Gëzim Llojdia:Veshjen me pllaka të kuqe të sheshit të Flamurit e kam propozuar në vitin 2011


Veshjen me pllaka të kuqe të sheshit të Flamurit e kam propozuar në vitin 2011.Disa fakte për sheshin e Flamurit?

Gëzim Llojdia

1.

Në 11 prill 2011,pra 11 vjet më parë  kam botuar shkrimin:”A do të ketë një iniciativë për sheshine Flamurit?Ky shkrim është botuar në gazetën “Telegraf”,Standart”,.Koha Jonbe’ dhe në disa portale dhe gazeta si :”Dielli” etj.

Pas Tiranes vjen pikërisht Vlora ne aspektin elektoral ajo që kërkon të ngrejë një tryeze me intelektualet ashtu si  në kryeqytet me emrin :”Iniciativa për Vlorën”.Madje Iniciativa për Vlorën është me emergjente sepse kryeqyteti ynë ndërsa ka parë edhe konkurse ndërkombëtare, kurse qyteti jugor ,që ka qen edhe seli e parë e shtetit të vitit 12, fatkeqësisht nuk ka njohur ndonjëherë  konkurs ndërkombëtar për planet e zhvillimit të tij

…Qendra historike e qytetit historik dhe turistik te Vlorës është sheshi i njohur i Flamurit. Vendi ku një grup historianesh i mbeten stoik argumenteve se këtu është ngritur flamuri ne ditën e bekuar shqiptare një dite vjeshte te fundit ne nëntorin e dyte pas atij te Skënderbeut qe i përket vitit 1912. Qendra historike brenda saj ka disa monumente disa vepra qe i përkasin kohës. Mjegullinat e historisë nuk na e kane larguar dot historinë e këtij vendi me emërtimin e tij te pazakonte Sheshi i Flamurit.

…Sheshi i Flamurit është një shesh i madh në dimensione, por që ka filluar zvogëlimin pas privatizimit te ish-hotelit turizmit te ri që nuk u be kurrë as hotel përveçse qëndron aty si karabina  e braktisur. Qendra historike është kafshuar nga pak e përditë. Ishin vitet e një kohe tjetër, kur në ketë shesh historik u mor vendimi dhe brenda tij nisen punimet e ndërtimit të një 10-katesh për një hotel-turizmi te ri. Ndonëse nuk është regjistruar si kohe e ndërtimit është prezenca e tij në qendër te sheshit historik të qytetit. Një gërmadhë me moshë 16-vjeçare, që bëri hije me 10 katet e tij ndërsa ka lënë në shesh  gjithë katrahurën. Cili do te jete dimensioni i ardhshëm i sheshit te Flamurit ?

…Fare pranë  këtij sheshi, që ende ka ngjyrë gri do të mund të kishte në shesh pllaka me ngjyrë të kuqe dhe të ndalohej qarkullimi i makinave do të kërkonte  më pare se të bëheshin riparime të vogla një konkurs ndërkombëtar për kthimin e tij vërtetë në një gjendje konservuese. Si dhe me ambientet përreth,sidomos për zonën muzeale. Shtëpia muze  e Vlorajve

2.

Shtëpia e Vlorajve ajo qe ka mbetur nga koha është vetëm 10 m nga sheshi historik i flamurit dhe është pjese e kompleksit muzeal historik. Shtëpia e Vlorajve, së fundi njihet si shtëpia e Beut nuk është në funksionimin e saj dhe e lidhur me kompleksin muzeal ndonëse ajo është pjese e saj. Pas marrjes se saj nga pasardhësit e kësaj familje godina ka parë rikonstruksione por në vetvete i ka munguar qëllimi. Brenda saj nuk ka një muze te kësaj familje te shquar. Interesi i shtetit shqiptar dhe kryesisht i MTKRS do te ishte që kjo ndërtesë të kthehej në një muze për Vlorajt. Fotografi vlonjatë dhe studiuesi i Qerim Vrioni 3 vite më pare hapi një ekspozite me foto të rralla. Ndërtesa dy kate ka shërbyer me se shumti si lokal kur koha është që ajo te ketë një funksion tjetër jo vetme atë të banimit. Muzeu i Vlorajve do të përbente pjesën më të respektuar te burrave të kësaj familje të shquar. Ajo do te vizitohej sepse është më pranë kompleksit si dhe do te kishte më tepër akses për turistet e vizitore të cilët do të shikojnë njëherësh,  Monumentin e Pavarësisë, varrin e Ismail Qemalit dhe muzeun e Vlorajve dhe lagjen muzeale.

3.

Konceptimi nga arkitektet vendas apo te huaj do të  kërkonte një konkurs një fond qeveritar si dhe angazhimin e një grupi historianesh dhe studiuesish për ta bërë këtë komplekse muzeal ndër më të mirët dhe të vizitueshmit në vend. Ky kompleks ne fakt përbëhet nga disa vepra. Sheshi i Flamurit me monumentin e tij ende nuk kanë atë pamje dhe formë që duhet të kenë objektet muzeale  si ne te gjithë boten. Sheshi i Flamurit ka edhe godinën e bankës, rrugën” Justin Godart”, sahatin godinën e bashkisë rrugën e hebrenjve etj, pra kjo zone do te ishte  Meka e turisteve ndërsa ne fakt gjithçka funksionon si me 50 vjet me parë. Secili në punë të vet, Zoti për të gjithë.Prandaj mundësia, që të rikthehet ky shesh në një pozicionim të  qartë mund të bëhet vetme me një konkurrim ndërkombëtar. Vetëm nja 6 muaj më parë u mblodhën historianët e këtij qyteti dhe vendosen  të kundërtat e gjerave. Ata u morën jo me historinë e vitit ‘ 12 ,por me vitin 13. Menduan se çfarë te bëjnë tek Muzeu kombëtar i Pavarësisë,ku ka qenë Qeveria e Vlorës  e cila sipas E.Vlorës ka shkuar atje pas disa muajsh.Madje edhe godina nuk është ajo reale,mbasi ekzistuesja nuk është më ,është djegur,kjo është ringritur në vitin 1962, siç ka eksituar paraardhësja  e saj.Në fakt gjerat nuk nisen nga fundi, por prej kreu. Është sheshi i  Flamurit ai që kërkon një rikonceptim dhe një harmonizim të mirë të objekteve muzeale ndërmjet njëra-tjetrës dhe mes tyre.

Janë kaq shume objekte muzeale që kërkojnë të vihen ne funksionim dhe jo të mbeten secila me nga një drejtor të veten. Madje edhe ndërsa në Skele aktualisht Muzeu kombëtar duhet te marri në zotërim të tij edhe keto objekte si shtëpia e Vlorajve,  varri i I.Qemalit.A nuk do te ishte me e efektshme të bëheshin këto sesa të ndërtohej një stadiumi  futbolli ne Tirane për 100-vjetorin e Pavarësisë.Një vërejtje  tjetër do te ishte ,qe hoteli që do ndërtohet përballë sheshit të Flamurit të kishte formën e flamurit shqiptar. Ky do te ishte atraksioni me i bukur dhe ende është ne kohe që  intelektualet në:” Iniciativën për Vlorën ta kërkojnë këtë gjë përpara se gjerat të betonohen.

Monumentet e trashëguara dhe ato të krijuara

Objektet qe paraqesin kompleksin muzeali  si sheshi i Flamurit varri i I.Qemalit, shtëpia e Vlorajve rruga Justin Godart etj, janë ndërtesa dhe objektet të ndërtuara shume herët. Varri i I.Qemalit është origjinal  dhe i përket vitit kur poeti dhe kryetari i bashkise se asaj kohe Ali Asllani i ktheu eshtrat nga  Kanina ne lulishten e Vlorajve. Aty është edhe skulptura e  Odise Paskalit.Në këtë kompleks është ndërtuar Monumenti i Pavarësisë një masiv bronzi. Ka një lartësi 17 metra. Ngrihet ne sheshin e Flamurit. Është një vepër artistesh ndërtuar ne kohen e monizmit .Monumenti është përuruar ne vjeshtën e vitit 1972 në përvjetorin e 60 të shpalljes së Pavarësisë. Kjo vepër ne bronz ka autorësinë e katër skulptoreve shqiptar Muntaz Dhrami Shaban Haderi Kristaq Rama Hektor Dule.

Kjo vepër shkon me sheshin ndërsa mungon lidhja e saj me objektet tjera muzeale. Ka edhe një vërejtje thelbësore. Këtu nuk ka një guitë se çfare duhet te vizitosh. Kur vizita duhet tË fillonte nga sheshi i flamurit,varri i I.Qemalit, shtëpia e Vlorajve rruga Justin Godart godina e bashkise në kohen e Ali Asllanit,sahati dhe ne fund muzeu kombëtar i pavarësisë në Skelë. Atëherë turistet bëjnë vetëm nga një foto tek monumenti dhe vizita këtu mbyllet.MTKRS duhet te marri në zotërim edhe dy objektet e tjera varri i I.Qemalit dhe shtëpia e Vlorajve e cila u është kthyer pronareve mirëpo ne guitë duhet futur tash vetëm pamja e saj e jashtme. Te mbetet kohe për tu kthyer në muzeun e Vlorajve. Të hapet dritësimi për tu bere muze i Vlorajve nderha  do te mund të ketë konkurs  për të jetizuar kompleksin tashme në një gjendje gjysme funksionale.

Qyteti edhe në foto historike të ruajtur nga dëshmitarë të kësaj periudhe tregojnë fytyrën e qytetit, pak të njohur, të errtë të historisë. Urbanistika e katër lagjeve të hershme tregon përfund katër kodrave (Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë) shtrirje e banesave qytetare dhe ka një arsye që shqyrton këtë shtrirje të qytetit detarë. Deti ka qenë sundimtar i mjaftë ha tokë.Një gravurë e hershme paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij, sipërfaqe të tëra toke. Dallgët e detit arrinin deri pranë, ndërkaq anijet nëpërmjet një kanali lundronin për të shkuar drejt ngrehinës, me një formë piramide. Nga kalaja e Vlorës, sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë. Urbanistika e një qytetet detar sigurisht që do të pranonte si zgjidhje shtrirje të qytetit larg kërcënimit të detit kështu konstrukti i qytetit do të gjente vend dhe bazë për të qëndruar larg dihatje dhe zemërimit të detit.Ndërkaq, ata që kanë jetuar pranë detit ia njohin huqet atij. Ligësia e vetëtimave shpaloste egërsinë e moteve të luftës.Urbanistika e qytetit, përbëhej nga banesa qytetare,të vendosura si në një gropë, në pllajën përfund kodrave të Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë nga njëra anë dhe detit, nga ana tjetër.Duke qenë nën nivelin e detit dhe pa sisteme kanalizimesh dhe derdhje shtytëse ujerash, që me rënien e shirave të parë, qyteti përmbytej dhe gjithë pjesa jugore e perëndimore e tij kthehej në një liqen të madh e të pafund të lidhur me kënetën e Nartës dhe me detin… përmbytjet e qytetit nuk janë ndaluar ndonëse një rrjet inxhinierik kanalesh ka përshkruar qytetin.

…Këto pamje i kemi parë nëpër foto të kohës, por ende nuk dimë mirë kontributin e tyre në dobi të qytetarëve në vitet ‘40. Të ngulitura në kujtesë shquajnë një pjesë reale një fotografim të shpejtë nga pamja e qytetit të hirtë. Si në një film pa zë, shfaqe banesat e tjera qytetare. Shtëpitë e tjera ishin me dy dhe e shumta me tre kate, të ndërtuara me mur guri të gjerë, lidhur me baltë e traversa druri dhe të mbuluara me tjegulla vendi. Rrugët ishin te ngushta dhe me kalldrëm.Rruga Vlorë – Skelë ishte gjithashtu me gur dhe çakëll e kufizuar me kanale të hapura, ndërsa paralel me të kalonte një hekurudhe e ngushte, qe përshkohej nga 2-3 vagonë të tërhequr me kuaj. Për distanca të gjata përdoreshin karroca me kuaj dhe shumë pak autovetura e autobusë… Një album i arkitektit P. Stefa për Vlorën e vjetër kanë ato imazhe, që ne kemi imagjinuar për banesat karakteristike qytetare të kohës. Për banesat qytetare vlonjate, studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni aty nga viti 2007, në një nga sarajet e vjetra të Vlorajve, hapi një ekspozitë.Shumë prej atyre banesave janë sot monument kulture. Këto banesa ende i rezistojnë kohës. Ndonëse në shumë prej tyre karakatinë, fishkëllen era. Vargmali Shashicës, që përsëritet vazhdimisht çuditshëm. Qafa që çdo stinë, ripërtërijnë mbulesën gjelbëroje. Erëra jugore, që çdo stine përcjellin mërzinë. Mjegullat e dendura “sinoptika”e motit, çdo kohë varen përmbi pikëllimin e detit. Pamjet mëngjesore, me mbrëmje të freskëta. Një këndvështrim për qytetin është si një dritare.

Pas qelqeve ndjehet, aroma e detit. Në listën e trashëgimisë Grand hotel “Korça”nuk figuron dhe as si godinë nuk gjendet më në këtë qytet. Ku ishte grand hoteli, cili e ndërtoi, sa shtretër dispononte ai? Autori L. K. Çipi thotë se hoteli u ndërtua në lagjen Muradie, afër xhamisë së madhe dhe bashkisë në fillimin e rrugës kryesore të qytetit, që nga lindja të çonte drejt Qafës së Koçiut, hotel “Korça” u hap në vitin 1914 kishte 25 shtretër, tre kate, sallë dhe restorant, ishte pronë e I. Çipit ku emrin e mori për shkakun e përpjekjeje patriotike të korçarëve në mbrojtje të Republikës së Korçës, kundër aneksimit.Në këtë hotel u strehuan patriotë e luftëtarë, burra shteti si Fan Noli dhe kishin selitë e tyre shumë shoqëri patriotike, si: “Djalëria e Vlorës”, “Bashkimi”, “Opinga”, “Mësuesit e Labërisë”, “Labëria” etj. Luan Çipi sjell në kujtesë një histori që zgjati 33 vjet, por që u shua me shtetëzimin e tij në vitin ‘47 dhe iu hoq emri i miratuar nga Bashkia Vlorë në vitin 1914.

Nga Lagjja Karabash, thotë L. Çipi ku banonim fillimisht me qira, në Muradie ku u mbartem me vonë, apo ne Vrenez, Varosh, Topana, kur shkonim në të afërt e miq, apo kur shëtisnim me araba me kuaj gjate rruge se Skelës, apo kur me shëtiste babai me veturën e tij “Fiat” 22 me 7 vende, për deri në Ujë të Ftohtë, nga Qafa e Topit, Pusi i Mezinit, në Nartë apo Kaninë. Një rrugë e shkurtër hekurudhore, me platforma të tërhiqeshin me kuaj, ca kohë, qarkullonte nga Vlora në Skelë dhe zgjatime të tjera kalonin deri në kripore të Nartës, ndërsa një tjetër hekurudhë me vagonë dhe lokomotivë lidhte Vlorën me Selenicën, nga sillej bitum për deri në Portin e Skelës…
Qyteti i përshkruar nga L. Çipi edhe në foto historike të ruajtur nga dëshmitarë të kësaj periudhe tregojnë fytyrën e qytetit, pak të njohur, të errtë të historisë. Urbanistika e katër lagjeve të hershme tregon përfund katër kodrave (Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë) shtrirje e banesave qytetare dhe ka një arsye që shqyrton këtë shtrirje të qytetit detarë. Deti ka qenë sundimtar i mjaftë hektare tokë. Një gravurë e hershme paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij, sipërfaqe të tëra toke. Dallgët e detit arrinin deri pranë, ndërkaq anijet nëpërmjet një kanali lundronin për të shkuar drejt ngrehinës, me një formë piramide. Nga kalaja e Vlorës, sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë. Urbanistika e një qytetet detar sigurisht që do të pranonte si zgjidhje shtrirje të qytetit larg kërcënimit të detit kështu konstrukti i qytetit do të gjente vend dhe bazë për të qëndruar larg dihatje dhe zemërimit të detit.
Ndërkaq, ata që kanë jetuar pranë detit ia njohin huqet atij. Ligësia e vetëtimave shpaloste egërsinë e moteve të luftës. Autori tregon urbanistikën e qytetit, përbëhej nga banesa qytetare: “I mbaj mend shtëpitë 2-3 katesh, thotë autori, të qytetit të Vlorës, të vendosura si në një gropë, në pllajën përfund kodrave të Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë nga njëra anë dhe detit, nga ana tjetër. Duke qenë nën nivelin e detit dhe pa sisteme kanalizimesh dhe derdhje shtytëse ujerash, që me rënien e shirave të parë, qyteti përmbytej dhe gjithë pjesa jugore e perëndimore e tij kthehej në një liqen të madh e të pafund të lidhur me kënetën e Nartës dhe me detin… përmbytjet e qytetit nuk janë ndaluar ndonëse një rrjet inxhinierik kanalesh ka përshkruar qytetin. Treguesi i një urbanistike jo shumë funksionale. Të dhëna të tilla u vijnë në ndihmë, edhe arkitektëve dhe urbanistëve të sotëm.
Si mund të shfaqej ndryshe një qytet shqiptar në vitet ‘40?
Po madhështia e kulteve në qytet, çfarë shprehte? Me një kthjelltësi gati të habitshme, moshë minore ai shquan në horizont, kambanat dhe minaret, katër xhami dhe dy kisha ortodokse e një katolike si dhe një duzine godinash komode, të ngritura vitet e fundit kryesisht nga pasanike çifute, thotë autori. Nëse rilindasit kishin një arsye më shumë, që të kërkonin, që në ditët e Lidhjes së Prizrenit, të luftohej ndarja fetare, ku propaganda e këtyre institucioneve, kishte krijuar një tis të hollë me kufij religjioz. Por, që në një farë mënyre u shërbenin atyre shteteve, nga ku drejtoheshin selitë e tyre. Kisha ortodokse e Greqisë. Kisha katolike, Italisë, xhamia, turqve, xhonturqve. Kjo në një farë mënyre kishte krijuar tek shqiptaret një dëshpërim. Përse Zoti nuk ishte me fatin e tyre? Përse i kishte dënuar? Braktisur, po përse? Prej kohësh, zemra, që tundeshin pa energjinë e shpirtit. Aso kohe duke mos gjetur dot, ndonjë formulë, u kërkua nga rilindësit, të kishin një besim. Ky përputhej me interesat e shqiptarëve. Të kundërmonte erë nga parfumosja hyjnore. Sidoqoftë, të posedonte frymën mistike. Por të ishte i tëri shqiptar, i prirë nga shenjtorë shqiptare. Por tharmi i tij ishte:të flisnin gjuhën e mëmësisë së tyre. Është një fakt që në pavarësi klerikët kontribuuan për mëvetësinë. Në ato pozicione, njëqind mote më larg në vendstrehimet e dikurshme janë sot, ngrehinat religjioze të qytetit historik. Këto pamje i kemi parë nëpër foto të kohës, por ende nuk dimë mirë kontributin e tyre në dobi të qytetarëve në vitet ‘40. Të ngulitura në kujtesë shquajnë një pjesë reale një fotografim të shpejtë nga pamja e qytetit të hirtë. Autori më tej si në një film pa zë, shfaqe banesat e tjera qytetare Shtëpitë e tjera ishin me dy dhe e shumta me tre kate, te ndërtuara me mur guri te gjere, lidhur me balte e traversa druri dhe te mbuluara me tjegulla vendi. Rrugët ishin te ngushta dhe me kalldrëm. Rruga Vlorë – Skelë ishte gjithashtu me gur dhe çakëll e kufizuar me kanale të hapura, ndërsa paralel me te kalonte një hekurudhe e ngushte, qe përshkohej nga 2-3 vagonë të tërhequr me kuaj. Për distanca të gjata përdoreshin karroca me kuaj dhe shumë pak autovetura e autobusë…

Zënia e luftërave të përbotshme, lufta e parë, lufta e dytë, pra ishte më tepër se llahtari. Flamuj shtetesh pollën motet. Regjistrohen malazezët, francezët, austro-hungarezi, greku, serbi, italiani, gjermani. Pasqyra e pushtimeve: përveçse sulme e pushtime varre të hapura, morte të rënduar, arkëmorte të rëndë. Fytyra e tyre, pasqyronte:ushtri që infektonin vdekjen. Në këtë Babiloni pushtuesish, pushtimet do të klasifikoheshin, përveçse të egra, të përbindshme pushtime. Ata, që janë të pushtuar e dinë se çfarë ngjyre ka në të vërtetë, pushtimi. Ka parametra gjeografik të mrekullueshëm vendi ynë, por si shfaqen ato në vitet e trishta.
Autori L. Çipi përshkruan Vlorën, qytetin e pushtuar nga italianët. Qyteti i militarizuar, qendër e flotës dhe e aviacionit ushtarak italian, u bë i pasigurt. Fillimi i luftës italo-greke është koha kur aviacioni anglez filloi të mitraloj qytetin. Në bregdetin e sotëm të gjirit të Vlorës ende janë gjurmët e një anije spitaliera, që gjendet e fundosur nga bombardimet e aviacionit anglez. Qyteti detar njëkohësisht historik filloi të boshatisej, thotë autori nga popullata. Informatat, që sjell autori L. K. Çipi, shprehin interes. Bombardimet angleze janë përmendur pak si faktorë, që ndikuan për pakësimin e rezistencës pushtuese përmbi popullatën vendase.

Download a

About Post Author