Gina Kapaj Xhaferaj:Ndihet pranverë


Ndihet pranverë

Po ndjej pranverën që vjen te livadhet.
Zogjtë e dallandyshet zëre se kanë ardhë.
Flladi i detit lehtë-lehtë nis të përplaset
Lisat fillojnë e nxjerrin një nga një lastar

Gurrat shpërthejnë në shkëmbinj e male
Dëbora shkrin dhe uji përplaset si me valë
Nëpër kodrat blerore fillojnë të çelin lule bajamet.
Të gjithëve fytyra na merr një dritë të bardhë.

Oh, sa më pëlqen stina e pranverës!
Më sjell një shpresë e gëzim të paparë
Çelin lulet erëmirë e bie pika e vesës
Të bëjnë si flutur, kanarinë a pulëbardhë.

Të sjell flladin e malit e ajrin si balsam
Të freskon në dorë në sup e në ballë
E zogjtë çukisin e sqepojnë xham më xham
Dielli të shfaqet në ballkon si mysafir i rrallë

Hëna e kuqërremtë i jep tokës më shumë dritë
Ylberi mbas një vesë shiu duket lart në pllajë.
Pranvera na jep në varg gjithë kaltësinë
Na jep një gjallëri të madhe në çdo hap