
Dita më e bukur
Në ditëlindjen tënd vajza ime Silvana
Ajo ishte dita më e bukur që kam kaluar
Ti më bëre nënë për herë të parë, moj bijë
Më bëre si një lule që porsa kish lulëzuar.
Aherë ndjeva gjer në Qiellin e Shtatë lumturinë.
Më bëre të flas dhe në gjumë, edhe zgjuar
M’u hapën portat e jetës kanat më kanat
M’u fut drita e dielli brenda në shtëpinë e gëzuar
E unë atëherë ndjeva një lumturi të pamatë,
Shumë njerëz i kam dashur e i dua akoma
Po ti më dhe dëshirë krahë të rinj për të jetuar.
E qara jotë foshnjërore më dha të tjera aroma
Më bëri më të bardhë natën e sterruar.
Më dhe atë ditë emrin e ëmbël të nënës
Që s’e kisha parë apo provuar kurrë.
Ishe ti që flije përherë në një ëndrr
Ishe ti që më le dhe shumë netë pa gjumë.
Tani dhe ti je nënë dhe provon gëzimin tim
E unë jam gjyshe që i nis ata me urime
Sa e bukur është jeta kur le pas
fëmijë të mirë!
Merr ngjyra të zjarrta e bëhet me rrëzëllime.
Të jap gjithë urimet që ka bota
Të jap dhe nga të miat vite e ditë
Të të shikoj tya të lumtur e të gëzuar
E gëzuar qofsh ti me gjithë fëmijët