Gina Kapaj Xhaferaj:Pres fjalën


Pres fjalën

Pres një fjalë e pres një valë.

Pres një këngë që larg nga deti.

Do pres flladin lart, në mal.

Pres ca zogj që nga kurbeti.

Sill një kopësht me lule bore .

Sill një mal me dashuri .

Sill cicërimat e zogjve.

Jepmë mik, veç lumturi!

Dua fjalë të ëmbëltuar.

Me sill kohën më të mirë.

Mos më lër kurrë të trishtuar.

Hiqmë nga shpirti ti mërzinë.

Jo, nuk dua ditë me halle.

Me trishtim e nostalgji .

Jo, nuk dua lotë në faqe .

Mos më kthe në nostalgji.