Gëzim Llojdia:Si e vlerësonte Rai Uno Skënderbeun në vitin 2009?


Gëzim Llojdia

1.

Emri i Skënderbeut, busti me të dhënat shqip në Kalabri, janë shquar  një të diel tek Rai Uno, stacioni qendror shtetëror italian, në epiqendër të emisionit: “Linea Verde”.

2.

Aty rreth vitit 2009 në emisioni e përjavshëm italian të këtij stacioni të madh italian është shfaqur edhe figura e heroit tonë kombëtar,Gjerj Kastrioti Skënderbeu.

Rreth orës 13 , “Linea Verde” ka zbarkuar në fshatrat arbëreshë.

Një helikopter nga sipër dhe gazetari me Lucia Martinën kanë zbritur në fshatin arbëresh.

Shfaqet në ekranin e Rai Uno, busti i  madhit Skënderbeut, datëlindja dhe të tjerat të dhëna. Duke parë këtë emision ajo që të lë përshtypje janë ndjenjat patriotike të arbëreshëve. Prijsi që udhëhoqi shqiptarët kundër hordhive osmane ishte aty në qendër të fshatit.

Gjergj-Kastriot-Skënderbeu heroi ynë kombëtar, nuk ka pamje më impresionuese se kjo ,në këtë kanal të famshëm italian   të shumë ndjekur edhe nga shqiptarët jo vetëm në kohën e shkuar por edhe sot kur qindra emigrantë shqiptarë  e kanë ndërtuar jetën në shtetin italian..

 Gazetari i “Linea Verde” përmend  ndërmjet të tjerave se ai është heroi shqiptar dhe Lucia shton “edhe i Evropës”.

3.

Në fshatin arbëresh është Festa e të dielës.

Arbëreshi Domecio flet shqip, kur e pyesin çfarë do: “Dua verë dhe shtëpinë”.

Vallet e bukura arbëreshe e mbërthejnë programin e luajnë protagonistin së bashku me kostumet e spikatura.

Gazetari përmend me dashamirësi “albanezi” si dhe shprehjet shqiptare, ndërsa pyet Lucian për Kishën që ndodhet në krye të fshatit, ku në atë kohë po mbahej një celebrim dasme.

Të veshur në kostume popullore në festën e të dielës sheshi është i mbushur plot.

Adriana Tamburi shprehet se është kalabreze duke treguar gatimin e saj, një lloj harapash,i që ende gatuhet sot dhe mbahet në Labëri si gjellë tradicionale. Përmendet edhe tradita e rritjes së agrumeve.

Mis Arbëresha është një arbëreshe e bukur, shumë fotozhenike, e veshur me kostumet arbëreshe.Dhe skishte si ishte ndryshe.

 Gazetari në këtë festë të së dielës në fshatrat arbëreshe, duke u larguar shprehet për traditën dhe arbëreshët e ardhur aty.

Dhe mbi të gjitha, ai nuk harroi asnjë çast heroin kombëtar shqiptar, të cilit arbëreshët i kanë ngritur një bust me të dhënat në shqip, në qendër të zonës.

Shënim:Foto: Në foto monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu i ngritur në vitin 1964 në sheshin e madh Albania ne Rome/Itali – Fotografoi P.Tedeschini)

About Post Author