Gina Xhaferaj Kapaj-Fjala jote



Gina Xhaferaj Kapaj

Fjala jote

Ti bashkon detet me malet
Ti më sjell vetëm pranverë
Më sjell një fllad nga livadhet
Si sorkadhe më kërcen

Ti më vjen ngadalë ngadalë
Loz e qesh me frymëzim
Ne mes lulesh mjellë në prag.
Do bëj tufë me trendelinë

Me ty prek fusha dhe male.
Me ty gjejë sot qetësinë.
Hapja zemërën skaj më skaj
Fjala jote lidh e zgjith

Gina Kapej Xhaferaj

About Post Author