Gina Xhaferaj Kapaj
Do të jap lumturinë
Dua të më japësh syrin nga gazi i përlotur
E unë do të jap një lumë të madh me buzeqëeshje.
Mos harro të më japësh një unazë për dorën e lodhur!
E unë do të jap duart të pushtosh kaltërsinë e qiejve.
Ooo, nuk e dua dorën të jetë akull e ftohtë.
Do të ndez një qind zjarre sa të ngrohet një botë.
Të pres shpejt për Vitin e Ri që po afron
Do të sjellë lulet më të bukura që ka kjo tokë.
Më jep zemërn tënde që ka kurajo e durim!
Do të jap garancinë që të jetosh më i qeshur
Atëherë zotit do i kërkoj më shumë ditë
Kur kokën te supi kam për ta mbështetur.
Më jep shpirtin tënd të pastër e gjithë shpresë!
E unë të të kthej dashurinë që kurrë s’e ke provuar
Do të zgjoj rininë ku prekje diellin dhe retë
E do të dhuroj zogj e livadhe të bleruar.
Gina Kapej Xhaferaj
