Gëzuar…
(Dita Ndërkombëtare e Poezisë )
Ndihem e bekuar, sa herë që shkruaj
Ndjenjën – imagjinatën, kur e përshkruaj
Me gjithë mrekullinë e artë.
Stina e Pranverës dhe Dita Ndërkombëtare e Poezisë
Gëzuar, gëzuar t’gjithëve, n’veçanti margaritarët e letërsisë
Krijimet poetike, datojnë nga lashtësia
Gjeneratë pas gjenerate , i kujton – do i kujtoj njerëzia.
Poezi, varg pas vargu më begaton
Zemrën dhe shpirtin, po ma tjetërson
I falem Zotit pafundësisht – përzemërsisht, për frymëzimin
Shpresoj që do të shkruaj, sa ta kem shikimin.
Gëzuar, gëzuar… E them nga thellësia
Më madhështore ndjenjën, përherë ta ofron POEZIA
Çdo varg i shkruar, mbetet gjurmë përjetësisht
Fatkeqësisht të pandërgjegjëshmit, eliminojnë të drejtën e autorit mizorisht!
Dita Ndërkombëtare e Poezisë, kremtohët sot
Bekuar qoftë kjo datë, për jetë e mot
Shkruaj, lexoj, rilexoj… Me shumë dashuri
Përherë e dua më shumë, këtë ndjesi.