Mos u merr me kalendarin
Lëri ditët të kalojnë!
Mos të shuhet ai zjarr!
Vëri dru të prushërojnë
Ti kesh e ti bësh stivë
Kur shikon që pak po shuhet.
Hidhja zjarrit e mos prit
Mos mendo kurrë për lule!
Trëndafili të kuqëlojë
Mos u tremb ti nga zilia!
Zemra veç të fluturojë.
Mos ki frikë nga dashuria
Dashuria ty të ka mbështjellë
Me një vello ngjyrë të bardhë
Kërkoji zotit më shumë jetë
Mos e lër të shkojë asnjë çast!
Merri rrugët cep më cep
Ec në shtigje e mos ndalo
Mos shiko çiftet e tjerë
S’kanë asgjë t’i xhelozosh.
Hape zemrën e gëzuar
Ahh, të lutem mos flirto!
Qofsh i lirë, i pasforcuar
Pyete zemrën çfarë kërkon.
Jo, nuk dua lotë të derdhur
Vetëm fjalë të
mbrekulluar
Kur të shkrijë guri te bregu
Jam vullkan që lavë lëshon.