Gezim Llojdia:Shkrimtari i Parikut në dy kohë


Gezim Llojdia

1.

Mesapliku.Dora e poetit dhe penda e tij. Bota e poetit dhe një botë përtej kreshpave të botës reale. Atje në thellësi të Labërisë.Jeta rurale ka të fshehtat e saj,misterin e saj,sizmiken e saj.Që të jetosh këtë realitet. Duhet të përhumbesh nga jeta urbane. Atje lind e ngrysesh me këngën e zogjve ,uturimën e ujëvarës,shushurimën e ujërave të lumit. Dhe dy herë ,thonë se ujerat e lumit nuk cekin, të njëjtët gurë. Jeta ka ekzistuar qyshkur në këtë vend.Cerja ka gurë,mozaik,kisha,udhë të gurta.E fshehta e kësaj qyteze është se ishte një qytet karakoll që kontrollonte udhën e lumit. Karvanët asokohe kishin si rrugë lumin, ku duken edhe gjurmët e ndonjë ure .Ura e Bratit është e vontë. Cerja ishte në kohët e Amantias. Poshtë këtij vendbanimi të lashtë .Përtej udhës së Kuçe,udha për në fshatin Mesaplik shkon drejt Shushicës.Në atë luginë të bukur, ku janë varur shkëmbinjtë. Sa për malet e larta rrinë karshi.Ka pasur strehën e tij jetike edhe një poet si :Eqerem Canaj. Mes nxënësve të tij veshur sipas kohës dhe shtëpive të vogla fshehur pas kopsitjeve të bukura. Shkonte çdo ditë mësuesi poet , drejt shkollës. Rutina e përditshme. Mësuesi poet atje krijoi romanin e parë. Dhe si puna e pemës që ka fruta .Gurët, që hidhen. Atë ditë shkuan ta përgëzonin .Ishin nga rrethi.Nga Lidhja e shkrimtarëve .Peripecitë për poetin rebel. Gjykohej rebelimi i tij.Çfarë paradoksi. Shkrimtari Sh.Musaraj i dha një dorë. Dhe një ditë atje, ja mbrehu poeti devolli.Poeti që shkruante për tokën, ugarin, fshatarin. Dritëroi i tha:

-Dëgjo Eqerem. Sëbashku do të shkruajmë një roman .Do shkruajmë gjithë ditën. Mirëpo i ngacmoi nga pak rakia dhe fshatarët, që kishin ardhur për të parë poetin e madh. E lanë punën. I thanë njëri-tjetrit:Do vendosim një rregull. Do pimë raki gjithë ditën dhe do punojmë gjithë natën. Filluan të punojnë natën atje në strehën e largët të Mesapolikut. Mirëpo sërish puna nuk u eci. Atëherë thanë:” do pimë gjithë natën dhe do punojmë gjithë ditën…

…Një mesëditë bashkëshortja e tij, Lena.Shkoi më nxitim nga ambulanca e fshatit ku punonte.I derdhi gjithë zemërim këto fjalë:

-”’Eqerem ç’është kjo leje krijuese.Në fshatë thonë, shko në punë se do mbetesh pa rrogë dhe na lë fëmijët pa bukë.Në fakt autori gëzonte të drejtën e lejes krijues njëmujore.

…Eqeremi nuk është autori i vetëm, që sapo u përmbys sistemi kishte uri për të botuar. Shiti bagëtinë e tij, që kishte në fshatë për të botuar librat e shumtë .Librave u kishte dhënë dorën fundit dhe me vite që prisnin dritëzën botimit.

..Eqeremi është autori i vetmi shqiptar, që një ditë shkoi e zuri radhë në bankë për të marrë kredi .Punonjësja e bankës e pyeti:

-Për çfarë arsye do ta marrësh kredinë?

Për shtëpi,jo,për të hapur biznes,Jo.Për pushime,për shkollim.

-Dua të botoj librat e kolonës, që prej vitesh flenë në muzgun tim.

2.

…Eqerem Canaj është shkrimtari i njohur në dy kohë. Para viteve ’90 Eqerem Canaj ka botuar krijime të vogëla në revistat dhe gazetat e kohës .Në vitit 1977 boton poemën:”Mesapliku në luginë” ,ky nuk përbënte botimin e parë në revistën letrare nëntori.Vjersha:’Labi i vogël”, që njihet si ditëlindja poetike në vitin 1978 duke përvijuar me vjershat si:’Trimi i kësaj toke”.

Shkrimtari i periudhës socialiste ,Naum Prifti në një mesazh diku nga vitet ‘2000 më shkruante:

…Në vitet diku, ndoshta, 74 mu dha për recension një libër i një autori mësues nga Mesapliku i Vlorës.Quhej Eqerem Canaj e redaktova dhe e dërgova për botim.Por për fatin e tij të keq libri nuk u botua.Në të vërtetë libri i bë karton.Shkrimtari në fjalë më kërkon ti transmetoja autorit Canaj nëse kishte dijeni për këtë vepër të humbur,që kishte përfunduar i copëtuar në katron nga thikat dhe presat e makinerisë së kohës. Duke folur për poemën:”Mesapliku në luginë”, Shkrimtari Prifti rrëfehet:Secili prej autorëve të njohuri ka qëlluar rasti të marrë në dorë krijime të letrarëve të rinj sa për tu hedhur një sy e për të dhënë ndonjë mendim .Nga përvoja ime e di mirë se me çfarë padurimi pret i riu të dëgjojë përshtypjet që ka lënë vepra e tij në ç’rrugë duhet të eci më tej ku ka mirë e ku duhet ta ripunojë .Ndodhë që vërtete të gjesh diçka të freskët që jep shpresë se do të ecë përpara të cilin ke dëshirë t’ia dërgosh ndonjë gazete a reviste për tua paraqitur lexuesve. Kështu më ndodhi këtë herë me letrarin e ri Eqerem Canaj,arsimtar në shkollën e Mesaplikut ,rrethi i Vlorës….

Duke shkruar për krijimtarinë e Eqerem Canaj,shkrimtari Hamdi Meçe në një libër ku janë përmbledhur të gjitha krijimet kushtuar këtij shkrimtari të titulluar “Sfida 5” shprehet:’Kisha lexuar më parë në shtypin e kohës,shkrimtarin e mirënjohur Naum Prifti se diku në Labëri,në fshatin Mesaplik të Vlorës,mësuesi Eqerem Canaj shkruante poezi të bukur.Prezantimi i tij në revistën :”Nëntori” dhe “Zëri i rinisë’” me poezitë e para të viteve ‘70 ngjall interes tek poetët dhe shkrimtarët…

Mr Miftar Kurti e quan autorin E.Canaj një zë i veçantë në prozën sotme bashkëohore. Libri më tregime e novela:”Kisnata” i autorit Eqrem Canaj,aq sa është pjellë e imagjinatës dhe pjekurisë së tij, krijuese, po aq është dhe pjellë e kohës e rrethanave dhe realitetit tonë të përçudnuar. Dhe ky realitet,realitet i paradokseve dhe absurdit është krijuar një realitete i ri realiteti letrarë dhe artistik. Jashtë këtij realiteti nuk ka mbetur as historia dhe kaluara jonë të cilin autori e kundron në kontrast të rrethanave dhe të kohës kur e krijon veprën,por duke e transponuar bukur atë…

Prof Dr Esherf Ymeri në dedikat kushtuar një romani të këtij autori thotë:” Shkrimtari Eqrem Canaj si në studion e një skulptori ka gdhendur një shtatore të bukur. Libri kushtuar Brahim Bedinit është një tjetër kontribut i shquar i shkrimtarit të talentuar nga Mesapliku,zotit Eqerem Canaj…

Studiuesi Ruzhdi Bajrami shprehet: Një copë jete nga Vërmiku do ta quaja unë librin me temë:”Romani i një oturaku” që i dedikohet historisë së patriotike të Capojve të Vërmikut.Shkrimtari Eqerem Canaj është i njohur tashmë gjithandej për larmin dhe stilin e të shkruarit në gjini të ndryshme si poezi,roman,tregime,novela.skica.Në lëmin e prodhimtarisë së tij letraro- artistike vend të rëndësishëm e tepër interesant zënë edhe seria e delikateve të tij,të cilat janë një risi e re në botën historike letrare të kohës, që nis me kurajë edhe në qytetin e Vlorës.

3.

…Erdhi si veriu, iku si furtunë. I bukur, i ëmbël,poetik e tepër muzikalitet. Dora e tij shkruante notat muzikore dhe pamflete politike. Jetoi pak, por mbeti shumë në sytë e njerëzisë. Ky ishte kompozitori Kastriot Gjini.Dy vepra i ka kushtuar autori këtij personazhi të mahnitshëm si yllnajë në qielli shqiptar. Erdhi,ndriçoi dhe u shua.A nuk bëjnë kështu yllësit e qiejve tanë?

Prof Dr Bardhosh Gace :”Në fushën e letrave shqipe,ndër poetët dhe prozatorët që me zërin e tyre poetik po rajvizojnë një fytyrë të re të kulturës sonë letrare ,zë vend edhe krijimtaria në poezi dhe në prozë e autorit Eqrem Canaj. Qysh në vitet’ 80 e më pas diku larg në thellësinë e Measplikut të Labërisë,ai arkitekturonte vargun dhe prozën e vet në heshtje duke shprehur një kulturë të thellë artistike. Vëllimi poetik:”Qiej të carë” vëllimet me tregime e novela:”Belita”,”Legjenda e Marsidës” apo romani:”Njeriu me nofulla të hekurta,”Kënga e thyer” ,“Ethet e gjakut” apo krijime të tjera tregojnë qartë edhe për modernitetin dhe përjetimet filozofike të autorit. Lexuesi tashmë ka marrë në dorë një vepër të re të shkrimtarit të mirënjohur Eqerem Canaj:” romanin:”Disku i artë”.Pa bërë analizën e profilit letrarë, shkruan Gace, pasi kritika e ka thënë fjalën e vete duke e radhitur këtë prozator ndër mjeshtrit e prozës shqiptare. Me romanin :”Diku i artë” shkrimtari shfaqet para lexuesve,jo vetëm me një trajtë e formë të re të prozës së vet të realizuar me mjeshtëri ,por më një këmbëngulje, stoike për një kulturë letrare të gjithkahshme në larmin e mjeteve shprehëse si dhe në konkurrimin e librit për tu shfaqur përpara lexuesit me risitë e veta. Vite më parë botoi romanin:”Kënga e thyer” në nderim të kujtimit të kompozitorit Kastriot Gjini.Libri me pak fjalë u cilësuar prozë moderne. Tashëm autori i rikthehet sërish të njëjtës temë me të njëjtin personazh duke kërkuar në vetvete një sfond të ri për të shprehur një përjetim edhe më të fuqishëm….

4.

Petrua. Ai quhej Petro Marko.Ishte poet dhe rebeli shqiptar.Por, në disa kohë e regjime të ndryshme. I rrahuar nga era e detit, që fëmijë. I mësuar më të drejtën dhe të vërtetën ,komunisti i vjetër .Luftëtari i brigadave internacionaliste .Autori i të famshmit roman:”Hasta la vista”.Evokohet,Spanja në mesvitevev 30, vendi i diellit,ullinjve dhe brigadave internacionaliste .Aso kohe në vitet të trazuara pushteti mes bajonetave topave të Frankos,dhe thirrjeve:”No passaran”.Ky rebel i pashtruar nga kohët serta, i drejt si qeparisi i kishës së fshatit të tij dhe i bukur si shenjti ,i ngryste ditë netët duke numëruar ikjen e tyre dhe ardhjen e një tjetër kohe. Pikërisht këtë personazh kaq vital e rebel, përshkruan shkrimtari në një roman të tijin.

Një studiues nga Himara,si:Foto Bixhili shkuan për romanin e autorit Canaj”Rebeli,kushtuar figurës së Petro Markos. Të shkruash për Petro Markon ,për atë rebel të kohës së vet e të kohë sonë,nuk mundesh ta bësh nëse nuk i ke hyrë thellë kohës, që ndërtuam vetë dhe krijuam vetë. Ato kohë dhe epokë bëmash të pabëra më parë veç në kohë diktaturash, kur ka mundur të imponuar të bashkëjetojnë qengji me ujkun edhe pse ky i dyti e kollofit për bukuri të parin. Në pritat dhe kurthet, që i nderonin e i thurnin vet si tërësi merimangash brenda vetes,ujku vetëm sa i mbetej detyrë të vendoste vetëm radhën e vetëkzekutimit…

Të shkruash për Petro Markon,duhet të jesh njohës i thellë i shpirtit njerëzor. Petro Marko ishte i tillë dhe shkrimtari tanimë i mirënjohur Eqerem Canaj ja ka arritur kësaj me :”Rebelin” e tij, që nuk bën asgjë rebel e ta rekomandoj Rebelin e shkrimtarit Eqerem Canaj çdo lexuesi gjakftohtë e qetëlëxues dhe nuk do tia lejojë vetes e besoj këtë të lëviz pa patur në xhep si vendi më i afërtë me trupin dhe mendjen secilit se do ta ndjejë pranin e Petros si bashkëudhatar dhe konsulent të mendimeve të veta që do të lëvizin me shpejtësinë e kohës rrotëmakinë.Dhe do të gjejë e do të njohë Petron ,siç nuk e ka njohur më parë në leximin e mëparshëm. Dhe nuk do ta ndjej veten të gabuar për këtë vetëzgjedhje në shoqërinë rebelit të E.Canaj. Cigarja nga buza e tij nuk ndahej kurrë,veç në gjumë .Ajo ishte mulliri i blojës e i përpunimit të mendimeve tallazeshumë të kohës e të shoqërisë së saj në të cilat nuk gjente dot veten në atë sajezë të një brezi e shoqërie tjetër nga ajo e ëndërruar së vet e të brezit që nuk jetoi,që nuk ëndërroj e dashuroi.Dhe rrjedhat e zhgënjyen. Cigarja e pandarë e bërë një buzëve të tij,frenonte shpërthimet që bëheshin gati të pëlcisnin…Këtu janë vetëm ca fjalë të thënë nga mësuesi Foto.

Kështu një ditë më Eqremin është një ditë përmes letrave të bukura shqipe,krijimtarisë dhe një njeriu stoik, që i ka dhënë shpirtin,pse jo jetën këtij arti të lashtë dhe të bukur njerëzor.