Gina Kapej Xhaferaj:Lule mbi shkëmb


Lule mbi shkëmb.

Në zemër do mbjell një lule të bardhë si kurorë
Shpirtin ta ujis me dashuri e forcë
Syrit do t’i jap një përkëdhelje të ngrohtë
Të jetë i gëzuar që unë të mos nxjerr më lotë.

Flokët të m’i lëmojë me dorë e butë.
Si te maja e malit sot kur unë shkova.
Shkëmbi në pesë male të mbajtur e
përkund
E në mes të tij mbirë një lule e madhe me kurora

Sa bukur ato gërxhe kish zbukuruar
Ishin bërë lendina me borzilok e trëndafil
Nga një bukuri e tillë si një ditë pranvere
Do vete dhe une të mbledh lule dele në agim

Të zbukuroj jetën vënë fjongo me kordhele
Të ecim së bashku nga moti në mot.
Do bëhem rojtar e bahçevan mes shkëmbinjve
Asnjë njeri të më prishë atë lule mos guxoje

E kam si një shenjë timen të bukur të shpirtit.
Shiu të jetë rrëke, të ketë ngricë dhe borë
Lulja s’do venitet eshtë e lidhur me shpirt
Do më ngrohtë në vitet si zjarri që kuqëlon.

Gina Kapej Xhaferaj

About Post Author