Gina Xhaferaj Kapaj-Aromë gruaje


Gina Xhaferaj Kapaj

 

Aromë gruaje

Ti grua je si trendafili me vesën e prillit

Je lule erë mirë e stinëve gjithë.

Parfumet nga ty u bënë e morën emër

Je lëndinë e luleve që të magjepsin

Pa ty s’do kishte jeta aromë e zhvillim

Do ishte e gjithë jeta një shkretëtirë

U linde ti një femër e bukur e parë

Që jeta më vonë mori zhvillim .

Kur në rrugë një grua kalon ka lezet rruga

E një trëndafil të kuq mban në dorë .

Ti je më e bukur se trëndafil

Je më e bukur se gjithë lëndinat me aromë blerore.

Me ti e kalon mërzitjen e trishtimin.

Je e pa lodhur e me dashuri përherë

Ti dhe me zogjtë shtegëtarë e fillon këngën

E kitarja kur bie bëheni vallëtarë të tërë .

Gina Kapej Xhaferaj

Athinë 29 /10/2022

About Post Author