Gina Xhaferaj Kapaj-Ditë vjeshte


Gina Xhaferaj Kapaj

  · 

Ditë vjeshte

Ah, kjo shishe e mbetur në shkretëtirë

Ku pema kujton blerimin e pranverës

Ejani poetë, ejani me mua këtë ditë

vihemi si udhëtarët që rrinë para derës.

Jo, nuk dua vinxha çeliku, majëlartë.

As buldozerë që ecin me zinxhirë

Pranë kësaj shisheje në vjeshtën e artë

Dua të këndoj nga agimi në agim.

Le të më dehë rakia e gjyshit tim të mirë

E zier nga rrushi i pjergullës shumë të vjetër

Do ta ngrej këtë shishe me fjalën e mirë

Si urimi që dëgjohet në dasmën e mbesës.

E dua këtë vjeshtë që sfidon sa e sa tryeza

Që më bën kalorës a kreshnik në male

E bukur kjo ditë ballë aregjenda

Të ëmbla këto këngë që duken si himne.

Gina kapej Xhaferaj

ATHINE 16/10/2022

About Post Author