Gina Kapej Xhaferaj:Buzë Jonit


Gina Kapej Xhaferaj

Buzë Jonit

Ti më vjen në ëndrra dhe netëve mes errësire.

Një mall-dallgë zemrën ma bën flutur

Të lashë një ditë me brengë e dhimbje

Lashë mes ullinjsh e portokallesh rininë e bukur.

Brigjeve të jetës ua ndryshova radhën shumë herë

S’e fsheh se shpesh e ndjeva veten të huaj.

E më vinte për të qarë me lotë si një det

Desha të më ikte koha me hapat e nxituar.

Në Shqipëri time isha më e bukur e krenare

Kur dëgjoja pas krahësh të ëmblat fjalë

Kur dëgjoj për vështirësi sikur më bien male

Për atë tokë zemra më digjet si të ishte zjarr.

Kurrë njerëzit e tu s’mund t’i përballojnë

Atë jetë të vuajtur me gjithë ato halle.

E flas me vete si marrë kur hapin nxitoj

Mos lindëm të vuajmë ditëve e netëve me tufane?.

Nuk dua brezi tjetër të ketë të njëjtin fat.

Ahh, të isha zog a flutur të fluturoja!

Mbi brigjt e tua, o Joni I bukur, qelibar

Gjithë pulëbardhat në supe do të ftoja.

Këtu nuk kaloj keq e për bukë nuk vuaj.

S’mundem të them gënjeshtra e fjalë.

Po vendlindja më tërheq ku dua etjen ta shuaj.

Dua që Shqipëria të jetë mirë e ne të jemi krenarë

Greqi Athine

11/6/2022

About Post Author