Gina Kapej Xhaferaj
Ditë me diell

Ç’ditë e bukur ishte sot.
Dielli sapo kishte dalë.
Thashë në pyll që të vrapoj
Të marr oksigjen pa maskë.
Larg qytetit bëra shumë hapa.
Prekja barin në blerim.
Kishin nxjerrë, pemët fidana
Gjithë natyra në lulëzim.
Gjithë mbresat i provoja.
Si fëmijë isha e lumtur.
Brenda vetes shumë gëzoja
Kur shikoja detin e bukur
Ku hyn dielli nuk hyn mjeku.
Të sjell në shpirt mirësi.
Dallëndyshet, e zogjtë mbi kokë.
Fluturat rrinin për karshi.
Shihja përballë pulëbardhash
Që fluturonin pa mbarim.
Herë uleshin mes dallgësh
Si një këngë si simfoni.
Futa këmbët pak në det.
E ndjeva prapë rilindje jete.
Një nuse lale, gjithë lezet.
Rrugën time seç ma preu.
Ikte kthente kokën prapa.
Duke lozë e duke qeshë.
Sa e lumtur hidhja hapa
Po shijoja një pranverë.
Gina Kapej Xhaferaj
Greqi 9/4/2022