Pres e pres të vijë pranvera
Të vijë prilli, të vijë maji.
Të ndalojë zogu te dega
Të shoh lulet në bregore
Të ndiej zemrën që gufon.
Një azgan që rri pranë porte
Në agim do ta takoj.
Ishte dimër kur e njoha
Binte shi e binte bore.
Mos u tremb more nga koha!
Bëma jetën vesë mbi tokë!
Bëma jetën si livadhi
Kur të çelin manushaqet!
Pres pranverën të vijë flladi
Të më skuqen balli, faqet
Kur sërish të vish në verë,
Pas një udhe mjaft të gjatë.
Bëma vargun luleshqerrë!
Sillma gazin prag më prag!
Athinë
