Gina Kapej Xhaferaj-Rritja e fëmijës


Rritja e fëmijës

Atë ditë një mjergull çdo gjë kish mbuluar
Ishte koha e ftohtë e gati të binte shi.
Retë gjithë qiellin e yjet kishn sterruar,
Asgjë s’pipëtinte, asgjë nuk shihej në lartësi.

Në mendje shumë gjëra më erdhën në çast
Ishin ato vitet më të bukura që jetoja në jetë
Kur fëmijët i kisha të tre në shtëpi bashkë.
Asgjë nuk më frikësonte, për besë

Ahh, sa shumë ndryshime që bëka në vite jete!
Kujtoj kohët kur isha si princeshë.
Më pyesnin për çdo gjë e merrnin leje
Mendoja se kështu do ta isha përherë.

Por tashmë s’ka as gjë të përafërt me kohën,
Dhe qielli, dhe toka sikur kanë ndryshuar
Shtëpia mbeti si shkretëtirë e dimër i ftohtë
Jam princeshë që më mungon kurora e praruar.

Gina Kapej Xhaferaj

About Post Author