Ah, premtime!
Ç’u bënë gjithë ato fjalë ?
Ku vajtën ato premtime?
Ç’u bë ajo dashuri e marrë?
I dha zemrës mjaft rënkime.
Zemrat ishin ndezur flakë.
Si flaka që digjen pyjet
Bëhen prush lisat e lartë
Digjen gjithë ëndërrimet.
Ishin ditë me drithërima
Ishin ditë me luledele.
A mos ishte vetëtima
Aopo ish ëndrra rebele?
Prapë nuk e humb shpresën.
Do vijë ditë më e mirë.
Si blerimi sjell pranverën
Do të bëhem trendëlinë.
Do vete të pres te zalli
Do pi ujin e bekuar
Afër tij është livadhi
Është burim i kristaluar.
Gina Kapaj Xhaferaj
Athinë 20/12/2022
