
Më sill një diell
Më sill një diell më të ngrohtë
E unë të të sjell mijëra petale të florinjta
I thuaj hënës-mike me rrezet të më ndriçojë
që më tej t’i kthej në një baçe me trëndafila
Jepëm fjalën e mirë
Atë fjalë që dua ta dëgjoj në kuvendet e rrallë
Jepmë pak dashuri
Që më se thua
E lumtur në majën më të lartë të shkoj
Jempë kujdes më shumë që e ke lënë
Mos harro se një zemër për ty rreh çdo ditë
Eja si flutur dhe në gjumë
E ma bëj ditën si një pranverë në blerim.
Për shëndetin tënd e trupit tënd të muduar
Do të vrap te mijëra mjekë bote
Kur kalon mos bëj sikur smë ke shikon
Se kur të kalosh ti do shtroj rrugën me lule bore.
Mos më nënëvleftëso vlerat që më dha zoti!
Me vlerat e tua do bëj të mijat gurë margaritarë
Me jep dorën kur rrëzohem në ndonjë shpat
Me atë dorë sikur prek dhe qiellin e larë.
Nëse nuk mundesh, thuaji yjeve të të ndihmojnë
Ata do të kujtojnë dashurinë tonë të ëmbël
Për mirësinë tënde lutem në gjumin e vonë
E dua që çdo natë të më vish në ëndërr.
Me mirësinë tënde do të lundroj në oqeane
Po s’pata lekë në xhep, më jep ti një borxh
Se lekët e tua do t’i kthej në petalet e një manushqeje
E rruga e jetës do të më bëjë nuse me kurorë.