Një tjetër vjeshtë pa ty
Kaq e bukur është kjo vjeshtë
Por pa ty nuk po kalon.
Kur të dy ishim se bashku.
Gjithë stinët ishin njëlloj.
Vjeshtë e re do vijë prapë
Nëpër sofrat ëmbëltore
Po unë s’di ku të kërkoj.
Ndaj më sill nje letër dore.
Merrmë prapë në telefon.
E mos ik si dallandyshe
Zogjtë që qiellit fluturojnë
Na kujtojnë një jetë ndryshe.
Se pa ty, jo nuk vlen jeta
Ti je yll që ndrin për mua
Unë pres që të hapet dera
Të hedh krahët i malluar.
Mos më lër me kaq trishtim
Hapi krahët, fluturo!

Vrapo shpejt në një lëndinë.
se kam mallin që të shoh.
Hajde, të lutem, moj Zanë.
Vjeshtën, tjetër ta bëjmë tok .
Ti je diell rrezeartë
Trëndafil e borzilok.
Qiellin, do ta bëjmë kurorë.
Për lulet e dashurisë.
Duart bashkë të shtrëngojmë
Buzë më buzë të dy të shkrirë
Sup me sup si rrinë malet.
Bukurinë t’ia marrim jetës
Ti më je si manushaqet.
Je agimi ngjyrë freskët.
Zbrit nga maja lartësie
Lësho vellon me mëndafsh.
Ta marr unë e ta bëj fije.
Me durim të bëj litar.
Greqi Athine