Gina Kapej Xhaferaj:Jam e sinqertë


Jam e sinqertë

S’mbaj përgjegjësi për të tjerë në botë.
Çfarë ndodh me tjerë nuk më intereson shumë
Nëse je i sinqertë apo jo nuk më shqetëson.
zjarri që më ngroh është ai që ndjej unë.

Për vitet që kam, prapë i ndjej e i jetoj.
Se sa do zgjatë nuk e mendoj asnjë ditë.
Vetëm ditën e sotme dua bukur ta kaloj
Po kurrë nuk dua ta humb miqësinë

Rëndësi i jap vetes dhe sinqeritetit që kam
Kush e kupton këtë, shumë lumturisht e jeton.
Po s’e kuptove dot, s’ta tregoj me pak fjalë
Kjo ditë e bukur që ikën dhe fluturon.

Jetoje tamam jetën, se nesër është vonë.
Se vitet që na mbetën, koha që vjen i sfidon.
Thuaj zotit faleminderit për  çdo vit që të kalon
Kërcunjtë e lumit të rrëmbyer një herë kalojnë.

Gina Kapej Xhaferaj

About Post Author