Gina Kapej Xhaferaj:Presim pranvere akoma dimër!!


Gina Kapej Xhaferaj

Presim pranvere akoma dimër!!

Ky laps e kjo letër mua

më mbeten në xhep.

Dhe në mes të rrugës

më bëhet tërmet.

Kaloj ,nëper rrugë

është ftohet akoma.??

Unë pres pranverë

thotë s’vij akoma.

Ç’pate moj aman rrugën kush ta preu?

Rri si e mërzitur

zambak  i venitur.

Se kisha menduar, pranverë të vonuar.

Në këtë jetë të rreme, çdo gjë, ka ndryshuar

Zogjve e dallëndysheve

këngën shpejt u a dëgjoja.

Sivjet u vonua

a ,stina ,u ndërrua??

Plotë halle kishim, dhe dimri na u shtua!!

Sëmundjet me radhe emrat ju a ndërruan!!

Dimër, ftohte akoma

kockat na i  bloi.

Kthehuni, o zogj e ju që fluturoni.

Stinët, ti kemi mos na ndërroni!

Lulet e bajameve, shpejtë çelën,

na ngatërruan,e shpejtuan.

Për pranvere në kohë  e besuam.

Se tashti çdo gjë është e ndërruar.

Nga të katër stinët

dy kemi kuptuar.

Të pres këto ditë

të vish moj pranverë.

zogjtë e dallëndyshet.

të bëjnë foletë.

Lulja ere mire e verës të çelë.

Hena,e bukur në darke, të mbuloje dhenë.

Dielli në mëngjes

rrezet të lëshojë.

Mbi vesën e barit e ta zbukurojë.

Çifte të rinjsh, në rruge te shikojmë.

Me lule nëpër duar kudo që të shkojnë.

Bletët neper lule, të mbledhin nektar

Mjaltin, me gjithë dyllin, ta presin sa më parë.

Gina kapej Xhaferaj

Greqi Athine