Gezim Llojdia:Zbulimi Dardan në Shkup një alarm për të mbrojtur trashëgimin


Gezim Llojdia

1.

Feri Arifi historian dhe më tej Nazif Laçi,katër ditë më parë kanë prezantuar të revista kulturore

:”Mesdheu” zbulimin e pllakave me mbishkrimin dardanë dhe bëjnë apel për tu studiuar dhe mbrojtur njëkohësisht kjo kulturë jonë e lashtë, që u zbulua fare rastësisht nga ekskavatorët,që po gërmonin për një kompleks ndërtimi në Karposh të Shkupit.Një medium nga Kosova përshkuan këtë lajm se ditë më parë ekskavatorët në Karposh të Shkupit kanë nxjerrë në pah disa pllaka në të cilët shkruhet emri Dardani (Dardanvs) dhe Shkup (Scvpac).Lidhur me këto pllaka historike, në rrjete sociale është pretenduar se investitori privat i kësaj prone nuk lejon as të xhirohet në këtë zonë.Po ashtu, nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Kosovës, arkeologë shqiptarë e historianë, po kërkohet interesim të veçantë për këtë zbulim të rëndësishëm për historinë tonë si dëshmi e ekzistencës autoktone në gadishullin Ballkanik.

2.

Mirëpo çfarë paraqet ky artefakt dhe përse duhet dhënë alarmi për mbrojtjen e tij?Është një gurë varri i lashtë, në i themi ndryshe pllakë varri, që i përket i shekullit të tretë .Çfarë thuhet më konkretisht për këtë gurë të hershëm .A.Asllanaj nga drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike ka bërë të ditur për mediumet këtë njoftim:

…“Në mbishkrimin që u bë aq shumë i famshëm shkruan se i ndjeri është Epikrati, e ka shënuar edhe shoqen e tij edhe tre djemtë e tij, djali i tretë e ka emrin Dardanus, kjo është pra gjithë ajo që e bëri famën deri sa nuk na erdhi përkthimi.Për atë arsye kërkoj nga qytetarët të kenë durim, deri sa të kryhen të gjitha punimet,hulumtimet shkencore, për atë e them se duhet të ketë një përmbledhje të gjithave arte-faktet të ruhen, qofshin ata të vogla ose nurizmatike”. Vendi ku është gjetur artefakti i lashtë është një vend privat dhe pas kësaj gjetje është ndalur ndërtimi deri në studimin e gjetjeve nga arkeologët.

3.

Dëshmia e historianit :Feri Arifi.

…Bllaca e Shkupit si Smira e Vitisë.Në fshatin Bllacë të komunës së Shkupit është zbuluar një gurë varri jo i vetmi ky i quajtur stelë por ka dhe të tjerë, i cili pasqyron një civilizim të periudhës hershme të Ilirisë dhe Dardanisë në Kosovë.

Sipas shumë vlerësimeve të pyeturit ata ekspertët duke u bazuar në shikimin preliminar të kohës, kjo stelë apo gurë varri nëna me dy fëmijët, duhet t’i takojë shekullit II apo IV pr.Kr!

Ndryshe në stelë është i shkruar një tekst shumë interesant, me që guri është damtuar nga persona të pandërgjegjshëm qofshin shqiptar apo sllave personat. Por e gjithë kjo flet ndryshe jo siç shkruajnë autoret sllavë se Bllaca erdhi si mysliman me banorë nga Shqipëria. Pajtohem sikurse, Shqipëria të ishte fabrikë e bombunjerave, që të prodhonte pa ndërpre e jo njerëz në 70 vjet një.Kjo është Iliria.

Në një përshkrim tjetër për ruajtjen e trashgimisë ilire në këto troje historiani Feri Arfi thotë:

…Histori kjo që po e sensibilizoj faktorin shqiptarë në Maqedoni, e Kosova duhet që të ndërkombëtarizohet dhe mos të lejohet të bëhet etnocid, sepse është shumë e trishtueshme por edhe e dhimbshme, me shkatërrimin e artefakteve nga sllavet dhe nga neve vet. Secili shqiptar duhet jetë dëshmia se kush është Maqedonia e jo të flet bash sot për emrin e ndërrimit të shkollës mesme “Zef Lush Marku” . Duhet diturë rinia jonë se Shkupi vjetër dhe trojet e Ilirikut ishin në këtë territor të Dardanisë, por edhe duhet ditur dhe mbrojtur edhe Kumanoven, duhet ditur dhe mbrojtur Llopatin, duhet ditur dhe mbrojtur Brazden e fshatrave sot sllave, duhet ditur dhe mbrojtur Manastirin, të gjithë këto artefaktet janë tonat jo sllave, secili vend në Maqedoni ka artefakte tonat e jo sllave, a ka me keq se Enciklopeditë sllave mbushen me artefakte tonat për plot, e ne mos të reagojmë e themi as të vetmen një fjali. Marrë për neve, neve sllavët në Maqedoni së shpejti do na ndjekin për Turqi e do i shkatërrojnë artefaktet tona.

Shqiptarët duhet tu thonë atyre sllave:” A keni artefakte deri më 1900 ,nëse po ku i keni?

Kurse për Tanushën Feri Arfi plotësonë:

…Tanusha.Ky fshat, siç thotë edhe Fadil Reshat, autor turk bazuar në dokumentet arkivore otomane, tanushasit e vlerësonin trimërinë edhe të armikut por e përbuznin qyqarllëkun e të gjithë atyre frgacakve. Për ta njohur më mirë historikun e këtij fshati kërkohet një hulumtim serioz shkencor. Nga kur është i banuar ky vend, sepse varret janë mijëvjeçare me unvers. Nga ajo, që mund të vjelim nga dokumentimet e huaja mund të shihet se Tanusha në hershmëri nuk ishte kjo, që është tani por shumë e madhe:

Ja çka thonë të tjerët.

”Танушевци имала некогаш 120 cелски населбии еден градче. Според тогашната административна поделбана ова област сите населени места му припагале на гиланска околиа.”

(Fshati Tanushë dikur ka pasur 120 vendbanime fshatare dhe një qytezë. Sipas ndarjes se atëhershme administrative të gjitha vendet e banuara i takonin rrethit të Gjilanit).

Gur varri ku fiksohet simboli dardan i diellit i cili nuk është vetëm ky po ka qindra të tjerë: (Foto: por dhe shkrimi Feri Arifi ).

Publicisti Nazif Laçi na ka dërguar një letër publike për tre kuvendët të Shkupit,Tiranës,Prishtinës.

Ja çfarë thotë ky autorë në këtë letër: Letër e hapur për Kuvendet: Shkupit, Tiranës Dhe Prishtinës.

Për hirë të atdheut-Shqipërisë Etnike, po i drejtohem tri Kuvendeve shqiptare,të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës që të angazhohen në mënyrë urgjente për ta shpëtuar thesarin e kulturës s’onë në Shkup. Këto ditë, në varrezat e vjetra të Kryeqytetit Dardan-Skup u zbuluan artefakte-plaka me vlera të mëdha historike. Ky, thesar i lashtësisë pellazgo-ilire me çdo kusht duhet të mbrohet dhe ruhet. Shkupi, kryeqendër e Dardanisë dhe më vonë Vilajetit të Kosovës, padyshim se ishte dhe mbetet vlera e jonë e historisë kombëtare. Ky vend për momentin është nën sundimin e sllavo-maqedonve dhe i përkrahur nga shovenistët serbo-ruso-sllav,që janë të angazhuar për të zhdukë çdo gjurmë shqiptare. Në rrethanat e tanishme, kur faktori shqiptarë në Ilirik është forcuar me ndihmën e amerikanve, duhet mos lejuar asgjësimin e kësaj vlere kombëtare. Në Kuvendin e Skupit kemi delegatë shqiptarë dhe kryekuvendarin duhet aktualizuar këtë çështje. Për këtë edhe Kuvendi i Tiranës dhe Prishtinës me një koordinim duhet angazhuar që mos të shkatërrohet kjo trashëgimi kulturore shqiptare. Vendi te varrezat e vjetra të Skupit duhet lokalizuar dhe shpallet:” zonë Arkeologjike|, në mbrojtjen e shtetit dhe Uneskos. Po shpresoj se do dëgjohet edhe zëri i dy Akademive shqiptare: Tiranë dhe Prishtinë, me shkrimet e tyre nëpër Revistat shkencore botërore.