Mongole pushtoi një pjesë të konsiderueshme të Azisë Qendrore dhe Kinës. Për shkak të sukseseve të tij të jashtëzakonshme ushtarake, Genghis Khan shpesh konsiderohet të jetë një nga pushtuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave.Përtej arritjeve të tij ushtarake, Genghis Khan gjithashtu përparoi Perandorinë Mongole në mënyra të tjera. Ai miratoi shkrimin ujgur si sistemin e shkrimit të Perandorisë Mongole, mbajti sundimin e rreptë por të drejtë të ligjit mongol në territoret e tij të gjera, praktikoi meritokraci dhe inkurajoi tolerancën fetare. Mongolët e sotëm e konsiderojnë atë si babanë themelues të Mongolisë për bashkimin e fiseve nomade të Azisë Verilindore.Sjellja e tij e Rrugës së Mëndafshit nën një mjedis politik koheziv gjithashtu lehtësoi ndjeshëm komunikimin dhe tregtinë midis Azisë Verilindore, Azisë Jugperëndimore Muslimane dhe Evropës së Krishterë, duke nxitur tregtinë globale dhe duke zgjeruar horizontet kulturore të të gjitha qytetërimeve euroaziatike të asaj kohe.
4.
Ne kemi kulturën tonë të lashtë. Kemi folkun tonë të bukur .Mjafton të shtrydhet ai dhe dihet se çfarë pjalmi del prej tij.
Dy kujtesa të vogla .Kënga qytetare vlonjate u gjet kur profesor Liu Mone  më ditë e netë të tëra bridhte fshatrave të Vlorës për të gjetur tabanin e këngës por e gjeti në Kaninë, atje sipër të banorët e kalasë së lashtë.
Me  rapsodin Feti Brahimin kemi punuar para vitit ‘90 në një kooperativë. E pyesja  rapsodin Fetiu, kurios  si e zbuloi këngën e Janinës. Dhe ai mu përgjigj në çdo dasmë,mortë apo të tjera ziafte shkoja dhe mbaja shënim, pyesja pleqtë të cilët treguan variantin e një këngë të hershme kënduar në zonat e tyre që u titullua:Janinës ci panë sytë…Edhe pse kanë kaluar 40 vjet ajo perle ruan po atë ndriçim   gati hyjnor si zërat e një korri të lasht antik që vinte nga thellësia e kohërave.
Nuk dua të them ndonjë fjalë për këngëtaren apo balerinët. Çfarë u dhanë bën.Për këtë ka përgjegjësi RTSH, që nxjerr këngën fituese për në eurovizion.Një pyetje që më ha përbrenda :Sa kohë do tu duhet shqiptarëve që  të shohin  fitues një  shqiptarë shqiptare, që të sjell këtë event të madh evropian me 200 milion shikues , në vendin tonë?

About Post Author