Gijotina e lirisë…Vladimir Bizhga


Vladimir Bizhga

Pyetjes pse u zhduken Shqiptaret ne Ohër, Apo ne Maqedoni, Serbi, apo ne Greqi, nuk ashte vështir ti përgjigjesh, kur ata fqinjët shoven, punuan për veten e tyre , ne numëronim yjet, apo vilat dhe zotërinjtë e menderit, qe u shtuan shumë këto kohe.

Bëra një shënim tek , You tube i z. Marin Mema dhe një dore e fshehur me shpejtësi e fshiu. Mu be sikur isha tek shtëpia e Ali Ahmetit,ne periferi te Tetovës, dikur. Kur ne kat te pare ishte një sallw e lodhur dhe me bërllok mureve, ku qe një pikturë abstrakte ne një kornizë tepër moderne ,e kish ba e shoqja e Arbër Xhaferrit. Nuk e di si u ndjeva, ne ato momente.

 Apo sot, kur me siguri Ali Ahmeti ne Skopje do te jete rehatu bajagi mire. Ne asimilohemi shpejt dhe bëhemi me te egër se vete ata, qe na sollën murtajën e ç ‘bërjes.

Në fillimet e luftës së parë botërore,Leon Trocki, i famshëm,  ka rrëfyer masakrat tronditëse të ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve , në gazetën e famshme ukrainase ‘Kievskaya Misl’.

Na vrasin, na asimilon, na zhdukin, pa nam e nishan.. Evropi i nanuris , atyre , qe kryqet i vene maje malesh, dhe ballë qytetesh… Atyre , qe me luftën hibride, si ne Krime Llapashiten , djerrinave e pyjeve Te Kosovës, tuj na i vra njerëzit tanë..

Duhet dite, qe ka ardhw koha, qe gjerat ti themi me emrin e vërtet. Nuk bën derman, as lëkura e patriotizmit folklorik. As me the e te thash ne furriqet e analisteve te Tiranës. Kur djemtë e Londrës, mbulonin me paund, një fare Luisin, e Big brodher.

Po atë ditë në protestonim , para monumentit të Skënderbeut, për rrëmbimin e turpshëm, të heroit,të UCK se, Dritan Goxhajt. Qenë vetëm bashkëfshatarët, golemas dhe shokët e Dritanit, gjithsejtë 40 vetë.

Ato ditë, askush nuk pipëtiu në mbrojtje të Dritanit. Mbi supet e tij nuk bini , as paund, as dollar, por, në gijotinën e lirisë, qëndronin atdhetaret e vërtetë...

Shkruar nga lad bizhga@